Kundërspin: VMRO-DPMNE nuk mund të amnistohet nga marrëveshja për ndryshimet në Kodin Penal

 

Nëse partia kryesore përgjegjëse për këtë turp të sundimit të ligjit në Maqedoni është qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja, opozita, përfshirë partinë më të madhe në radhët e tyre, VMRO-DPMNE-në, nuk do të mund të amnistojnë veten, sepse nga mosveprimi në Parlament i lejuan ndryshimet brenda një dite dhe kështu u bënë pjesëmarrës dhe përfitues të përfitimeve të ndryshimeve. Bonusi mund të jetë nga Talir 2, e cila duhet të vendoset nga Apeli.

 

Shkruan: Teofil Blazhevski

 

VMRO-DPMNE ditëve të fundit ka intensifikuar retorikën e saj për “marrëveshjet e pista” të boshtit LSDM-BDI me ish-liderët e partisë, përfshirë Nikolla Gruevskin, por edhe në një retorikë të tillë vërehet një spin:

Spin: …Janë rikonfirmuar qëndrimet që janë prezantuar para opinionit ditëve të kaluara, dhe kjo është se VMRO-DPMNE e prishi planin e Qeverisë, në aksin BDI – LSDM dhe ish-funksionarët e opozitës që vendosën të vihen në dispozicion përmes marrëveshjeve të pista për arsye që vetëm ata i dinë dhe që do të dëmtojnë drejtpërdrejt popullin maqedonas…

VMRO-DPMNE është partneri kryesor i qeverisë së ardhshme që do t’i sjellë ndryshimet që i nevojiten Maqedonisë dhe pastaj do të pasojë përgjegjësinë për të gjithë ata që në sfera dhe fusha të ndryshme i kanë bërë dëme të mëdha Maqedonisë!

[Burimi: VMRO-DPMNE– KQ i VMRO-DPMNE/Njoftim/web, data: 21.09.2023]

 

Kundërspin: Partia më e madhe në opozitë, VMRO-DPMNE, mund të ketë qenë shënjestër e një ndërhyrjeje joparimore e partisë për të rrëzuar lidershipin aktual dhe për të përçarë partinë dhe ndoshta ai plan është “i frustruar”, siç thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, por liderët e partive nuk do të mund të amnistohen nga pjesëmarrja në marrëveshje të pista me kundërshtarët e tyre politik në tërësi.

Prandaj, kur partia flet për ish-funksionarë të opozitës që vendosën t’i vihen në dispozicion boshtit LSDM-BDI “përmes marrëveshjeve të pista për arsye të cilat vetëm ata i dinë, të cilat do të dëmtojnë drejtpërdrejt popullin maqedonas”, ata de fakto spinojnë, sepse dhe ato janë, nëse jo drejtpërdrejt, atëherë në heshtje (me përjashtim të profesoreshës Siljanovska-Davkova), pjesë e atyre marrveshjevee që dolën në sipërfaqe me ndryshimin e shprehur të Kodit Penal dhjetë ditë më parë.

Prandaj pretendimi nga njoftimi i mbrëmshëm se me ardhjen e tyre në pushtet “do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që në sfera dhe fusha të ndryshme i bënë dëme të mëdha Maqedonisë” është një spin apo një e vërtetë e shtrembëruar.

Para këtij kulmi të lojërave bizantine, që rezultoi me një grindje të ashpër mes Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit, partia luftoi dy-tre ditë për të gjetur një reagim solid të pranueshëm për opinionin pas ndryshimeve në Kodin Penal, të cilën Qeveria, me ndihmën e opozitës, e shtyu brenda një dite në Kuvend. Më pas, ditët në vazhdim pasoi mantra që më qartë e tha Antonio Milloshoski më 20.09.2023 se “ndryshimet në kodin penal nuk janë të rastësishme, ato kanë qëllim të dyfishtë, e para është amnistimi i zyrtarëve nga pushtetin aktual, të cilët në vitet e kaluara, për fat të keq, e grabitën shtetin dhe së dyti, të ndikojnë në proceset që kanë të bëjnë me Gruevskin”. 

VMRO-DPMNE gjithashtu ka përfituar jashtëzakonisht nga amendamentet e KP

Por kjo është një spin, sepse e vërteta është e shtrembëruar, pra një pjesë e rëndësishme është lënë jashtë, ajo është se ndryshimet në KP ndikojnë nga afër në fatin e dhjetëra e dhjetëra ish-zyrtarëve apo aktualë të VMRO-DPMNE-së dhe kjo vetëm përmes 14 çështjeve të PPS-së që ende nuk kanë fuqi juridike në procedurë gjyqësore. Në këto raste, për të cilat ekspertët kanë llogaritur saktë se janë përfshirë rreth 80 persona, shumica e tyre nga VMRO-DPMNE ose afër saj, është edhe një rast mega i rëndësishëm për vetë partinë, Talir 2, ku me aktgjykimin e shkallës së parë të pavlefshme, përveç dënimeve me burg për Gruevskin dhe të përfshirëve tjeerë, është edhe vendimi për konfiskimin e objektit të selisë së partisë dhe rreth 30 objekteve të tjera të partisë. Në fund të këtij muaji duhet të vendoset pas ankesës së mbrojtjes , vendim i cili gjithashtu mund të ndryshohet pikërisht për shkak të ndryshimeve në KP dhe mund të nënkuptojë heqjen e litarit që mbyt financiarisht palën.

Ekspertët dhe publiku tashmë kanë nisur të debatojnë për përfitimet e të gjitha elitave politike në vend nga këto ndryshime, por edhe për faturën që duhet të paguajnë qytetarët, e cila do të llogaritet në miliona euro në emër të dëmshpërblimit (shih tekstin e kolegëve nga Prizma), por edhe në emër të parave të humbura të buxhetit gjatë zbatimit të hetimeve të forta të ish-PPS-së dhe PTP-së dhe Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më vonë për këto apo raste të reja, si “Phoenix”.

Dhe, natyrisht, nëse fajtori kryesor për këtë turp të sundimit të ligjit në Maqedoni është Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, opozita, duke përfshirë partinë më të madhe në radhët e tyre, VMRO-DPMNE, nuk do të mund të amnistojë veten sepse me mosveprim në Kuvend i lejuan ndryshimet brenda një dite dhe kështu u bënë, nëse asgjë tjetër, pjesëmarrësit dhe shfrytëzues të përfitimeve të ndryshimeve.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.