Maqedonia pa strategji rajonale për inovacione
Duke pas parasysh përcaktimin e VMRO-DPMNE-së për nxitje të bashkëpunimit me shoqërinë e biznesit dhe opinionin shkencor në suaza të zhvillimit ekonomik rajonal, me qëllim të siguroj qasje strategjike drejtë inovacioneve dhe nxitje të planifikimit afatgjate të inovacioneve në rajon, do të përgatitim strategji regjionale për inovacion. Strategjitë rajonale për inovacion do të koncentrohen në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë bartës të zhvillimit ekonomik dhe rajonet do të përgatiten sipas metodologjisë, e cila tashmë është testuar në më shumë se 200 rajone në kuadër të UE. Çdo strategji nëpër rajone do të krijohet në bazë të interesave të vërtetuar në atë rajon. Strategjitë do të paraqesin bazë për ndërtimin e partneriteteve afatgjate ndërmjet sektorit shkencorë-hulumtues dhe sektorit të biznesit. Strategjitë rajonale për inovacione do të jenë në përputhshmëri me Strategjinë nacionale për inovacione. Projekti do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e ekonomisë dhe me Qendrën për zhvillim të rajoneve të planifikuara. ( Buxhet: 8.000.000 denar, të hollat do të sigurohen nga donatorët, Afati: 2015)
ARSYETIM:
.
Projekti është paralajmëruar nga Programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së 2014-2018 në pjesën Decentralizimi dhe zhvillimi lokal (faqe 365) me afat realizimi deri në vitin 2015. Deri më tani premtimi nuk është përmbushur, por duke pas parasysh që në ditën e publikimit të këtij hulumtimi është promovuar projekti për përgatitjen e strategjive për inovacion në tetë regjionet e planifikuara në vend, premtimi vlerësohet si në vijim.
Sipas doracakut nga Oslo për vlerësim të inovacioneve, inovacionet do të thonë implementim ose përmirësim i prodhimeve, procesi i ri, marketing i ri ose metodë organizimi në projekte, vende pune ose marrëdhënie të jashtme. Inovacionet janë me shumë se sa hulumtime dhe zhvillim dhe si të tilla janë forca kryesore e rritjes ekonomike.
Deri tani, politikat për inovacion dhe teknologji janë zhvilluar nga Strategjia nacionale për inovacion për periudhën 2012-2020. Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik i formuar në vitin 2013 ka për qëllim nxitjen e inovacioneve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kryesisht nëpërmjet disa instrumenteve financiare në formë të pjesëmarrjes me grante.
Në Llogaridhënie për realizimin e programit të VMRO=DOMNE dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë ” thuhet që është filluar përgatitja e strategjisë rajonale për inovacion në Rajonin e planifikuar të Vardarit, ndërsa përgatitjet e strategjive për shtatë rajonet tjera të planifikuara po planifikohet të fillojnë në vitin 2016 (faqe 420).
Me 08.04.2016, mediumet paralajmëruan që Ministria e vetëqeverisjes lokale projektin për përgatite të strategjisë rajonale për inovacion do ta realizoj në bashkëpunim me shoqërinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), e cila siguron edhe mjete financiare për projekte për zhvillim të planeve rajonale që kanë të bëjnë me inovacionet. Por, duke marrë parasysh periudhën që duhet për përgatitje të strategjive, po bëhet e qartë vonesa e realizimit të këtij premtimi i cili duhet të realizohej në vitin 2015.
Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 në kapitullin 20 : Ndërmarrjet dhe politika industriale kanë një përparim të caktuar në pjesën e Fondeve për inovacione dhe zhvillim teknologjik. Por më tej, në kapitullin 25: Shkenca dhe hulumtimi pranohet përpjekjet për realizim të Strategjisë nacionale për inovacione të vërtetuar nëpërmjet shpërndarjes së 20 milion eurove ( pjesërisht me kredi nga Banka Botërore) nëpërmjet Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik për bashkë financim të inovacioneve.
Kritika më e madhe për implementimin e politikave për inovacione vinë nga agjencia botërore për inovacione 2thinknow. 2thinknow është agjencia e parë botërore për inovacione e cila ka vendosur metodologji për vlerësim të inovacioneve nëpër qytete. Indeksi i klasifikimit të qytetit publikohet secilin vit për t’u matur parakushtet e qyteteve për sa i përket inovacioneve. Radhitja bazohet sipas tre faktorëve kryesor, të mirat kulturore ( dizajni, arti, sport, vallëzim, natyrë) infrastruktura ( transporti, universiteti, biznesi, qeveria, teknologjia) dhe lidhja e pazareve.
Në indeksin e klasifikimit për vitin 2015, në listën e qyteteve evropiane, Shkupi u gjend në vendin e 431. Londra, San Francisko dhe Viena janë qytetet më inovative të vitit 2015. Londra e fitoi Fushën e Silikonit ( San Francisko), fal realizimit të strategjive inovative si përgjigje e krizës globale të inovacionit.
Maqedonia është e vlerësuar dobët nga Innovation Union Scoreboard, instrument në kuadër të UE-së i cili mundëson vlerësim krahasues të shteteve anëtare për kapacitetin e tyre në sferën e inovacioneve. Përveç shteteve anëtare, në vlerësim përfshihen edhe Serbia, Maqedonia, Turqia, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra. Maqedonia vlerësohet e varfër për sa i përket inovacioneve, me çka në raportin e 2015 thuhet që në periudhën 2007-2012 politikat për këtë fushë janë rritur, ndërsa më pas është vërejtur regres.
Kjo tregon në nevojën e një sistemi efikas për inovacione nacionale i cili do të lëvizte konkurrencën dhe zhvillimin ekonomik.
Duke pas parasysh që ka filluar përgatitja e strategjisë rajonale për inovacion për Rajonin e planifikuar të Vardarit, dhe është paralajmëruar përgatitje e rajoneve tjera për tetë rajone të planifikuara, ky premtim vlerësohet që është në vijim.
LINQE:
- Burim: E vërtetuar – Programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së (2014-2018) (Decentralizimi dhe zhvillimi lokal, faqe.365) [Qasur 08.04.2016]
- OECD ( Doracaku nga Oslo për vlerësim të inovacioneve) [Qasur: 08.04.2016]
- Strategjia rajonale për inovacione për periudhën 2012-2020 [Qasur: 08.04.2016]
- Lider.мк (08.04.2016): Projekt për strategji për inovacione të tetë rajoneve të planifikuara [Qasur: 08.04.2016]
- Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015[Qasur: 08.04.2016]
- 2thinknow [Qasur: 08.04.2016]
- Innovation Union Scoreboard [Qasur më: 08.04.2016]
Vlerësuar nga: Milena Josifovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari