Minjtë hëngrën drogë në një stacion policie në Indi, jo në Maqedoninë e Veriut

Teksti nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut, ngjarja ka ndodhur në Indi dhe policia indiane ka njoftuar se minjtë kanë ngrënë 200 kilogramë kanabis të sekuestruar. Titulli i tekstit të shpërndarë në postim është shembull tipik i “clickbait” dhe mungesës së kontekstit (missing context). E mashtron lexuesin kur e sheh të shpërndarë në rrjetet sociale, të mendojë se kur të klikojë do të lexojë dhe do të marrë më shumë informacion për një ngjarje në Maqedoni, gjë që shihet edhe nga komentet nën postim.

 

 

Një postimFacebook në të cilin shpërndahet titull ku pretendohet se policia akuzonte minjtë se po shkatërronin drogën e ruajtur në ambientet e komisariatit mori shumë vëmendje dhe aktivitet në rrjetin social.

Titulli i tekstit është një shembull klasik i “clickbait”, pra karrem për të tërhequr klikime dhe për të rritur lexueshmërinë duke manipuluar publikun duke shpërndarë informacione jo të plota.

A E BESONI KËTË? Policia akuzoi minjtë se shkatërronin drogën e ruajtur në ambientet e stacionit policor, thuhet në titull.

Me këtë titull, teksti i shpërndarë në Facebook tërhoqi shumë vëmendje dhe i shtyu përdoruesit e rrjeteve sociale të mendojnë se kjo ka ndodhur në Maqedoni. Kështu, kur lexoni titullin e këtij teksti duke lëvizur në rrjetet sociale, gjëja e parë që do të mendoni është se bëhet fjalë për Maqedoninë dhe se në një stacion policor të Maqedonisë ka ndodhur që minjtë e kanë ngrënë drogën e sekuestruar.

Dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj situate të pazakontë, do të klikoni tekstin për të lexuar informacione shtesë. Dhe atëherë do të kuptoni se jeni mashtruar. Kjo ka ndodhur larg Maqedonisë, pra në Indi.

Por pavarësisht se kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë, vetëm për të tërhequr sa më shumë lexues, ky informacion që ka të bëjë me Indinë, merr titull clickbait që lexuesit të mendojnë se bëhet fjalë për Maqedoninë.

Informacioni origjinal, për minjtë që hëngrën drogën, u publikua në disa media botërore, por me titujt e saktë se bëhej fjalë për Indinë.

Pra, teksti për këtë incident i publikuar në CNN ka titullin:

Minjtë akuzohen se kanë ngrënë 500 kilogramë kanabis të ruajtur nga policia indiane

BBC raporton kështu

Droga: Policia indiane thotë se minjtë kanë ngrënë 200 kg kanabis të sekuestruar

Tituolli i Independent është:

Minjtë shkatërruan rreth 500 kilogramë kanabis të sekuestruar nga shpërndarësit e drogës, njoftoi policia indiane

Publikimi i një teksti të tillë dhe i një titulli të tillë nuk ka për qëllim informimin e saktë dhe të drejtë të publikut, por manipulimin dhe konfuzionin e tij përmes sensacionalizmit. Ndaj edhe publikimi i këtij teksti në rrjetin social Facebook u bë viral me mbi 100 reagime, 56 komente dhe 7 shpërndarje. Nga komentet e tekstit, të nxitura nga titulli jo preciz dhe tendencioz, mund të konstatohet se lexuesit janë manipuluar dhe mashtruar sepse kanë besuar se kjo ka ndodhur në Maqedoni.

Nga komentet e tyre shihet se 99 për qind e tyre nuk e dinë se bëhet fjalë për një incident në Indi. Në disa komente shkruhet:

Bravo Pas shumë kohësh Spasovski të mburret se e kapi autorin në vepër penale”

Gjithçka është e mundur në Shkup

MINJTË JANË TË BLERË NGA QEVERIA, NESËR DO TI LËSHOJNË DHE NË GJYKATË TI SHKATËRROJNË DËSHMITË E KRIMIT ÇFARË PO BËHET NGA QEVERIA

Titujt e tillë të bujshëm që nuk kanë kontekst krijohen vetëm për të arritur leximin më të lartë të mundshëm të faqes pa i kushtuar vëmendje mënyrës sesi mund të perceptohet postimi.

Meqenëse në tekst nuk ka asgjë që lidhet me Maqedoninë, ky titull është një shembull tipik i një kombinimi të “clickbait” dhe mungesës së kontekstit (missing context). E mashtron lexuesin kur e sheh të shpërndarë në rrjetet sociale, të mendojë se kur të klikojë do të lexojë dhe do të marrë më shumë informacion për një ndodhi në Maqedoni.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.