Ministria e Drejtësisë do ta tërheq propozimin që për përcjellje të opinionit negativ, të mbahet përgjegjësi për ofendim
Од Министерството за правда за Вистиномер велат дека е погрешна формулација и ненамерен пропуст тоа што во измените на Законот за граѓанска одговорност за клевета и навреда, кои се наоѓаат во собраниска процедура, стои и дека новинарот може да одговара за навреда ако пренесе нечие ,,негативно мислење”
Ministria e Drejtësisë për Vërtetmatësinë thotë se është formulim i gabuar dhe lëshim i paqëllimshëm që ndryshimet në Ligjin për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje, të cilat janë në procedurë parlamentare, thonë se gazetari mund të përgjigjet për fyerje nëse raporton “mendim negativ ” të dikujt
Shkruan: Мirosllava Burns
Projektligji për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje, i publikuar në rubrikën e dokumenteve në faqen e internetit të Kuvendit, në nenin 6 thotë se “për fyerje mund të përgjigjet personi i cili për një person tjetër me identitet të vërtetuar ose të dukshëm ka për qëllim që të dëmtojë “nderin dhe reputacionin e tij, me deklaratë, përmbajtje, sjellje, publikim ose në mënyrë tjetër do të shprehë një mendim poshtërues, të ulët ose negativ”.
Pikërisht ky formulim “opinion negativ” ngjalli reagime të bujshme nga shoqatat profesionale gazetareske, si dhe nga disa juristë, të cilët theksuan se në këtë mënyrë lihet vend për futjen e censurës së opinionit dhe shprehjes kritike në vend. Kjo posaçërisht u interpretua negativisht, duke pasur parasysh se këto ndryshime ligjore në Ligjin për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje janë bërë me qëllim që ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përputhen dhe përshtaten me ligjin e Bashkimit Evropian.
Ministria e Drejtësisë thotë për Vërtetmatësin se ky është një lëshim i paqëllimshëm dhe formulim i gabuar, i cili do të korrigjohet me një amendament. Shoqata e Gazetarëve dhe Sindikata e Gazetarëve u përfshinë në të gjithë procedurën e ndryshimeve ligjore në një proces gjithëpërfshirës, por megjithatë, si gabim i paqëllimshëm, në tekstin e projektligjit të korrikut 2021 qëndron pjesa për “përcjellje të mendimit negativ “, deri kur para pak kohësh u vu re nga një grup avokatësh të cilët reaguan bujshlm, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit gazetaresk dhe publikut për këtë temë thelbësore për lirinë e shprehjes dhe punën gazetareske.
Ministria e Drejtësisë informon opinionin publik se formulimi në lidhje me projektligjin, ku për fyerje, mbahet përgjegjësi edhe për “mendim negativ”, është një formulim i gabuar që do të ndërhyhet menjëherë në debatin për amandamentin. Ministria e Drejtësisë mbështet plotësisht liritë dhe të drejtat e gazetarëve dhe miraton të gjitha ligjet së bashku me shoqatat, në interes të informimit objektiv dhe të lirë, thonë për Vërtetmatësin.
Të pyetur se çfarë do të qëndrojë në vendin e pjesës ku deri më tani ka qenë “përgjegjësia për përcjelljen e opinionit negativ”, nga Ministria thonë se nesër do të japin informacion shtesë.
Nga ana tjetër, nga Shoqata e Gazetarëve thonë se “ky përkufizim është i ri dhe ndryshon nga ligji ekzistues dhe mënyra se si është përcaktuar lë hapësirë për keqinterpretime nga gjykata civile në dëm të lirisë së shprehjes”.
SHGM kërkon që ky përkufizim për fyerjen të korrigjohet në mënyrë që të rikthehet përkufizimi i vjetër i ligjit të vitit 2013, i cili në atë kohë ishte vlerësuar pozitivisht edhe nga OSBE-ja edhe nga Këshilli i Evropës. Edhe pse në praktikën gjyqësore vendase rastet kundër punonjësve të medias janë mbi të gjitha për shpifje dhe pothuajse asnjë për ofendim, ky përkufizim, nëse nuk ndryshohet, mund të provokojë një valë padish kundër gazetarëve vetëm për shprehjen e një mendimi që është thelbësisht në kundërshtim me parimet e lirisë së shprehjes dhe të drejtën e informimit të qytetarëve, thonë nga SHGM.
Teksti i këtij projektligji është në fazën e leximit të parë në Kuvend nga korriku i vitit 2021. I njëjti tekst parasheh zvogëlimin e ndjeshëm të dëmit jomaterial për gazetarët dhe punëtorët e mediave, si kërkesë që SHGM-ja më parë e kishte drejtuar për Ministrinë së Drejtësisë. Kështu, gjoba maksimale që mund të paguajë një gazetar për një fyerje është 400 euro.
Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, shpreson që ky është një gabim i rëndë, përndryshe liria e shprehjes dhe puna gazetareske në vend janë në rrezik serioz.
Nëse është e saktë ajo që shkruhet aty, atëherë është një hap i rëndë prapa në kundërshtim me vlerat demokratike. Prandaj do të insistojmë që të ndryshohet në Kuvend me një ndërhyrje në amandament, sepse kjo lloj fraze më shumë i ngjan vendeve komuniste, regjimeve sesa shteteve demokratike, tha Çadikovski për Vërtetmatësin.
Avokatët Janaki Mitrovski dhe Aleksandar Tortevski ishin ndër të parët që vunë në dukje që nuk është në rregull të mbahet përgjegjësi për fyerjeje për transmetimin e mendimit negativ.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari