Mos agjëroni për 40 ditë duke pirë vetëm ujë si detoksifikim pas vaksinimit!

Фото: pixnio.com

Postimi, përveç që dezinformon, gjithashtu është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, sepse agjërimi i zgjatur me ujë nuk guxon të praktikohet pa mbikëqyrje mjekësore, veçanërisht jo për 40 ditë! Studimet shkencore tregojnë se agjërimi afatgjatë me ujë shoqërohet me humbje të pashëndetshme të peshës, humbje të muskujve, lodhje të vazhdueshme dhe mund të dëmtojë sistemin imunitar. Sa i përket vaksinës, nuk nevojitet detoksifikim, sepse në rastin e vaksinës së ARNi, trupi e prish mRNA-në dhe e pastron atë prej saj.

 

Recensojmë një postimFacebook, në të cilin thuhet se të gjithë që kanë pranuar vaksinë mARN (vaksina e vetme e këtij lloji që është administruar në Maqedoni është vaksina „Pfizer“), duhet të bëjnë një analizë gjaku për d-dimerët, sepse, sipas postimit, vaksina shkakton mpiksje të gjakut, që brenda dy viteve do të shkaktojë infarkte në tru dhe dëmtime të zemrës.

Autori i postimit i rekomandon të gjithë që janë vaksinuar të bëjnë pastrimin e trupit, gjegjësisht detoksifikimin.

Trajtim më i suksesshëm është agjërimi vetëm me ujë ( 40 ditë agjërim vetëm ujë dhe asgjë tjetër) Një nga programet më të mirë PAA (programi anti parazit) është ai sipas metodës së dr. Schultz, program i cili krahas suplementëve përdor edhe agjërimin me ujë, thotë autori i postimit i cili nuk është person mjekësor.

Postimi është viral dhe në kohën e recensimit tonë është shpërndarë 66 herë.

Krahas dezinformimit, njoftimi është edhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, sepse agjërimi i zgjatur vetëm me ujë nuk guxon të praktikohet pa mbikëqyrje mjekësore, veçanërisht jo për 40 ditë! Kjo është e rrezikshme për shëndetin!

Shumica e agjërimeve me ujë janë nga 1 deri në 3 ditë. Agjërimi me ujë, sipas ekspertëve mjekësorë, duhet të shmanget sepse mund të çojë në anoreksi, implikime serioze për trupin nëse nuk kryhet nën mbikëqyrjen mjekësore dhe në mënyrën e duhur!

Në vitin 2011, pacienti Jonathan Kam vdiq pas një agjërimi 32-ditor me ujë. Një studim në këtë link tregon se efektet negative të agjërimit me ujë janë lodhja, problemet e zemrës dhe rrahjet e parregullta të zemrës, presioni i lartë ose i ulët i gjakut, dhimbjet e barkut dhe marramendja. Agjërimi afatgjatë me ujë shoqërohet me humbje të pashëndetshme të peshës, humbje të muskujve, lodhje të vazhdueshme dhe ndjenjë të ftohtë, ndryshime në disponim.

Shumë njerëz që përpiqen të agjërojnë vetëm me ujë janë njerëz që me të vërtetë po luftojnë me sëmundje për të cilat nuk mund të gjejnë kurë, dhe kërkojnë diçka për t’i shpëtuar. Të mos hash asgjë për javë, muaj është vërtet e rrezikshme dhe nuk ia rekomandoj askujt, tha Kristi Harrison, nutricioniste e regjistruar.

Miriam Merad, drejtoreshë e Institutit për Imunologji, thotë se agjërimi për një kohë të gjatë mund të dëmtojë sistemin imunitar. Sipas saj, çdo agjërim më shumë se 2 ditë është rrezik!

Sa i përket vaksinës, nuk nevojitet detoksifikim, sepse në rastin e vaksinëse mRNA, trupi prish mRNA dhe e pastron atë nga trupi. Në detaje, në këtë link, mund të shihni se si bëhet kjo.

Përveç kësaj, rreziku i trombozës pas vaksinimit është i ulët. Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, deri më 20 Prill, kishte vetëm 300 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut në të gjithë botën! Vetëm 25 prej tyre ishin të lidhur me Pfizer!

Nuk ka asnjë kërkim në botë, asnjë rekomandim nga organ mjekësor zyrtar, përfshirë OBSH-në, Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Agjencinë Evropiane të Barnave, apo ndonjë pikëpamje shkencore se çdo detoksifikim është i nevojshëm pas vaksinimit. Dhe aq më pak me 40 ditë agjërimi vetëm me ujë. Kjo shpikje, 40 ditë agjërim me ujë, është metodë e rrezikshme, e cila nuk duhet të kryhet nga askush pa mbikëqyrje mjekësore dhe pa u konsultuar me mjekun. Mpiksjet e gjakut formohen në raste jashtëzakonisht të rralla. Prandaj, këtë postim që e recensojmë, e vlerësojmë si dezinformatë që mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.