Hiqen shtyllat e shtegut të biçikletave në Tetovë

Фото: Вистиномер

Premtimi: Heqja e shtyllave (sinjalizuese) për shtegun e biçikletave

[Burim:Faqja zyrtare në Facebook e Komunës së Tetovës(pik numër 7), data: nëntor 2021]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në programin “100 ditë Komuna e Tetovës”, të cilin e publikoi me16 nëntor në një konferencë për media, por edhe në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Tetovës, ka premtuar se do hiqni shtyllat përgjatë bulevardit “Ilinden”, të cilat ndajnë shtegun e biçikletave. Ky premtim është duke u realizuar.

Më 17 nëntor, ekipet në terren filluan heqjen e shtyllave dhe Kasami për mediat tha:

Në planin 100 ditor që kemi prezantuar për publikun e gjerë është heqja e shtyllave në shtegun e biçikletave, sepse janë vendosur në kundërshtim me ligjin. Për heqjen e shtyllave është marrë vendim nga gjykata që janë të paligjshme dhe ne duhet ta zbatojmë atë vendim.

 Foto: Vërtetmatës

Shtyllat përgjatë bulevardit “Ilinden” në Tetovë janë vendosur në prill të këtij viti. Ata kanë ndarë rrugën ku lëviznin mjetet në njërën anë dhe pjesa e vogël e krahut të djathtë të rrugës është shfrytëzuar nga çiklistët.

Foto: Vërtetmatës

Në rrjetet sociale pati reagime që korsitë janë të pasigurta, të ngushta, në disa vende dhe të pakalueshme sepse ka kontejnerë të vendosur dhe shpeshherë pista uzurpohet nga makinat e parkuara.

Korsia e biçikletave (aprill 2021) Foto: Vërtetmatësi

Duke qenë se këto ditë po punohet në terren dhe po hiqen shtyllat e korsive për biçikleta, ky premtim i kryetarit të Komunës Kasami vlerësohet si duke u realizuar.

 BURIME:

Vlerësimi: Zoran Dimovaki

 

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.