Ivica Konevski
Premtime
Ai është kryetari aktual i Komunës së Aerodromit. Në këtë moment po kryen edhe mandatin e tij të dytë si kryetar komune.
JETA PRIVATE
Ivica Konevski ka lindur me 14 dhjetor të vitit 1978 në Shkup.
ARSIMIMI
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup dhe ka ka titullin jurist i diplomuar duke kaluar provimin gjyqësor.
KARRIERA POLTIKE
Përvoja e tij e parë në politik ka qenë vendi i këshilltarit në Këshillin e Qytetit të Shkupit, në periudhën 2005-2006. Më pas është emëruar si drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen Publike për vendosjen e strehimeve dhe hapësirën tregtare në Republikën e Maqedonisë (NPVSHT). Përveç kësaj, ka qenë edhe kryetar i Bordit të drejtorëve në Qendrën Tregtare të Qytetit – Shkup.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 Konevski si kandidat i VMRO DPMNE-së morri edhe funksionin e kryetarit të komunës në rrethin e parë të zgjedhjeve, duke fituar kandidatin e tij opozitar Tihomir Ilievski. Në zgjedhjet e radhës lokale në vitin 2013 ka festuar fitoren mbi Dime Velkovski nga LSDM me 63% të votave nga numri i votave të përgjithshme. Mandati i ri i filloi me 24 mars të vitit 2013.
BURIME
Ueb-faqja e Komunës Aerodrom: Kryetari i Komunës
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari