Katër ditë të mbetura për të aplikuar: Trajnimi për verifikimin e fakteve dhe mundësi për vizitë njëjavore në SHBA

Përmes këtij programi, pjesëmarrësit më të mirë do të kenë mundësinë për praktikë në mediat e Metamorphosis, Meta, Portalb apo Vërtetmatës dhe dy nga to do të kenë mundësinë për një vizitë studimore njëjavore në SHBA. Ligjërues i trajnimit, i cili do të mbahet në Strugë nga data 22 deri më 24 mars 2023, ndër të tjera do të jetë gazetari eminent John Greenberg, korrespondent i PolitiFact.

Kanë mbetur edhe katër ditë deri në afatin e fundit (3 mars 2023) për aplikim për pjesëmarrje në trajnimin “Dezinformatat dhe Kontrolli i Fakteve”, përmes të cilit dy pjesëmarrësit më të mirë do të kenë mundësinë të shkojnë në një vizitë njëjavore në SH.B.A.

Ligjërues i trajnimit, i cili do të mbahet në Strugë nga data 22 deri më 24 mars 2023, ndër të tjera do të jetë gazetari eminent John Greenberg, korrespondent i PolitiFact.

Të gjithë të rinjtë nën moshën 29 vjeç që vijnë nga rajoni Jugperëndimor dhe Pellagonia mund të aplikojnë për trajnim duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm: https://icfj.tfaforms.net/4995004

Trajnuesi i trajnimit Greenberg ka qenë pjesë e ekipit të PolitiFact gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012 dhe një nga kontrolluesit e fakteve që themeloi PunditFact në vitin 2013 – një projekt i dedikuar për të kontrolluar saktësinë e pretendimeve të bëra nga ekspertë, kolumnistë, blogerë, analistë politikë, drejtues dhe pjesëmarrës nëpër emisone televizive. Greenberg ështl dy herë fitues i çmimeve nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë për raportim investigativ. Përveç Greenberg, trajnues do të jenë edhe Vladimir Petreski, kryeredaktor i Vërtetmatësit dhe Meri Jordanovska, zëvendëskryeredaktore e agjencisë së lajmeve Meta.

Ky trajnim është pjesë e programit “Gazetaria për gjeneratën e re: Programi për trajnime në media” të Fondacionit Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (ICFJ), me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Përmes këtij programi, pjesëmarrësit më të mirë do të kenë mundësinë për praktikë në mediat e Metamorphosis, Meta, Portalb apo Vërtetmatës dhe dy nga pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për një vizitë studimore njëjavore në SHBA.

Nëpërmjet punëtorive, praktikave dhe një vizite studimore në SHBA, programi do t’u sigurojë të rinjve aftësitë e nevojshme për raportim cilësor duke përdorur të dhëna dhe fakte të verifikuara, do t’i njohë ata me aplikimin e mjeteve digjitale ose me burim të hapur me kosto efektive në punën e tyre dhe do t`i lidh ata me kolegë me të njëjtin mendim për të shkëmbyer ide rreth problemeve të përbashkëta dhe zgjidhjeve të mundshme.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.