Më shumë ankesa i dërgohen Avokatit të Popullit për gjyqësorin

Фото: Официјална Фејсбук страница на Народниот правобранител - принтскрин колаж

Në Zyrën e Avokatit të Popullit, institucioni i dytë kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, vitin e kaluar janë pranuar/regjistruar 2686 ankesa, ndërsa nga viti paraprak janë bartur 389 ose gjithsej janë regjistruar mbi 3000 lëndë. Sipas të dhënave që përmban Raporti Vjetor për punën e Avokatit të Popullit, më të shumtat kanë qenë ankesat në fushën e drejtësisë me 436 ose mbi 16 për qind, të ndjekura nga ankesat në fushën e të drejtave të fëmijëve 254, në vend të tretë janë ankesat për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve – 228, pastaj për të drejtat e punës 218 ankesa, në fushën e mbrojtjes sociale 183 ankesa, në fushën e funksionimit të institucioneve penitenciare dhe arsimore 162 ankesa, në fushën e së drejtës pronësore 150, në në fushën e urbanizmit dhe ndërtimit 136 ankesa, ndërsa pjesa tjetër janë nga fusha të tjera. Kjo tregohet në përmbledhjen e shkurtër për nivelin e reformave në fushën e të drejtave themelore të njeriut, e cila është pjesë e Raportit të “Metamorfozis” për reformat në administratën publike.

 

Nga 3.075 parashtresa të pranuara, Avokati i Popullit ka vepruar në 2.085 raste ose 67,80 për qind, dhe në 755 prej tyre janë konstatuar shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe është ndërhyrë për eliminimin e këtyre shkeljeve – u tha në konferencën për media. Në 500 raste organet kompetente kanë vepruar pas intervenimit të Avokatit të Popullit, në 233 Avokati i Popullit është dashur të ndërhyjë në mënyra të tjera tek organet më të larta dhe në 23 raste ende pritet përgjigje nga institucioni apo organi kompetent. Para këtij raporti vjetor, nga hulumtimi i “Vërtetmatësit” në kuadër të projektit, mund të nxirren disa konkluzione me specifikat që u diskutuan nga Zyra e Avokatit të Popullit:

Vitet e fundit situata është pothuajse identike me përjashtime të vogla. Shumica e ankesave i referohen fushës së drejtësisë, e cila përfshin punën e gjykatave, prokurorive, por edhe noterëve dhe përmbaruesve, e ndjekur nga të drejtat e konsumatorit (rryma, uji, ngrohje qendrore), marrëdhëniet e punës, të drejtat e mbrojtjes sociale, të drejtat e fëmijëve. Kur flasim për gjyqësorin, ndryshe nga dhjetë vjet më parë, kur qytetarët i drejtoheshin Avokatit të Popullit me kërkesë për ndërhyrje në vendimet e gjykatave (për të qenë plotësisht të saktë dhe vitin e kaluar kemi pasur ankesa të tilla), diçka për të cilën institucioni nuk ka kompetencë, kjo tani është ndryshuar. Prandaj, pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me punën e përmbaruesve në të gjitha segmentet, mosrespektimin e parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, veçanërisht në kontestet e punës, si dhe punën e gjykatave administrative – Gjykata Administrative dhe e Lartë Administrativedeklaruan nga Zyra e Avokatit të Popullit në storjen e “Vërtetmatësit” të publikuar në fillim të marsit të vitit 2022.

Një muaj më herët, në fillim të shkurtit, Avokati i Popullit Naser Ziberi njoftoi opinionin se është bërë analiza e veprimeve të vendimeve apo indikacioneve të Zyrës së Avokatit të Popullit. Duke vepruar kështu, ata konfirmuan se:

Rreth 30 përqind e autoriteteve veprojnë në kohën e duhur, 30 përqind i përgjigjen një kërkese të përsëritur dhe 30 përqind nuk përgjigjen fare. Ziberi atëherë tha se më pak bashkëpunues janë gjyqësori dhe aparati i detyrimit në vend, i cili ndihet i fuqishëm dhe nuk dëshiron kontroll. Mospërgjigjja e kërkesës së Avokatit të Popullit konsiderohet si pengim i punës së Avokatit të Popullit, tha Ziberi duke u paraqitur në “Utrinski brifing”, në ueb-televizionin “Sloboden Pecat”.

