Kundërspin: Përgjithësimi se të gjithë kryetarët e VMRO-DPMNE-së janë zhgënjim, është spin

Qëndrimi i përgjithësuar për 42 kryetarët e komunave, se ata janë zhgënjim, thjesht nga përmendja e katër apo pesë, është spin. Për të ndërtuar një vlerësim të përgjithshëm, kërkohet vlerësim për çdo kryetar komune veç e veç. Çdo gjë tjetër është shtrembërim i së vërtetës.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Në konferencën për shtyp të LSDM-së, kjo parti ka paraqitur qëndrim për punën e të gjithë kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së, në të cilin mund të vërehet spin.

SPIN: Kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së janë zhgënjimi më i madh, në muajt e parë të mandatit nuk kanë punuar asgjë në interes të qytetarëve dhe komunave.

Nuk ka asnjë projekt të realizuar me programin e tyre, nuk i kanë realizuar premtimet para qytetarëve.

Përkundrazi, qytetarët dëshmuan për pezullimin e projekteve, shkeljen e ligjeve, shpenzimin e parave publike për çokollata dhe lëngje. Partizimi është gjithçka që bëjnë kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së…

[Burimi: LSDM – Konferencë për shtyp – data: 27.01.2022]

 

Kundërspin: Në konferencë për media të LSDM-së, zëdhënësja kryesore e kësaj partie, Bogdanka Kuzeska doli me qëndrim të partisë se kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së në muajt e parë të mandatit nuk kanë bërë asgjë në interes të qytetarëve, se janë zhgënjim për qytetarët dhe se gjithçka që ata bëjnë është partizim…, qëndrim në të cilin vërehet spin.

Shtrembërimi (spini) është lehtësisht i dallueshëm dhe ky është përgjithësimi i punës së të gjithë kryetarëve të VMRO-DPMNE-së. Kujtojmë, në fillim të nëntorit 2021, pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, u bë e qartë se VMRO-DPMNE ka fituar 42 mandate për kryetar komune nga gjithsej 80 në vend, që do të thotë pak më shumë se gjysma.

Qëndrimi i LSDM-së që po e shqyrtojmë, është mbështetur me një deri në dy fjali për kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska, për kryetarët e komunave të Gjorçe Petrovit të Ohrit, për të cilin është problematizuar testi pozitiv për COVID-19 për festën e Buzmit, për kryetarin e Butelit, Kisella Vodës dhe Prilepit, për të cilin kryetar thuhet “nuk e dimë nëse është duke punuar diçka”. Dhe kaq.

Pra bëhet fjalë për vlerësim të përgjithshëm për dy muaj e gjysmë, i cili përfshin peripecitë me konstituimin e organeve komunale, afatin e ngjeshur për miratimin e buxheteve, numrin e madh të festave dhe ditëve jopune rreth Vitit të Ri e më tej, etj. Pra, përgjithësohet me vlerësimin e 42 politikanëve, funksionarëve të zgjedhur, përmes deklaratave të thjeshtuara për katër-pesë kryetarë komunash të përmendur në konferencën për shtyp.

Nëse shkoni vetëm në gjysmën e faqeve të komunave për të cilat flet LSDM, do të shihni se të gjitha komunat kanë pasur një sërë aktivitetesh, pas pesë apo gjashtë seancave, disa prej të cilave janë mbajtur pikërisht më 28 janar kur është shkruar ky tekst. Më herët, deri në fund të vitit 2021, të gjitha komunat kanë punuar pothuajse deri në ditën e fundit të miratimit të buxheteve komunale për vitin 2022. Nëse shkoni, për shembull, në faqen e Komunës së Kisella Vodës, mund të shihni aktivitete të kohëve të fundit, si ndërtimi i një parku të vetë-qëndrueshëm, ose volum i shtuar i komisioneve që vendosin për kërkesat për vendime për denacionalizim, ose Komuna e Aerodromit (e cila interesant, nuk u përmend në konferencën për media), e cila ka segment zhvillimor mjaft ambicioz në vlerë prej rreth 800 milionë denarë për vitin 2022, i prezantuar përmes paraqitjes së buxhetit për këtë vit, etj.

Prandaj, qëndrimi i përgjithësuar për 42 kryetarët e komunave, duke përmendur thjesht katër apo pesë, është spin. Për të ndërtuar vlerësim të përgjithshëm, duhet vlerësim për çdo kryetar komune veç e veç.

Për shembull, pavarësisht nga konsensusi i gjerë në opinion se mandati i kryetares së Shkupit Danela Arsovska ka filluar me probleme, në aspektin e komunikimit me publikun dhe me ndryshimin e pikëpamjeve për projektin kyç për zgjidhjen e problemit të transportit publik në Shkup (një herë do të ketë referendum për BRT, një herë nuk do të ketë), vlerësimi mund të bëhet vetëm me kontroll të veçantë të secilit premtim, veçanërisht për që janë dhënë për 82 ditët e para, si pastrimi i deponive ilegale në Shkup.

Pikërisht kontroll të tillë së fundi e ka bërë agjencia Meta, ku përmes kontrollit në terren është konstatuar se nuk është i vërtetë pretendimi i kryetares se ka arritur të pastrojë të gjitha deponitë ilegale në Shkup.

Ngjashëm, për punën, p.sh., për kryetarin e Ohrit, nuk mund të nxirret qëndrim i përgjithshëm përmes episodit me sjelljen e tij pas testit pozitiv për kovid.

Prandaj, përgjithësimi se puna e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së në muajt e parë të mandatit të tyre është zhgënjim, e konsiderojmë si spin klasik.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.