Maqedonia po përgatit sistemin e vet të paralajmërimit të hershëm për personat e zhdukur – “Më Gjej”

Фото: ThuyHaBichPixabay

Sistemi “Më Gjej”, për paralajmërimin e hershëm të personave të zhdukur, në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar se do të vihet në funksion së shpejti, pasi janë bërë përgatitjet paraprake. Në Serbi, një sistem i ngjashëm u promovua një muaj e gjysmë më parë, pas 8 vitesh pritje (iniciativa në Serbi daton në vitin 2015 dhe zbatimi në 2023). Pra, kur thuhet se askush në Maqedoni nuk ishte i interesuar për sistemin serb Më gjej, mungon konteksti.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Babai i Tijanës nga Serbia erdhi në Shkup për të ofruar sistemin “Më Gjej” por askush nuk është i interesuar. Shyqyr zotit nuk kemi nevojë, jemi gjithë tru.

Në postim shkruhet për babain e Tijana Juriqit, vajzës 15-vjeçare nga Serbia, nga Subotica, e cila u rrëmbye dhe u vra po atë natë mes 25 dhe 26 korrikut 2014, në afërsi të fshatit Bajmok. Ajo u pa për herë të fundit 25 minuta pas mesnate, pranë qendrës sportive Rata në Baymok dhe trupi i saj i pajetë u zbulua 12 ditë më vonë, më 7 gusht. Vrasësi Dragan Gjuriq u dënua me 40 vjet burg për vrasjen. Ai e pranoi krimin dhe udhëhoqi autoritetet hetimore te trupi i Juriqit. Pas vrasjes së Tijana Juriqit, në Serbi u miratua “Ligji i Tijanës”, sipas të cilit, në rast të zhdukjes së një fëmije, autoritetet hetimore nisin menjëherë kërkimin për të, pra pa pritur 24 orë.Gjithashtu, u shqiptua dënim i me burgim të përjetshëm në Serbi, dhe së fundmi është futur sistemi për kërkimin e fëmijëve të zhdukur.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në Serbi, nuk pritet të kalojnë 24 apo 48 orë para se të fillojë kërkimi për një person të zhdukur. Kërkimi fillon menjëherë pas denoncimit, siç është bërë edhe me rastin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, e cila u rrëmbye dhe u vra. Më 25 tetor 2023, në Serbi u prezantua sistemi “Më Gjej“. Siç shkruan BBC, u deshën 8 vite që ky sistem të vihej në përdorim në Serbi. Fondacioni “Tijana Juriq” apeloi që një sistem i tillë të futet në Serbi që nga viti 2015 dhe ideja u realizua rreth një muaj e gjysmë më parë, pra në tetor 2023.

 

Unë jam krenar të theksoj se ky është sistemi i parë i tillë në rajon, tha Igor Juriq, drejtor i fondacionit dhe babai i Tijana Juriq, e cila u rrëmbye dhe u vra.

Sistemi është projektuar sipas American Amber Alert, i cili ekziston në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1996. Babai i Tijana Juriq,Igor Juriq erdhi në vendin tonë më 14 dhjetor.

Ai në një deklaratë për media (nga sekonda 56 në video) tha se rasti i Vanja Gjorçevskës duhet të ndryshojë diçka në Maqedoni dhe se është e rëndësishme që gjërat të ndryshojnë.

Mirëpo, nuk është e vërtetë ajo që thuhet në postimin që po rishikojmë, se Juriq “ka ardhur në Shkup për të ofruar sistemin “Më Gjej”, por askush nuk është interesuar”. Në vend është paralajmëruar se së shpejti do të fillojë të funksionojë një sistem i tillë alarmi për fëmijët e zhdukur dhe në asnjë mënyrë nuk ka qenë i lidhur me Juriqin, as me zhdukjen dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës, sepse përgatitjet për sistemin që në Maqedoni do të mbajnë emrin “Më Gjej”, gjithçka filloi para këtyre ngjarjeve.

Nga organizata joqeveritare “Gazetarët për të Drejtat e Njeriut”, e cila duhet ta zbatojë, thanë për Radion Evropa e Lirë se promovimi i sistemit do të jetë më 18 dhjetor në Shkup. Ka përgatitje teknike për shkak të të cilave sistemi nuk mund të funksionojë më herët.

Procedurat kanë filluar, kemi rënë dakord me memorandume bashkëpunimi, por nuk është në funksion. Është një proces i vazhdueshëm. Jemi munduar të përshpejtojmë punën dhe në mesin e dhjetorit është planifikuar një promovim me subjektet me të cilët kemi rënë dakord për bashkëpunim. Askush nuk mund ta dijë nëse nëse do të ishte, sistemi do të kishte ndihmuar në rastin konkret. Në raste të tilla pritet që me shpërndarjen e shpejtë dhe masive të informacionit të angazhohen më shumë burime dhe sa më i madh të jetë angazhimi, aq më të mëdha janë pritjet që personi të gjendet”, tha Aleksandra Radevska nga “Gazetarët për të Drejtat e Njeriut” me 30 nëntor të këtij viti, për Radion Evropa e Lirë.

Në Maqedoni, fotot e fëmijëve të zhdukur pritet të shfaqen në bankomat kur dëshironi të tërhiqni para, në taksi, në NTP, në recepsionin në hotele dhe qytetarët pritet të marrin SMS mesazhe me njoftime për personin e zhdukur. Në fillim pritet që të mbulohen vetëm fëmijët e në të ardhmen edhe të rriturit për të cilët MPB do të konfirmojë se janë të zhdukur. Përgatitjet për projektin kanë vazhduar që nga viti 2021, siç dëshmon faqja najdime.org.mk.

Për të gjitha faktet e mësipërme, konsiderojmë se në postimin që po shqyrtojmë mungon konteksti, pasi nuk thuhet se sistemi “Më Gjej” në vend është tashmë në fazën përfundimtare dhe pritet promovimi i tij së shpejti.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.