Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, organizoi një konferencë për dezinformimin dhe kërcënimet hibride

Janë shkëmbyer mendimet dhe praktikat më të mira për trajtimin e kërcënimeve hibride dhe dezinformatave, njofton MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, organizoi Konferencën “Edukimi mediatik dhe përballja me dezinformimin – Përgatitja e institucioneve për mbrojtje nga ndikimet hibride”. Fjalimet hyrëse mbajtën sekretari shtetëror Filip Tosevski dhe Augusta Philibin nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. Merr pjesë edhe eksperti i njohur amerikan Andy Carwin, përfaqësues nga Departamenti i Diplomacisë Publike të NATO-s, si dhe ekspertë të shumtë të njohur vendas, përfaqësues të vendeve anëtare dhe vëzhgues të Kartës SHBA-Adriatik.

“U shkëmbyen mendime dhe praktika më të mira për trajtimin e kërcënimeve hibride dhe dezinformatave. U theksua rëndësia e edukimit mediatik si një nga mjetet që përmes sistemit arsimor kontribuon në ndërtimin e një shoqërie me qytetarë të aftë të mendojnë në mënyrë kritike, të analizojnë dhe vlerësojnë informacionin që u shërbehet dhe në këtë mënyrë të forcojë qëndrueshmërinë demokratike të ndaj ndikimeve të ndryshme negative”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga aty bëjnë të ditur se do të vazhdojnë me aktivitete për vetëdijesimin për ekzistimin e rrezikut.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.