Kryeprokurori bullgar Geshev: E sulmojnë Prokurorinë për interesa ruse

 

Prokuroria është shënjestër e sulmeve për shkak të interesave politike që përkojnë me ato të Rusisë, tha kryeprokurori i Bullgarisë, Ivan Geshev në një intervistë për gazetën bullgare “Kapital”. Sipas Geshev, qëllimi kryesor i sulmeve është marrja nën kontroll e zyrës së prokurorit të shtetit, por një rastësi e tillë interesash është shqetësuese, raporton media bullgare online mediapool.bg.

Është shumë interesante se si disa parti me orientim euroatlantik përkojnë me atë që po bëjnë disa qytetarë të Federatës Ruse. Për mua është enigmë pse po ndodh kjo, komenton Geshev.

Geshev, si personi i parë në prokurori, ka qenë prej kohësh cak i sulmeve nga partitë dhe koalicioni i fundit qeveritar politik i udhëhequr nga Kiril Petkov, për punë të papërshtatshme dhe korrupsion dhe mbrojtje të krimit – veçanërisht në kontekstin e mbrojtjes së ish-partisë në pushtet GERB dhe Bojko Borisov.

Deklarata e mësipërme e Geshev mund të kuptohet si përpjekje e tij për të mohuar sulmet kundër tij duke përdorur frazën popullore të “ndikimit rus”. Përkundrazi, ndaj tij pati akuza specifike për sjellje të pahijshme jo vetëm nga partitë apo koalicionet, por edhe nga qytetarët që dolën në protesta në Sofje.

Për skandalin e madh me tufat e parave dhe shufrat e arit që u panë në videot nga dhoma e gjumit të ish-kryeministrit Borisov, kryeprokurori Ivan Geshev thotë se hetimet për rastin janë drejt fundit, por se ka marrë përgjigje nga banka që shtypi kartëmonedhat euro që tregon se pakoja me numër serial siç shihet në foto nuk ishte shtypur nga to.

E me këtë rast, kujton Mediapool, në fillim shërbimet hetimore nuk i konsideruan shufrat e regjistruara si flori, por i quajtën objekte drejtkëndëshe me ngjyrë të zezë dhe ndërsa GERB-i i Borisovit ishte në pushtet, prokuroria pretendoi se ekspertiza e kartëmonedhave dhe shiritat nuk bëhet nga një video regjistrim.

.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.