Kundërspin: Një stuhi, spine të panumërta

Për stuhinë në Shkup, ka pasur spine nga dy partitë kryesore politike në vend – LSDM dhe VMRO-DPMNE, por me sa kemi vërejtur në opinion mbizotërojnë spinet nga VMRO-DPMNE. Por, ka pasur edhe një numër të madh rrotullimesh në rrjetet sociale, ndërsa keqpërdorimi i stuhisë ka shkuar deri aty sa fajin për bodrumin e përmbytur në ISHP Klinikën Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv e ka pasur drejtoresha, dr. Maja Mojsovska.

 

Shkruan: Теоfill Bllazhevski

 

Për nevojat e këtij Kundërspini veçojmë një në veçanti – spinin e VMRO-DPMNE-së se fajtorë për përmasat e stuhisë dhe dëmet janë LSDM dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, sepse edhe pse Qeveria kishte kontratë për prokurim publik për shpërndarja e reve të breshrit, ajo nuk funksionoi. E veçojmë fillimisht këtë spin të Cvetan Tripunovskit, sepse ishte shkas për spinin e LSDM-së:

Spin: Çdo vit, nga viti 2020 e deri më sot, qeveria përmes DPHM-së paguan mbi një milion euro për prokurimin e shërbimeve të shpërndarje së reve ajrore për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe ngjarjeve të pafavorshme klimatike. Çdo vit, përkundër 1 milion eurove të dhëna, na ndodhin fatkeqësi natyrore dhe dëme nga breshri në mbarë vendin, kështu ishte edhe dje Shkupi… (burimi: këtu)

…. Kovaçevski në vend që të shqetësohet me njoftime për të cilat u është dashur gjysmë dite për t’i shkruar, menjëherë duhet ta shkarkojë drejtorin e DPHM-së për shkak se nuk ka vepruar, dhe JO të inicojë procedurë.

Kemi parë se si funksionon sistemi urban. Shkupi e përjetoi fjalë për fjalë përmbytjen, shiu që binte dëmtoi një numër të madh ndërtesash dhe automjetesh.

Nëse sistemi i shpërndarjes së reve do të kishte funksionuar dëmi do të ishte zvogëluar dhe stuhia nuk do të kishte shkaktuar aq dëme sa tani… (burimi: këtu)

[Burimi: Profili zyrtar i FB i Tripunovskit, Data: 31.08.2022]

 

Kundërspin: Ky spin i Tripunovskit, ish-zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe ish-deputet i VMRO-DPMNE-së, shumë shpejt u hodh poshtë nga vetë institucionet përgjegjëse, të cilët qartë bënë dallimin se për çfarë bëhet fjalë në kontratën e prokurimit publik për shpërndarje të reve.

 

Përkatësisht, përmes një komunikate nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, thuhet se marrëveshja ka të bëjë me operimin e aviacionit të operatorit privat Avio-Club “Shkupi” në tokat bujqësore dhe jashtë vendbanimeve:

Dëshirojmë të theksojmë se ky sistem, në përputhje me kontratën për marrjen me qira të avionëve, i referohet dhe përdoret për parandalimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore nga shfaqja e breshërit. Pikërisht për këtë, ky sistem është i rëndësishëm në mbrojtjen e prodhimit bujqësor…

Përveç kësaj, Ministria e mbështet justifikimin e prokurimit me shifra shumë të sakta dhe tregon se sa orë fluturimi dhe sa mjete kimike janë përdorur në tre vitet e kontratës:

Për arsyetimin e kësaj metode dhe rëndësia e saj në mbrojtjen e tokës bujqësore flasin edhe shifrat që tregojnë se përqindja e mbrojtjes nga breshëri në tokat bujqësore është 80%, që është një përqindje e mirë nëse merret parasysh se suksesi i tyre në mbarë botën në mbrojtjen nga breshëri në tokë bujqësore shkon mesatarisht në rreth 60%…

Gjithashtu, në periudhën nga viti 2020 deri më 31 gusht 2022, janë kryer gjithsej 679 orë fluturime ajrore dhe janë përdorur 1964 kilogramë reagjent. Më konkretisht, në vitin 2020 u arritën 182 orë fluturim me 434 kilogramë reagjent për shpërndarjen e reve, më pas në vitin 2021 u arritën 252 orë me 784 kilogramë reagjent të përdorur dhe nga 31 gusht 2022 është bërë 245 orë fluturim dhe u përdorën 746 kilogramë reagjent shpërndarës.

Dhe deri tani mjafton për kundërspin, pa përmendur argumente shtesë nga DPHM dhe nëse kanë raportuar apo jo, ndërsa vetëm nga faqja e tyre e internetit shihet se kanë raportuar. Por, një fjali nga postimi i Tripunovskit bëri që partia kundërshtare – LSDM, të reagojë me spin të vetin në drejtim tjetër.

 

Kryetarët e kujt menaxhojnë më mirë stuhinë?

Në fjalinë e fundit të komunikatës së tij për media, Tripunovski thotë se Shkupin nga fatkeqësia e djeshme e ka shpëtuar vetëm me veprimin me kohë të kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, që është një tjetër spin, sepse për stuhinë e cila zgjati 30 deri në 40 minuta, varësisht se për cilën pjesë të qytetit bëhet fjalë, të gjithë ata që kanë reaguar kanë reaguar pas këtyre 30 minutave të para. Por ky provokim i Tripunovskit bëri që LSDM të veprojë me spinin e vet:

Spin: Shkupi ishte nën ujë, dhe pushteti lokal nga VMRO-DPMNE nuk gjendej askund

Pushtetet lokale të udhëhequra nga VMRO-DPMNE dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike dështuan gjatë stuhisë që goditi Shkupin dhe rrethinën dje pasdite.

