“Kuzhinieri i Putinit” Eevgenij Prigozhin pranoi ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane
Biznesmeni rus Evgenij Prigozhin pranoi dje se ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe tha se do ta bëjë këtë edhe në të ardhmen. Kjo ndodh për her të pari pasi Perëndimi e ka fajësuar Moskën prej kohësh, edhe atë vjen nga një person që është akuzuar nga Uashingtoni zyrtar për tentime për ndikim në politikën amerikane, njoftoi Reuters.
Në komentet që departamenti i marrëdhënieve me publikun “Konkord”, kompania e hotelierisë së Prigozhin, postoi në rrjetin social rus “VKontakte”, Prigozhin pranoi përfshirjen dhe tha se do të vazhdonte edhe në të ardhmen.
U përfshimë (në zgjedhjet në SHBA), tani jemi të përzier dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë. Me kujdes, me saktësi, në mënyrë kirurgjikale dhe në mënyrën tonë, sepse ne e dimë se çfarë po bëjmë, thuhet në koment.
Komenti është publikuar një ditë para zgjedhjeve “parlamentare” në SHBA, pra zgjedhjeve për anëtarët e rinj të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit dhe është përgjigje për një pyetje të një media ruse online.
Në operacionet tona të sakta, do të heqim veshkat dhe mëlçinë menjëherë, thotë Prigozhin pa lënë të kuptohet më tej kuptimin e mesazhit misterioz.
Prigozhin shpesh quhet “kuzhinieri i Putinit” sepse kompania e tij e hotelierisë ka kontratë furnizimi me Kremlinin. Ai është akuzuar zyrtarisht për sponsorizimin e “fermave të trolleve” ruse që synojnë të ndikojnë në politikën amerikane.
Në korrik, Departamenti i Shtetit ofroi shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione për Prigozhin në lidhje me “përfshirjen në ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA”. Prigozhin është nën sanksione nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe.
Deri në fillimin e luftës në Ukrainë, Prigozhin nuk ishte shumë i pranishëm në publik, por u bë më i zëshëm gjatë luftës, duke kritikuar shpesh arritjet e gjeneralëve rusë.
Në shtator, ai pranoi se themeloi organizatën mercenare “Wagner Group”, e cila është aktive në Siri, Afrikë dhe Ukrainë.
Të premten, Wagner Group hapi qendër teknologjike mbrojtëse në Shën Petersburg.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari