Kundërspin: Maqedonia e Veriut nuk është ndër vendet më të korruptuara në botë
Partia Aleanca për Shqiptarët thotë se sipas “Transparency International”, Maqedonia e Veriut është një nga vendet më të korruptuara në botë. Ndryshe nga ky pretendim, në raportin e fundit të kësaj organizate thuhet qartë se sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit, vendi renditet i 87-ti në listën prej 180 shteteve. Me 39 pikë nga 100 të mundshme, Maqedonia e Veriut ka ngritje prej 24 vendesh në krahasim me vitin e kaluar. Partia gjithashtu përcjellë të dhëna të pasakta se për “renditjen e këtillë të vendit ka kontribuar lëshimi i pasaportave për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendas dhe burgimi i civilëve të pafajshëm“, megjithëse kjo nuk përmendet fare në raportin e “Transparency International”.
Shkruan: Zoran Dimovski
Aleanca për Shqiptarët këto ditë dërgoi komunikatë, në të cilët shtrembëron informacionet në lidhje me Raportin e fundit të Transparency International për Indeksin perceptimit të korrupsionit për vitin 2021:
SPIN: Transparency International sot konfirmoi zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët e ka paralajmëruar vazhdimisht. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në renditjen e këtij viti renditet në grupin e vendeve si Tanzania, Surinami, Maroku, Guajana, Etiopia, Kolumbia etj. Për të shtuar ironinë, vendet që deri dje konsideroheshin si më të korruptuarit, sot janë në një pozitë shumë më të mirë se vendi ynë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë vendet diktatoriale si Kuba.
Ka vetëm një fajtor në këtë situatë, regjimi hibrid që ka kapur drejtësinë dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion. Kujtojmë se në këtë renditje kontribuan pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendas dhe burgosja e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para për të blerë lirinë edhe pse u takon, thuhet në deklaratën partiake të Aleancës për Shqiptarët.
[Burimi: Канал 5 – ASH: Transparency International konfirmoi se Maqedonia është ndër vendet më të korruptuara; датум: 25.01.2022]
Kundërspin: Aleanca për Shqiptarët interpreton në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme raportin e “Transparency International” që u publikua më 25 janar 2022. Në këtë frymë, në vend që të prezantojë të dhënat reale nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit për vitin 2021, partia shtrembëron të vërtetën dhe thotë se “Transparency International” gjoja ka konfirmuar se vendi është ndër vendet më të korruptuara në botë.
Kjo nuk është e saktë. Maqedonia e Veriut, sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit të publikuar nga “Transparency International”, është në vendin e 87-të nga gjithsej 180 vende që janë renditur, me gjithsej 39 pikë nga 100 të mundshme. Të dhënat tregojnë se Maqedonia e Veriut nuk është një nga vendet më të korruptuara në botë, siç po përpiqet të paraqesë Aleanca për Shqiptarët.
Përkundrazi, vendi ngritje prej 24 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur ishim në vendin e 111. Sipas Transparency International, kjo është për shkak të sintezës së pikave të marra nga raportet dhe anketat e shtatë organizatave të pavarura ndërkombëtare, si dhe mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e fundit, procesi i reformave, proceset gjyqësore të zhvilluara për çështje të korrupsionit të profilit të lartë, funksionimin e institucioneve të pavarura, përkatësisht Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe aktivitetet e Qeverisë, e cila ka bërë Planin Aksionar për luftë kundër korrupsionit.
Në fund të komunikatës së partisë Aleanca për Shqiptarët, thuhet gjithashtu se për këtë renditje të Maqedonisë së Veriut, kontribuan “pasaportat e kriminelëve botërorë, lirimi i kriminelëve vendas dhe burgosja e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para për të blerë lirinë, edhe pse ajo u takon”.
Por, në Raport nuk përmenden gjetje të këtilla të përmendura nga Aleanca për Shqiptarët. Këtë e ka konfirmuar për “Vërtetmatësin” kryetarja e “Transparency International”, Slagjana Taseva.
Prandaj, qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët se vendi ynë është një nga vendet më të korruptuara në botë, edhe pse jemi në vendin e 87-të me ngritje prej 24 vendesh krahasuar me vitin e kaluar, është spin klasik. Ndërsa, me plasimin e informacioneve që nuk janë fare në Raportin e “Transparency International”, manipulohet shtesë dhe krijohet një imazh i deformuar në opinion.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari