Komisioni u aktivizua për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid, jo për të mbytur protestat

Фото: pixabay.com

Komisioni për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive që në fund të qershorit ka nisur të paralajmërojë se ka trend të rritjes së infeksioneve me kovid në vend, ndërsa protestat kundër propozimit francez kanë nisur më vonë. Domethënë, të dy gjërat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Gjithashtu, Komisioni nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në protestat që vazhduan të zhvillohen pavarësisht se numri i të infektuarve me kovid në vend ishte në rritje.

 

 

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin pretendohet se fakti që Komisioni për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive ka filluar të dalë publik me njoftime, pra është aktivizuar, është tentativë për të defokusuar publikun nga protestat aktuale që u zhvilluan për shkak të propozimit francez.

Sapo u ngrit populli, e lëshuan Komisionin për Sëmundjet Infektive. Lexoheni si abetare o sataniste të ndyre!!! Këtë herë qepa nuk do t’ju kalojë.

Sidoqoftë, në postimin që e recensojmë, mungon konteksti.

Komisioni për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive njëzet ditë më parë ka dalë me komunikatë pas mbledhjeve të mbajtura, menjëherë pas regjistrimit të rritjes së numrit të të infektuarve nga Covid-19 në vend. Domethënë, për të paralajmëruar qytetarët që të praktikojnë masa mbrojtëse që mund të parandalojnë ose reduktojnë transmetimin e koronavirusit.

Më 29 qershor të këtij viti, Komisioni ka dërguar një deklaratë për media në të cilën bën me dije se numri i rasteve pozitive me Covid-19 në vend është rritur për 65.8 për qind atë javë, krahasuar me një javë më parë. Kjo ëhtë bërë e ditur pas takimit të zhvilluar të ekspertëve të përfshirë në monitorimin e situatës epidemiologjike në vend. Në atë takim u konstatua gjithashtu se nuk kishte rritje të shtrimeve në klinikat shtetërore dhe private dhe se në atë moment në spitale po trajtoheshin vetëm 10 pacientë me Covid-19.

Komisioni në atë njoftim po ashtu theksoi se parametra të tillë, gjegjësisht trendi i rritjes së numrit të rasteve të reja është në mbarë botën dhe është i pranishëm edhe në vendet fqinje. Atëherë nuk kishte asnjë protestë për propozimin francez, andaj teza se Komisioni për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive është aktivizuar për të shtypur protestën dhe për të larguar vëmendjen nga protestat tek situata e Covid-it nuk është e bazuar në fakte. Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi që qytetarët të mbrojnë shëndetin e tyre duke mbajtur maskë, duke mbajtur distancën dhe duke larë më shpesh duart, masa që janë aplikuar më herët gjatë gjithë pandemisë për parandalimin dhe mbrojtjen nga koronavirusi.

Në postimin që është objekt i shqyrtimit tonë, pretendohet gjithashtu se vetë aktivizimi i Komisionit synon vendosjen e një “qepe” për qytetarët, metaforë e përdorur për lajme të rreme. apo dezinformata. Megjithatë, në këtë rast ka statistika të qarta, numri i të infektuarve rishtazi monitorohet nga Instituti i Shëndetit Publik dhe raportet javore për atë numër publikohen në opinion.

Njoftimet e mëposhtme të Komisionit për Sëmundje Infektive tregojnë se trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me Covid ka vazhduar edhe në periudhën e ardhshme. Kështu, më 15 korrik 2022, nga atje rekomanduan dyfishimin e kapaciteteve testuese në institucionet përgjegjëse, si dhe monitorimin e situatës për sigurimin e mundshëm të kapaciteteve shtesë aty ku është e nevojshme. Numri i infeksioneve të reja me Covid në atë javë (15 korrik) është rritur për 79,9 për qind krahasuar me javën paraprake.

Informimi për trendin e rritjes së numrit të të infektuarve të rinj nuk mund t’i shtypë protestat që u zhvilluan para Kuvendit para Qeverisë dhe në qendër të Shkupit. Nga ana tjetër, vetë Komisioni nuk rekomandoi fare masa të reja, përveç rritjes së kapacitetit të testimit, dhe masat e mëparshme mbeten në fuqi, vendosja e maskës vetëm në objektet shëndetësore, në transportin publik dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta. Komisioni u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe pa ajrosje, përveç rasteve urgjente. Ndërsa protestat përkundër kësaj, zhvillohen në ambient ​​të hapur.

Instituti i Shëndetit Publik analizën e fundit për gjendjen me Covidin, që bazohet në matematikë dhe statistika të sakta, e publikoi në këtë link.

Nga faktet e paraqitura më sipër, është evidente se Komisioni për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive ka filluar të paralajmërojë që në fund të qershorit se ka trend rritës të infeksioneve me Covid në vend, ndërsa protestat kundër propozimit francez kanë nisur më vonë. Domethënë, të dyja gjërat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, trendi rritës i infektimeve me Covid ka filluar para fillimit të protestave dhe Komisioni për mbrojtjen nga sëmundjet infektive vetëm i është përgjigjur asaj tendence dhe ka njoftuar qytetarët për një situatë të tillë.

Gjithashtu, Komisioni nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në protestat që vazhduan të zhvillohen pavarësisht se numri i të infektuarve me Covid në vend ishte në rritje. Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, postimin që po e recensojmë e vlerësojmë si postim në të cilin mungon konteksti.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari