Lajmi satirik për Spasovskin u transmetua si i vërtetë

Fotoja nga postimi është në fakt titulli i një lajmi satirik, pra imagjinar, i publikuar në faqen “TV Vesti”. Teksti është botuar në rubrikën “satirë”, e cila duket qartë kur hapet artikulli. Megjithatë, ky postim që shpërndan printscreen nga titulli nuk thotë se është lajm satirik. Nga komentet në postim, shihet se një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjetit social Facebook, të cilët janë interesuar për këtë përmbajtje, nuk e kanë kuptuar fare se bëhet fjalë për satirë.

 

 

Recensojmë një postimFacebook ku shpërndahet fotografi e një deklarate të pretenduar të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Postimi komenton:

A ka një normal në shtet

Sipas fotografisë, Spasovski dyshohet se ka thënë se për të kursyer rrymë dhe ngrohje, të burgosurit do t’i lëshojnë në shtëpi në mbrëmje.

Postimi është mjaft viral dhe sipas komenteve nën të, mund të konstatohet se ka shkaktuar reagime mjaft negative në raport me ministrin.

“Vërtetmatësi” ka kontrolluar nëse Spasovski ka bërë vërtet një deklaratë të tillë, por nuk kemi mundur të gjejmë diçka të ngjashme. E vetmja gjë që gjetëm është se fotoja nga postimi është në fakt titulli i një lajmi satirik, pra trillues të publikuar në faqen e “TV Vesti“.

Pasi çmimi i energjisë elektrike po rritet dhe dimri do të jetë i gjatë dhe i rrezikshëm, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur të bëjë reforma në institucionet penale. Spasovski, së bashku me ekipin e ekspertëve të ekonomisë, bëri një analizë të sfidës së re dhe kuptoi se kjo risi është e nevojshme, thuhet në fillim të këtij lajmi satirik.

Më pas është transmetuar edhe deklarata e trilluar e Spasovskit:

E di që tani do të thoni kjo është çmenduri, por vetë kriza energjetike na detyroi të bëjmë reforma të çmendura, analizat treguan se nëse i lëmë të burgosurit të shkojnë në shtëpi natën, një sasi e madhe rryme, para, naftë dhe ushqim do të shpëtohej gjatë kësaj krize të rëndë që e është duke ardhur. Meqenëse reforma e re është e mirë, i bëj thirrje edhe Gruevskit që të kthehet në Maqedoni dhe të vuajë dënimin, ai do të jetë në burg ditën dhe në mbrëmje do të shkojë në shtëpi, kështu që nuk do të ndjejë shumë presion gjatë vuajtjes së dënimit.

Në fund të tekstit shkruhet se “artikulli është 100 për qind trillim satirik dhe të gjitha ngjashmëritë janë të rastësishme”. Kjo është përmbajtje që përdor ironi, ekzagjerim apo absurditet, veçanërisht në kontekstin e ngjarjeve aktuale politike dhe sociale. I njëjti tekst botohet në rubrikën “satirë”, e cila duket qartë kur hapet artikulli. Megjithatë, ky postim që shpërndan printscreen nga titulli nuk thotë se është lajm satirik. Nga komentet në postim, shihet se një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjetit social Facebook, të cilët janë interesuar për këtë përmbajtje, nuk e kanë kuptuar fare se bëhet fjalë për satirë.

Shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale e kanë zakon të mos i hapin artikujt para se të komentojnë, por të krijojnë mendim vetëm nga titulli që lexojnë. Për më tepër, në postimin që po e recensojmë, linku që çon në vetë tekstin nuk është vendosur fare. Dhe e gjithë kjo krijon perceptim të gabuar te përdoruesit e Facebook. Do të ishte e saktë kur publikojmë ndonjë lajm satirik, ta theksojmë këtë që në fillim ose në vetë postimin në Facebook, gjë që nuk është bërë në këtë rast.

Për këtë arsye postimin e vlerësojmë si satirë, me rekomandim shtesë që në vetë njoftim të shënohet si satirik.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.