Kundërspin: VMRO-DPMNE spinon për punën e KSHPK-së dhe Indeksin e perceptimit të korrupsionit

Pretendimi se Komisioni Kundër Korrupsionit punon sipas udhëzimeve të LSDM-së është tendencioz dhe i pabazuar, ndërsa kjo shihet në rastet që kanë hapur. KSHPK-ja vetëm vitin e kaluar, ndër të tjera, hapi rast për Dragi Rashkovskin që ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, për ish-funksionarin e LSDM-së, Rubinço Zarevski, i cili fitoi grant nga Fondi për Inovacion, pastaj për personat që morën pjesë në miratimin e Planit të Detajuar Urbanistik për “Holiday Inn”, si dhe gjoba për kundërvajtje për 710 ish-zyrtarë që nuk kanë dorëzuar listë anketuese. Gjithashtu VMRO-DPMNE rrotullon të vërtetën kur thotë se Maqedonia e Veriut është në fund sipas indeksit të korrupsionit. Sipas Indeksit të fundit të perceptimit të korrupsionit, të publikuar nga Transparency International, Maqedonia e Veriut “u ngjit” për 24 vende dhe ndodhet në vendin e 87-të, në listën prej 180 vendeve, ndërsa vitin e kaluar kemi qenë në vendin e 111-të.

 

 

Shkruan: Simona Atanasova

 

Në konferencën për media të VMRO-DPMNE-së, zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski, shprehu qëndrimin për Komisionin Kundër Korrupsionit, në të cilin dallohen dy spine:

Spin 1: Komisioni Kundër Korrupsionit definitivisht është në gjumë ose eventualisht nuk ka marrë udhëzime (nga LSDM), a mund të hapin rast për këtë lëndë, dhe a mund prej sot.

Spin 2: Nëse dikush nuk e kupton pse jemi në fund sipas indeksit të korrupsionit, kjo ndodh sepse anëtarët e KSHPK-së ende nuk kanë marrë udhëzime për të hapur lëndë për çështje të këtilla dhe thjesht t’i zgjidhin ato.

I gjithë vendi dhe publiku e kuptojnë sesi funksionon KSHPK. Mos ndoshta heshtja e tyre është për shkak se korrupsioni vjen nga ai institucion?

[Burimi: ueb-faqja e VMRO-DPMNE: KSHPK pret udhëzime nga LSDM nëse të hap rast për Kaleska-Vançevan; data: 28.01.2022]

 

 

Kundërspin: Ky qëndrim i zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, u shpreh pasi partia akuzoi se shoqata avokate DE LEGE, për të cilën ata pretendojnë se është e deputetes së LSDM-së, Snezhana Kaleska-Vançeva, ka paguar 55 mijë euro nga institucionet shtetërore të drejtuara nga kuadri i LSDM-së.

Por, sulmet ndaj Komisionit Kundër Korrupsionit në lidhje me këtë rast i konsiderojmë të pabaza. Ky qëndrim për Komisionin është i përgjithësuar dhe pa prova konkrete. Komisioni Kundër Korrupsion ka rregulla dhe procedura të veçanta se si iniciojnë një procedurë, gjegjësisht si hapet rasti dhe si vendoset për ato raste. Komisioni Shtetëror vepron me nismën e tij ose me dorëzim të kërkesës. Ajo që nuk thonë nga VMRO-DPMNE, është nëse kanë dorëzuar ankesë për këtë rast, për të cilën duhet të vendosë KSHPK.

Përveç kësaj, procedura e KSHPK-së nga inicimi i lëndës deri në vendim është komplekse dhe nuk ndodh menjëherë, ndërsa kjo është e përshkruar në disa nene të Rregullores së Punës të KSHPK-së:

Neni 21

Për çështje nga kompetencat e tij të përcaktuara me ligj, Komisioni Shtetëror vendos në seancë.

Neni 22

Pas marrjes së propozimit me shkrim për thirrjen e seancës, kryetari, përkatësisht nënkryetari i Komisionit Shtetëror është i obliguar që në afat prej 3 ditësh ta caktojë seancën dhe ta thërrasë Komisionin Shtetëror.

