Manipulim: Katër video të keqinterpretuara kinse tregojnë pasojat e vaksinës kundër Covid-19

Фото: Принтскрин видео

Ky postim qëllimisht është keq kontekstualizuar duke shpërndarë video pamje që tregojnë katër ngjarje të ndryshme ku njerëzve u bie të fikët. Asnjëra nga këto ngjarje nuk kanë lidhje me vaksinën Covid-19 siç është manipuluar në postim.

 

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

Kjo po behet pelcdemia?!?
KUSH, Filipçe, Karadzovski, Petliçkovski, gazetarë, media, personazhe publike… TË GJITHË JU QË I DETYRUAT NJERËZIT TË THËROJNË VETEN, a nuk ju vjen pak turp?
Për të kontekstualizuar keq këtë postim, shpërndahet një video material, ku tregohen katër situata të ndryshme në të cilat njerëzve u bie të fikët. Asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me vaksinën kundër Covid-19, mirëpo kur shikohet videoja e paraqitur me përshkrim të postimit – “pelcdemia”, të krijohet një përshtypje krejtësisht e gabuar.
Në këndin e sipërm majtas, shfaqet një video e humoristes Heather McDonald duke i rënë të fikët. Siç kemi shkruar tanimë, pas kësaj ngjarje ajo pësoi një thyerje të kafkës, por me kohë mori ndihmën mjekësore dhe gjithçka përfundoi mirë. Pak minuta para incidentit, ajo po bënte shaka për vaksinimin dhe koronavirusin, duke u mburrur se ishte vaksinuar dhe se nuk ishte infektuar kurrë. Është e vërtetë që Mcdonald ishte plotësisht e vaksinuar kundër Covid-19 dhe kishte marrë dhe një dozë përforcuese, një muaj përpara se ti binte të fikët në Arizona. Megjithatë, nuk ka asnjë provë për një lidhje midis vaksinës dhe të fikëtit. Mjekët që kanë vlerësuar gjendjen e saj shëndetësore nuk kanë konstatuar ndonjë problem shëndetësor përveç thyerjes së kafkës që ka ndodhur si pasojë e goditjes.
Në këndin e poshtëm majtas, sërish, shpërndahet video material nga segmenti ku një gazetareje tjetër i bie të fikët, për të cilën kontrolluesit e fakteve Lead Stories theksojnë se nga shkaku se nuk ka ngrënë mëngjes dhe jo për shkak të vaksinimit. Bëhet fjalë për gazetaren Klara Fefer, të cilës i ra të fikët në kanalin gjerman RTL në shkurt të këtij viti. Kjo video u bë virale në rrjetet sociale dhe dhe qarqet anti-vaksinimit abuzuan me situatën, pasi në momentin kur i ra të fikët, gazetarja pyeste për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19. Nga RTL, për kontrolluesit e fakteve në Lid Stories, thonë se dëmtimi shëndetësor afatshkurtër i Fefer nuk ka lidhje me efektet e vaksinës. Pas kësaj, vetë Fefer ka shpërndarë një mesazh në Twitter duke siguruar publikun se po ndihet mirë dhe se do të ha mëngjes patjetër ditën tjetër para shfaqjes.
Në këndin e poshtëm të djathtë, është një video në të cilën i bie të fikët një personi mjekësor. Këtu mund ta shikoni videon nga një kënd tjetër.
Bëhet fjalë për një konferencë për shtyp në prill, ndërsa gruas që i ra të fikët është Tanja Erihsen, përgjegjësja për farmakovigjilencën në Agjencinë Daneze të Barnave. Kjo ishte pjesë e shtypit më 14 prill në të cilën flitej për të ndaluar vaksinimet me AstraZeneca. Siç ka shkruar tashmë Vërtetmatësi, sipas Agjencisë Daneze të Barnave, incidenti nuk lidhet me vaksinimin dhe Erihsen nuk ishte vaksinuar ende në kohën kur i ra të fikët.

Në këndin e sipërm djathtë, sërish, paraqitet alivanosja e deputetes në parlamentin austriak, Eva Marija Holclejtner, në vitin 2021. Frans Pres tashmë ka bërë të ditur se arsyeja nuk ka të bëjë me vaksinën por dehidrimin, pra mungesën e lëngjeve në trup.

Për shkak të të gjitha fakteve të lartpërmendura, postin që e rishikuam, e vlerësojmë si një postim në të cilin mungon konteksti. Nuk ka asnjë provë që të ketë një lidhje mes alivanosjeve në video dhe vaksinave kundër Covid-19.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.