Zëvendës Avokatja e Popullit Suzana Saliu, e ftuar në TV “Telma” më 9 mars 2022, tha se Zyra ka shumë probleme, përkatësisht ankesa për punën e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë (DULA). Ajo sqaroi se ankesat janë edhe për kërkesat elektronike dhe dorëzimin e dokumenteve si dhe për dokumentet që kanë të bëjnë me personat e vdekur, por edhe për shtetësinë. Bëhet fjalë për qindra qytetarë, të cilët presin konfirmim për marrjen e nënshtetësisë, si dhe për problemin me rreth 900 qytetarë që kanë dy numra amë.

SHKURTIMI I VAZHDUESHËM I BUXHETIT – TENDENCË KUNDËR INSTITUCIONIT TË AP?

Por, ajo që është realisht simptomatike për Zyrën e Avokatit të Popullit në periudhën raportuese nga dhjetori deri në mars 2021/2022, por edhe përgjithësisht si krahasim për dy vite buxhetore, është pretendimi për reduktim jo të vogël të mjeteve të ofruara nga shteti për funksionimin e këtij institucioni. Përkatësisht, Avokati i Popullit Ziberi në konferencën për media tha se buxheti i tij është reduktuar kumulativisht për 30 për qind në krahasim me vitin 2020.

Unë dhe ministri i Financave jemi në konflikt të përhershëm për çështje elementare, nuk kemi mjete për të kryer aktivitete. Kjo është e papranueshme. Për vitin 2021 buxheti është ulur me 10 për qind nga viti i kaluar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me buxhetin suplementar në gusht, ndërsa buxheti për vitin 2022 është 10% e tij. Në 1 vit buxheti është ulur me 30 për qind. Këtë e shoh si tendencë për të mbytur institucionin”, deklaroi Ziberi.

Megjithatë, nga kontrolli i buxhetit të vitit 2022 nuk mund të merret kjo përshtypje. Përkatësisht, në nenin 31101 të Buxhetit thuhet se për vitin 2021 shpenzimet e përgjithshme të institucionit të AP kanë qenë 81,755 milionë denarë (1,327 milionë euro), ndërsa për vitin 2022 85,600 milionë denarë (1,390 milionë euro) ose rreth 63 mijë euro më shumë. Kuptohet, kjo rritje minimale nuk do të thotë se do të mbetet, duke pasur parasysh ribalancimin dhe rialokimin e fondeve të paralajmëruara për të përballuar me krizat e shumta në të cilat ndodhet RMV, por tregon se pretendimi për tendencë për të mbytur AP duhet të vlerësohet me kujdes dhe kjo do të bëhet nga “Metamorfozis” dhe projektet e saj mediatike për raportin e ardhshëm tremujor të projektit. Nga aspekte të tjera që lidhen me të drejtat e njeriut në periudhën raportuese nga dhjetori 2021 deri në fund të marsit 2022, vlen të theksohet se në fund të muajit shkurt, Koalicioni “Margjinat” prezantoi raportin e monitorimit për periudhën 2019 – 2021 për mënyrën e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen sociale në fushën e shërbimeve sociale. Teksti, siç u tha në prezantim, vlerëson funksionalitetin e shërbimeve ekzistuese të mbrojtjes sociale, duke iu referuar zbatimit të Ligjit ekzistues për mbrojtje sociale dhe funksionalitetit të qendrave për punë sociale dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve sociale. Teksti fokusohet në tre grupe të synuara, përkatësisht romët, gratë viktima të dhunës dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilat për shkak të pozitës së tyre specifike në shoqëri, përballen me diskriminim dhe pamundësi për t’u integruar në shoqëri në baza ditore dhe janë kryesisht të varur nga transfertat sociale. Janë evidentuar dobësitë e qendrave për mbrojtje sociale, duke filluar nga infrastrukturore e deri te personeli dhe janë dhënë një sërë rekomandimesh për përmirësimin e punës së tyre, duke përfshirë zhvendosjen territoriale të qendrave të caktuara ose përfshirjen, gjegjësisht zgjerimin e iniciativës private dhe qytetare për të ofruar disa lloje të shërbimeve sociale dhe më shumë përfshirje të vetëqeverisjes lokale në ofrimin e shërbimeve përmes qendrave për mbrojtje sociale.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.