Neni 24

Vendimi për thirrjen e seancës së Komisionit Shtetëror së bashku me propozimin e rendit të ditës dhe materialet për çështjet e propozuara për rendin e ditës së seancës u dërgohet anëtarëve së paku tri ditë pune para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës.

Neni 36

Komisioni Shtetëror vepron me nismën e tij ose me kërkesë të dorëzuar.

Për të vepruar me iniciativë të vet, Komisioni Shtetëror sjell konkluzion në mbledhjen e kolegjiumit, në bazë të të cilit përgatitet notë zyrtare për formimin e çështjes.

Kërkesa dorëzohet me shkrim në arkivin e Komisionit Shtetëror ose në formë elektronike.

Neni 37

Veprimi për një lëndë formale konsiderohet se ka filluar me ndërmarrjen e veprimit të parë të anëtarit ose kryetarit të Komisionit Shtetëror të cilit i është caktuar lënda.

Neni 38

Komisioni Shtetëror do të veprojë sipas raportit të dorëzuar nëse nga pretendimet dhe provat e bashkangjitura në kërkesë ose nga informacionet e marra në mënyrë tjetër, gjegjësisht rezulton se rrezikohet interesi publik nga zyrtarët në kryerjen e autorizimeve publike dhe detyrave të tyre zyrtare.

Pretendimi se Komisioni Kundër Korrupsionit punon sipas udhëzimeve të LSDM-së është i pasaktë dhe kjo shihet në lëndët që kanë hapur. KSHPK-ja vetëm vitin e kaluar, ndër të tjera, hapi rast për Dragi Rashkovskin që ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, për ish-funksionarin e LSDM-së, Rubinço Zarevski, i cili fitoi grant nga Fondi për Inovacion, pastaj për personat që morën pjesë në miratimin e Planit të Detajuar Urbanistik për “Holiday Inn”, si dhe gjoba për kundërvajtje për 710 ish-zyrtarë që nuk kanë dorëzuar listë anketuese.

Pas thirrjeve të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar edhe Komisioni, prej ku thonë se janë befasuar nga deklaratat e partive politike që po mundohen ta shfrytëzojnë punën e Komisionit për kalkulime ditore politike.

Sulmet e tilla të paargumentuara janë të dëmshme për institucionet, shkatërrojnë integritetin e tyre, në të njëjtën kohë shkatërrojnë integritetin e partive politike dhe krijojnë mosbesim të përgjithshëm në opinion. KSHPK-ja vepron në kuadër të kompetencave të saj ligjore, shqyrton pa dallim kërkesat e paraqitura, hap lëndë me iniciativën e saj dhe vendimet i merr në seancë publike. Faktet flasin vetë, përkatësisht vetëm vitin e kaluar Komisioni ka marrë vendim për 479 lëndë, thonë nga KSHPK.

Sipas të dhënave për punën e Komisionit në vitin 2021, me iniciativë të KSHPK-së janë hapur 788 lëndë, janë dorëzuar 704 denoncime nga qytetarë, shoqata, institucione me dyshime për korrupsion, keqpërdorim dhe konflikt interesi dhe kërkesa për mendim nga KSHPK.

Në konferencën për shtyp u tha edhe një spin tjetër, se Maqedonia e Veriut është në fund të indeksit të korrupsionit.

Kjo, gjithashtu, është e pasaktë dhe shtrembërim i plotë i së vërtetës. Në fakt, realiteti është se ne kemi bërë progres në këtë fushë. Sipas Indeksit të fundit të perceptimit të korrupsionit, i publikuar nga Transparency International, Maqedonia e Veriut ka “kërcyer” me 24 vende. Këtë vit shteti është renditur në vendin e 87-të në listën prej 180 shteteve, ndërsa vitin e kaluar ne u renditëm në vendin e 111-të.

Prandaj, pretendimet se KSHPK-ja punon vetëm me udhëzimet e LSDM-së dhe se vendi është në fund sipas indeksit të korrupsionit, i konsiderojmë si spine klasike.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.