Kundërspin: Hapat pozitivë më së shumti varen nga vullneti i brendshëm politik – atëherë do të ndihmojë edhe BE-ja

Rrotullimi i së vërtetës është në pjesën se cili është elementi më i rëndësishëm në hapat pozitivë për vendin. Dhe është e qartë dhe e vërtetuar pa mëdyshje në të gjitha analizat e brendshme dhe ndërkombëtare – VULLNETI POLITIK. Natyrisht, ky spin nuk do të thotë se është më mirë që Maqedonia të tërhiqet nga kandidatura për anëtarësim dhe/ose se është më mirë nëse anëtarësohet në aleanca të tjera, për shembull BRICS ose diçka tjetër.

Shkruan: Teofil Blazhevski

Në një emision debatues në televizion, lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka shprehur mendimin e tij për progresin në vend, në të cilin vërehet spin:

Spin: Anëtarësimi në BE është e vetmja mundësi për ndryshime pozitive në vendin tonë. Këtë e dinë të gjithë qytetarët. Të bësh një hap përpara drejt anëtarësimit në BE dhe anëtarësimit të suksesshëm në NATO kërkon guxim dhe vendosmëri. Ne e bëmë atë falë guximit dhe udhëheqjes tonë”

[Burimi: LSDM– D. Kovaçevski; data: 03.04.2024]

Kundërspin: Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në duelin e parë televiziv me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shprehur glorifikimin e BE-së dhe anëtarësimit në BE si “shans i vetëm për ndryshime pozitive”, që është shtrembërim i së vërtetës, pra spin.

Natyrisht, ky spin nuk do të thotë se është më mirë që Maqedonia të largohet nga kandidatura për anëtarësim dhe/ose se është më mirë nëse anëtarësohet në aleanca të tjera, si për shembull BRICS, apo diçka tjetër. Por është e qartë që dhe pa mëdyshje e vërtetuar në të gjitha analizat si vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare, duhet – VULLNET POLITIK.

Mund të konfirmohet nga një eksperiment shumë i thjeshtë – një kërkim në Google për parametrat “mungesë” ose “mungesë vullneti politik”.

Nga shembulli i parë që del – analiza e një emisioni debator në 24 Vesti, deri te analizat më serioze të organizatave joqeveritare dhe së fundi në raportet e Komisionit Evropian, një përfundim i tillë gjendet gjithandej.

Në fakt, analizat e “Metamorfozës” në fushën e reformave në drejtësi, reformat në administratë apo reformat në sektorin e medias kanë vërtetuar gjithmonë se vullneti politik është çelësi për zbatimin e reformave.

Përfshirë edhe reformën në segmentin lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila u premtua me sloganin e Revolucionit Shumëngjyrësh, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, e që sipas rrëfimit të kandidatit për president Stevo Pendarovski, u braktis përgjysmë.

Prandaj, glorifikimi se e vetmja mundësi për një hap pozitiv përpara është BE-ja (nënkuptohet edhe anëtarësimi edhe procesi i integrimeve evropiane) është një spin dhe është për shkak të një prej pretendimeve të shprehura më parë të liderit të mëparshëm të LSDM-së, Zoran Zaev, se pa “kamxhikun nga BE” Maqedonia nuk mund të bëjë reforma.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.