Kundërspin: VMRO-DPMNE votoi kundër amendamenteve të KQ, por, në të vërtetë i mbështeti ato
Ilija Dimovski e thotë të vërtetën kur thotë se VMRO-DPMNE votoi kundër amendamenteve të KP që i dhanë goditje të madhe antikorrupsionit dhe keqpërdorimeve të pushtetit në shtet, por nuk thotë se me praninë e tyre në Kuvend dhe mungesën e amendamenteve dhe marifeteve të tjera, ata de fakto i mbështetën ato. Në anën tjetër, Petre Shilegov nga LSDM, nga ku mbronin dhe votuan ndryshimet, hodhi dritë të re mbi këto ngjarje të disa muajve më parë, duke pretenduar se ndryshimet janë marrë vesh mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-ja po paguan faturen.
Shkruan: Teofil Blazhevski
Në një pjesë të debatit për politikat strategjike për drejtimin e shtetit, përfshirë edhe qeverisjen e mundshme të përbashkët mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, kur përmenden ndryshimet në Kodin Penal që kanë shkuar në favor të ish-shefit të UBK-së, Sasho Mijalkov (dhe shumë të tjerëve), Petre Shilegov nga LSDM deklaroi se janë plan i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, të cilin e kanë përkrahur deputetët e VMRO-DPMNE-së, për të cilën Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE tha:
Spin: Jo, nuk e përkrahën (atë zgjidhje ligjore). Votuan kundër…
[Burimi: ТV Теlma/Win-Win – I. Dimovski(pas 60 min.), data: 22.02.2024]
Kundërspin: Ish-funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, tani krijues i opinionit publik në favor të partisë, Ilija Dimovski, ka shprehur një të vërtetë të shtrembër lidhur me ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori i vitit 2023, me të cilin janë ndërprerë disa akte gjyqësore si dhe hetime në vazhdim të kryera nga ish PSP dhe Prokuroria aktuale e Shkupit për shkak të parashkrimit dhe të dyshuarit nuk janë më objekt i ndjekjes penale.
Në një debat në Win-Win në televizionin Telma, në të cilin Dimovski ka debatuar me zyrtarin e LSDM-së dhe ish-kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov, në momentin kur është përmendur kjo çështje, Shilegov ka pohuar se këto ndryshime janë marrëveshje ndërmjet BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, ndërsa tha se është “fatkeq” që LSDM-ja tani po i vuan pasojat. Në të njëjtën kohë, ai shtoi – ju i keni përkrahur, për çka Dimovski pa sukses ka tentuar të nxjerrë partinë e tij, duke thënë se deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk i kanë përkrahur dhe kanë votuar kundër.
Përpjekja për të “gjuajtur gurin dhe për ta fshehur dorën” ishte e pasuksesshme, sepse ngjarja ka ndodhur relativisht kohët e fundit, kështu që shumica e fakteve janë ende të freskëta nga kjo ngjarje, për të cilën janë publikuar të paktën 5 tekste me aspekte të ndryshme në faqet e Vërtematësit, duke nisur nga e para që u publikua të nesërmen e votimit në Kuvend.
E gjithë historia u zhvillua me një shpejtësi fantastike. Propozimi i përgatitur nga Qeveria, i dorëzuar dhe mbrojtur nga deputetja e Ministres së Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq, për një ditë ka kaluar nëpër procedura në komisione dhe në fund të ditës ka qenë në seancë plenare të Kuvendit. Nuk ka pasur as tentativë për të kundërshtuar me bllokadë, në mënyrë që opozita të largohet nga diskutimi i komisionit, as tentativë për të paraqitur amendamente, as tentativë për PR, diçka që praktikohet shpesh ose gjithmonë nga opozita në Parlamenti dhe komisionet..
Lista e votimit është dëshmia kurore se si janë trajtuar këto ndryshime dhe nga ajo shihet se VMRO-DPMNE-ja opozitare në pjesën më të madhe votoi “kundër” (29 deputetë), por mbeti në sallën e kuvendit, duke mundësuar kuorumin për votim. Por dhjetë nuk votuan fare. Shumë e lartë është edhe përqindja e atyre që kanë votuar “për” nga ana e LSDM-së edhe pse ka deputetë që nuk kanë votuar. Nga BDI kanë votuar 9 deputetë. Është interesante të theksohet se DS dhe Levix, megjithëse siguruan kuorum, nuk votuan fare, etj.
Kujtojmë, ndryshimet lejuan që ish-funksionarët dhe aktualë për të cilët u zhvilluan procedurat të pushonin për shkak të parashkrimit, përfshirë punën kyçe të ish-PSP-së “Target-Tvrdina”, se kush ka kryer përgjimet masive në vend. Dy procedurat e fundit përfunduan dje, kur Sasho Mijalkov për “Tresor” dhe ish-shefi i diplomacisë dhe deputet aktual i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski për rastin “Mojnik” u liruan nga ndjekja penale para gjykatave.
Ndryshimet u kritikuan ashpër nga i gjithë opinioni ekspert, duke përfshirë edhe një pjesë të sistemit të drejtësisë dhe u kritikuan edhe nga BE-ja.
Përfundimi i djeshëm i debatit Win-Win hodhi një dritë të re se cili ishte motivi i këtyre ndryshimeve ligjore, me të cilat qytetarët ishin viktimat më të mëdha për shkak të ndikimit të fortë në politikat antikorrupsion të deklaruara nga shteti. Por sido që të jetë deklarata e Dimovskit, edhe pse faktikisht është e saktë, është shtrembërim i së vërtetës, pra spin në pjesën se VMRO-DPMNE nuk i ka përkrahur ndryshimet ligjore në KP.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari