Kundërspin: Kush është agresori dhe kush bënë luftë hibride në Ukrainë?
Në Samitin e grupit të vendeve më të zhvilluara G20 në Bali, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov mbajti konferencë për shtyp, në të cilën përcolli retorikë të njohur propagandistike, e cila është përsëritur shumë herë më parë, por mbi të gjitha, rrëfimi i tij përmbante një sërë rrotullimesh në lidhje me negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, se kush, në fakt, filloi luftën hibride në Ukrainë
Shkruan: Vesna Kollovska
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, gjatë një konferencë për shtyp në Samitin e grupit të vendeve më të zhvilluara G20 në Bali, përcolli një retorikë të njohur me plasimin e spinave, gjysmë të vërtetave dhe dezinformatave. Lavrov tha se luftën hibride në Ukrainë e nisi Perëndimi, i cili e kishte përgatitur për vite me radhë. Sipas tij, ka mosmarrëveshje në lidhje me dënimin e Rusisë në deklaratën nga Samiti. Lidhur me negociatat e mundshme me Ukrainën, kreu i diplomacisë ruse tha se ishte Ukraina ajo që i ndaloi negociatat me Federatën Ruse, jo presidenti, duke iu referuar Vladimir Putinit të Rusisë.
Në konferencën për shtyp, Lavrov bëri disa rrotullime.
Spin: Ukraina ka ndaluar negociatat me Federatën Ruse. Presidenti (Vladimir Puin) nuk i refuzon negociatat. Është Ukraina ajo që refuzon negociatat. Dhe sa më gjatë të presim, aq më e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshjeje.
[Burimi: Press konferenca e Sergei Lavrov në Samitin G20 në Bali, data: 15.11.2022]
Kundërspin: Ukraina nuk i ka ndaluar negociatat me Federatën Ruse, por refuzon të negociojë me Presidentin Vladimir Putin. Në Vendimin e Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen e Ukrainës, datë 30 shtator 2022, shkruhet:
Lidhur me veprimet e Ukrainës si përgjigje të përpjekjes së Federatës Ruse për të aneksuar territorin e vendit tonë, për të garantuar sigurinë e zonës euroatlantike, Ukrainës, dhe për të rivendosur integritetin e saj territorial, vendimi është të konstatohet pamundësia për zhvillimin e negociatave me Presidentin e Federatës Ruse, V. Putin.
Vendimi pasoi pas aneksimit të Putinit të katër rajoneve të tjera të Ukrainës në lindje dhe jug, si dhe sulme të rregullta ajrore në Kiev dhe qytete të tjera. Pas shpalljes së dekretit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në video-paraqitje tha:
Do të negociojmë me presidentin e ri.
Presidenti i Ukrainës ka sugjeruar se është i hapur për bisedime për paqe me Rusinë, duke zbutur refuzimin e tij për të negociuar me Moskën për sa kohë që Presidenti Vladimir Putin është në pushtet. Autoritetet ukrainase nuk e kanë përjashtuar kurrë mundësinë e negociatave me Rusinë, por me presidentin aktual Putin. Kjo është shpjeguar më tej nga këshilltari i Zelenskit, Mykhailo Podoljak, i cili iu përgjigj spekulimeve se SHBA po i bëjnë presion Ukrainës që të ulet në tryezën e bisedimeve.
Ukraina kurrë nuk ka refuzuar të negociojë. Pozicioni ynë negociues është i njohur dhe i hapur, shkroi ai në Twitter, duke thënë se Rusia së pari duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.
Në të njëjtin postim në Twitter, ai thotë se ata janë konstruktivë në vlerësimin e tyre dhe do të bisedojnë me liderin e ardhshëm (të Rusisë).
Spin: Bashkimi Evropian dhe NATO kanë qenë prej kohësh pjesëmarrës hibrid në konflikt hibrid, luftë hibride në Ukrainë.