Shkupi u përmbyt, rrugët, bulevardet, nënkalimet nën ujë, pemët dhe degët e rëna, trafiku i penguar dhe i vështirësuar, dhe pushteti lokal i udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk gjendej askund…

[Burimi: LSDM – Kumtesë, data: 31.08.2022]

 

Kundërspin: Zgjedhjet lokale në vend u mbajtën vitin e kaluar në tetor, ndërsa operativisht pushtet u mor në fund të vitit. Pra, në mënyrë aktive kryetarët e komunave veprojnë për 7 muaj. Të gjitha ose pothuajse të gjitha kanalet kulluese dhe kanalizimet e stuhisë në Shkup janë ndërtuar dekada më parë, me përjashtim të projekteve të reja, rrugëve të reja ose zhvillimeve të mëdha urbane. Por ato kanale derdhen në ato kryesore, të cilat janë pesë apo gjashtë dekada të vjetra. Vetëm tre shembuj: Me çdo sasi më të madhe shiu, grumbullohen sasi më të mëdha uji – pellgje në tri lokacione që janë të njohura për banorët e Shkupit: Nënkalimi në Kisella Voda që lidh Crnicën dhe Qendrën, Nënkalimi në udhëkryq afër Kontinentalit dhe nënkalimi nën ish dyqanin e mallrave Most.

 

Ky fenomen nuk është i ri. Është para mandatit të kryetarit të Shkupit, Risto Penov, pra nga vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, e edhe më parë. Kohët e fundit është shprehur më fort në vitin 2014, kur kryetar ishte Koce Trajanovski. (Qëllimisht nuk e përmendim përmbytjen e Stajkovcit sepse ishte një dukuri jashtëzakonisht e rrallë natyrore, megjithëse këtu fajin e kishin edhe kullimet në unazë dhe në Gazi Babë). Në nivel mikro, minipellgje të tilla gjatë çdo shiu të dendur ka në Shkup nga Gjorçe Petrovi në Novo Lisiçe dhe Draçevë, në Aerodorom dhe Kisella Voda. Edhe këto nuk janë të reja. Janë të vjetra me dekada.

Çdo ekspert i ditur do të paraqesë (dhe i ka paraqitur) publikut dy arsye për probleme të tilla me trafikun dhe përmbytjen e objekteve të banimit individual dhe kolektiv. Arsyeja e parë është sistemi i kanalizimit atmosferik të vjetëruar dhe me kapacitet të kufizuar, sepse çdo pjesë e Shkupit po zgjerohet dhe zmadhohet me ndërtesa dhe banorë të rinj gjatë gjithë kohës. Në fakt, në një shtjellim të temës nga “Nova Makedonija” në vitin 2018, mund të lexoni të dhënat se Shkupi është i mbuluar me vetëm 30 për qind të gjithë sipërfaqes së tij me kanalizim atmosferik!

Arsyeja e dytë është sasi e madhe shiu në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Më konkretisht, DPHM deklaroi se në gjysmë ore një ditë më parë ranë 25 litra për metër katror në pjesët e qytetit që u prekën nga stuhia, plus dëmet e shkaktuara nga era e fortë, e cila nga 7-18 kilometra në orë, në momentin e stuhisë ajo po frynte me 70 km në orë, gjë që shkaktoi bllokim shtesë të kanalizimeve të stuhisë nga gjethet, degët dhe mbeturinat e tjera që u hodhën nga rrugët.

Asnjë kryetar komune nga asnjë parti, në një furtunë të tillë që “tronditi” me gjithë forcën dhe fuqinë e tij mbi Shkup për rreth 30 minuta dhe me mbulim kaq të dobët të kanalizimit atmosferik, nuk mund të veprojë më mirë apo paraprakisht të parandalojë. Ishte një stuhi që i gjithë sistemi (për menaxhimin e krizave) duhej të përballej dhe të vepronte. Andaj, truqet e VMRO-DPMNE-së për aftësinë e kryetarëve të komunave të tyre dhe spinet e LSDM-së në të njëjtin drejtim për paaftësinë e të parëve, janë përpjekje qartazi të lexueshme për të manipuluar opinionin publik, ku fatkeqësitë natyrore dhe tragjeditë fjalë për fjalë abuzohen për interesa të ngushta partiake.

***

Në rrjetet sociale ka pasur edhe një numër të madh spinesh, kryesisht nga simpatizantët e partive dhe robote, madje ka shkuar deri aty sa që për thyerjen e tubit dhe përmbytjen e depove në Qendrën Klinike është fajësuar drejtoresha e KARIL-it, dr. Maja Mojsovska, të cilës gjatë spinit të VMRO-DPMNE-së i atribuohet rrejshëm asaj edhe se ka dashur të fshehë informacione për vdekjen e hendbollistit kroat disa muaj më parë. Gjë që është tregues tjetër se dezinformatat dhe spinet zakonisht burojnë nga vetë struktura politike dhe më pas si të tilla ndikojnë fuqishëm tek publiku dhe qytetarët që të krijojnë perceptime të gabuara për realitetin.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.