Komuna e Zhelinës në mënyrë transparente i ka publikuar raportet vjetore financiare

Фото: mkd.zhelina.gov.mk

Premtimi: Transparencë në raportet vjetore financiare

[Burimi: Programi parazgjedhor i kryetarit Blerim Sejdiu, Komuna e Zhelinës – në gjuhën shqipe]

ARSYETIMI:

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në programin parazgjedhor me të cilin kandidoi në zgjedhjet lokale katër vjet më parë, në pjesën Llogaridhënia ndaj qytetarëve (fq.4) premtoi transparencë të raporteve vjetore financiare. Sipas kontrollit të “Vërtetmatësit”, ky premtim elektoral është përmbushur.

Gjatë kontrollit në uebfaqen e Komunës së Zhelinës, në pjesën Financa, shfaqet nënkategoria “Llogaritë përfundimtare“, ku mund të gjeni llogaritë përfundimtare të komunës për vitet e kaluara. Në dokumentet e bashkangjitura online në kategorinë “Buxheti” janë publikuar buxhetet vjetore të planifikuara të komunës, si dhe ribalanci i buxhetit. Këto dokumente mund të gjenden në ueb-faqen në gjuhën shqipe. Faqja është përkthyer edhe në gjuhën maqedonase, por atje nuk janë të gjitha dokumentet.

Në Raportin për transparencën financiare të komunave, të bërë nga Qendra për analiza ekonomike (CEA), ku në mesin e disa indikatorëve janë renditur raportet vjetore, Komuna e Zhelinës renditet ndër komunat më transparente, sa i përket transparencës financiare. Më saktë, sipas metodologjisë së tyre, kjo komunë ka 11 pikë dhe gjendet në pjesën e epërme të tabelës, ku janë shfaqur rezultatet për të gjitha 80 komunat dhe qytetin e Shkupit (0 deri në 16 pikë).

Burimi: Indeksi i transparencës së buxhetit 2020-2021, Qendra për analiza ekonomike (CEA)

Sipas këtij hulumtimi, Komuna e Zhelinës është ndër më transparentet në rajonin e Pollogut, me diferencë prej 9 pikësh nga Komuna e Tetovës, 4 nga Komuna e Tearcës dhe 2 nga Komuna e Jegunovcës.

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorphozis”, në kuadër të Projektit të USAID-it për pjesëmarrjen qytetare, ka bërë vlerësimin e gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, duke përmes indeksit të transparencës. Rezultatet e këtij hulumtimi, të kryer nga 1 qershori deri më 15 korrik 2021, i cili mbulon të gjitha 80 komunat dhe qytetin e Shkupit, tregojnë se Komuna e Zhelinës është në vendin e shtatë sipas indeksit të transparencës (39 përqind). Ndër treguesit për hapjen e komunave, transparenca e tyre vlerësohet, përfshirë transparencën financiare si një nga aspektet më të rëndësishme të punës së vetëqeverisjes lokale.

Burimi: Indeksi i transparencës së njësive të vetëqeverisjes lokale, Fondacioni “Metamorphosis”

Duke pasur parasysh këtë argumentim, premtimin e kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu për transparencën e raporteve financiare vjetore, e vlerësojmë të përmbushur.

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.