Kundërspin: Në Ukrainë, që nga 24 shkurti 2022, është zhvilluar një luftë moderne konvencionale nga toka, uji dhe ajri, në të cilën, sipas vlerësimeve të gjeneralit amerikan Mark Miley, deri tani kanë vdekur rreth 40,000 civilë ukrainas, ushtarë ukrainas, por edhe 100,000 ushtarë rusë. Në përkufizime, lufta hibride është një lloj veprimi armiqësor në të cilin pala sulmuese maskon agresionin e saj përmes operacioneve të fshehta me kusht të shërbimeve speciale dhe forcave speciale, sulmeve kibernetike, mbështetjes mjaft të hapur të opozitës dhe kryengritësve në territorin e armikut, të ndjekura në fazën e fundit, duke përfshirë forcat e veta të armatosura. Në mëngjesin e 24 shkurtit, Rusia nisi zyrtarisht “operacionin special ushtarak” kundër Ukrainës, me qëllim që, siç shpjegoi Putin, ta “çmilitarizojë” vendin fqinj.
Qëllimi i operacionit është të mbrojë njerëzit e Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk (DPR dhe LPR), tha ai.
Pushtimi i pjesëve të Ukrainës nga Rusia filloi në vitin 2014 me aneksimin e Krimesë.
Bashkimi Evropian dhe NATO kanë dënuar pushtimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Shtetet anëtare të BE-së u përgjigjën duke izoluar Rusinë, duke mbështetur Ukrainën dhe duke synuar zvogëlimin e pasojave të luftës. Sipas Euroactive, është duke u përgatitur një grup i ri parimesh në marrëdhëniet me Moskën.
Rusia, duke përdorur ushqimin si armë në luftën e saj kundër Ukrainës, është e vetmja përgjegjëse për krizën globale të sigurisë ushqimore që ka shkaktuar, thuhet në draft tekst.
Drafti, gjithashtu, u bënë thirrje vendeve anëtare të “punojnë ngushtë me partnerët në mbarë botën dhe me aleatët e NATO-s për të mbrojtur dhe forcuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla“.
Kreu i diplomacisë ruse, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, akuzoi Perëndimin, siç tha ai, për politizimin e vetë G20-ës dhe fajin për krizën ekonomike dhe veprimet ushtarake e paraqiti si përgjegjësi të përbashkët të të dyja palëve.
Spin: Kolegët tanë perëndimorë u përpoqën në çdo mënyrë të mundshme ta politizonin këtë deklaratë dhe u përpoqën të futeshin fshehurazi në formulime që do të nënkuptonin dënimin e veprimeve të Rusisë në emër të të gjithë G20-ës, duke përfshirë edhe neve.
Kundërspin: Në draftin e deklaratës përfundimtare, për të cilën negociatorët e 19 vendeve nga G20 dhe BE arritën marrëveshje në ditën e parë të Samitit, thuhet:
Shumica e anëtarëve dënojnë me forcë luftën në Ukrainë dhe theksojnë se ajo po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore. Kishte pikëpamje të tjera dhe vlerësime të ndryshme për situatën dhe sanksionet, thuhet në draft-deklaratën, e cila u konfirmua edhe nga një diplomat evropian, njoftoi agjencia Reuters.
Në samit ai iu referua edhe rezolutës së OKB-së të miratuar në fillim të marsit, e cila përmban dënim të luftës. Më pas 141 nga 193 anëtarë të OKB-së votuan për dënim të luftës. Kundër ose abstenuan 40 vende, mes tyre, përveç Rusisë dhe Kinës, edhe India dhe Republika e Afrikës së Jugut, që janë anëtare të G20.
Përdorimi i fjalëve “shumica e anëtarëve” është shenjë ndarjeje, siç është pranimi se “ka pikëpamje të ndryshme dhe vlerësime të ndryshme”, si dhe fjalët se G20 “nuk është forum për zgjidhjen e çështjeve të sigurisë”.
Por pavarësisht kësaj, përdorimi i fjalëve nga rezoluta e marsit të Kombeve të Bashkuara në të cilën dënohet “në mënyrën më të fortë të mundshme agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës” dhe kërkohet “tërheqja e saj e plotë dhe e pakushtëzuar” nga territori i Ukrainës, që paraqet “sukses të madh” sipas Xhon Kiton, drejtor i Grupit Kërkimor G20.
Këtu, G20 nuk lë asnjë dyshim se kush e filloi luftën dhe si duhet të përfundojë ajo, tha ai në një intervistë për ABC, duke shtuar se kishte një “ndryshim aktiv” në Kinë dhe Indi, të cilat iu bashkuan “anës demokratike të ndarjeve të mëdha gjeopolitike“.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari