Lajmi për një atentat ndaj presidentit palestinez Mahmud Abbas është i rremë

Фото: Принтскрин видео

 

Një video që është bërë virale, me pretendimin se tregon sulmin ndaj kolonës së presidentit palestinez Mahmoud Abbas, është në fakt një video e një shkëmbimi zjarri mes policisë palestineze dhe tregtarëve të drogës. Komisari i Përgjithshëm Politik dhe zëdhënësi zyrtar i institucionit të sigurisë palestineze, gjeneralmajor Talal Dweikat, tha se gjashtë oficerë palestinezë të sigurisë u plagosën, njëri në gjendje të rëndë, ndërsa po kërkonin një person në qytetin Ramallah.

Po analizojmë një postim Facebook që pretendon se ka pasur një atentat ndaj presidentit palestinez Mahmoud Abbas. Ky pretendimi është i rremë.

Kolona e Presidentit të Palestinës, Mahmud Abbas, u sulmua nga sektori i sigurisë së Palestinës, i cili lëshoi ​​një ultimatum 24 orësh duke kërkuar që Bregu Perëndimor të hyjë në një konfrontim (luftë) me Izraelin.

Për momentin nuk dihet fati i presidentit të Palestinës, por mesa duket ai ka arritur të arratiset ndërsa ka mbetur i vrarë një gardian, thuhet postimit që po analizojmë.

Postimi shoqërohet me një video ku shfaqet një makinë e zezë dhe persona të përfshirë në shkëmbim zjarri, me një person të shtrirë në tokë. Nuk dihet nëse ai ka vdekur apo është plagosur.

Kjo video e paraqitur si një sulm ndaj kolonës së presidentit palestinez dhe tentativë për ta vrarë, u bë shpejt virale në rrjetet sociale. Videoja u shpërnda në X (Twitter) nga Nexta në përshkrimin e së cilës thuhej se “ky ishte një atentat ndaj kryeministrit palestinez Mahmoud Abbas”, edhe pse Abbas është president. Postimi më tej pretendonte se “grupi Sons of Abu Jandal mori përgjegjësinë për sulmin”.

 

Lajmin bombastik për tentativën e supozuar për vrasjen e presidentit palestinez fillimisht e kanë raportuar agjencia ruse TASS dhe një gazetë turke, por është marrë edhe nga një pjesë e mediave maqedonase.

Mirëpo, nuk bëhet fjalë për ndonjë tentativë për vrasjen e presidentit palestinez, por për një shkëmbim zjarri mes policisë dhe tregtarëve të drogës. Siç raportuan mediat lokale, në të njëjtën ditë që video filloi të qarkullonte në internet, zëdhënësi i shërbimeve palestineze të sigurisë Talal Dweikat tha se video në të vërtetë tregonte një bastisje kontrabande droge të kryer nga forcat e policisë palestineze në kampin e refugjatëve Jalazun pranë Ramallah.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi Dweikat në një postim në Facebook ka shkruar se gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë palestineze janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, gjatë kërkimit të një personi të kërkuar për kontrabandë droge në Ramallah. Ai shprehet se në sfondin e konfliktit është përplasja për trafikun e drogës, forcat e sigurisë shkuan në kampin në veri të Ramallah, për të arrestuar një prej të kërkuarve në lidhje me rastet e kontrabandës së drogës, personin e quajttur Bilal Abu Asaba. Ndërsa forcat palestineze të sigurisë po kryenin detyrën e tyre, ndaj tyre u qëllua dhe një nga policët u plagos rëndë nga shkëmbimi i zjarrit. Dweikat thekson se ky sulm nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Shërbimet e verifikimit të fakteve të ObserversFrance 24 dhe Yahoo shkruan se lajmi për vrasjen e supozuar të presidentit palestinez është i rremë.

Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se nuk ka pasur asnjë tentativë për të vrarë presidentin palestinez Mahmud Abbas. Një video që është bërë virale, me pretendimin se tregon sulmin ndaj autokolonës së Abbas, është në fakt një video e një shkëmbimi zjarri mes policisë palestineze dhe tregtarëve të drogës. Komisari i Përgjithshëm Politik dhe zëdhënësi zyrtar i institucionit të sigurisë palestineze, gjeneralmajor Talal Dweikat, tha se gjashtë oficerë palestinezë të sigurisë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, teksa po kërkonin një person në qytetin e Ramallah. Për shkak të gjithë kësaj, ne e vlerësojmë postimin si të pasaktë.



Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.