Haraçina ende pa shkollë të mesme

Ndërtimi i shkollës së mesme në Komunën e Haraçinës. 

ARSYETIM:
  Shkolla e mesme në këtë komunë u premtua në Platformën e BDI-së, në zgjedhjet 2011. Si afat i fundit për realizimin e këtij projekti ishte dhënë viti 2013-2017. Brahim Ajvazi në fushatën e tij për kryetarë komune, premtoi se këtë obligim do kryej në tre mujorshin e parë pasi t’i jepet e drejta që të udhëheq me Komunën e Haraçinës. Ajvazi fitoi mandatin si kryetarë, ndërsa deri më tani (01.12.2016) premtimi për ndërtimin e shkollës së mesme në Haraçinë, është akoma  i parealizuar. bdi

Më 11.01.2013, Qeveria e Republikës së Maqedonisë kishte miratuar programin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për sanimin dhe ndërtimin e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë. Me këtë program parashihet të ndërtohet dhe shkollë e mesme në Haraçinë, kishte deklaruare zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha.

“Me këtë Program parashihet ndërtimi i dy shkollave të reja të mesme në rajonin e Shkupit, përkatësisht në Komunën e Sarajit dhe në Komunën e Haraçinës. Procedurat e mëtutjeshme për fillimin endërtimit të shkollave në këto dy komuna do të realizohen nga ana e ministrisë së arsimit dhe shkencës në bashkëpunim me komunat përkatëse”. (burimi: Yllpress, 11.01.2013)

Edhe pas një viti pas miratimit, në realitet nuk po zhvillohej ndonjë punë konkrete. Rreth 300 nxënës të kësaj komune, detyroheshin që mësimin ta ndjekin në lagjet Veri, Karposh, Çair etj. (burimi: Portalb, 02.12.2014)

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, më 25.07.2015 kishin deklaruar për portalin Portalb se në planin e investimeve kapitale për vitin 2015, nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e ndonjë shkolle të mesme as në Hasanbeg dhe as në Haraçinë.

“Në planin e investimeve kapitale për vitin 2015, nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e ndonjë shkolle të mesme as në Hasanbeg dhe as në Haraçinë mundësitë financiare të MASH-it janë të tilla që nuk i lejojnë zgjerimin në ndërtimin e shumë e shkollave të reja”. (burimi: Llapi.info,  25.07.2015)

Në fund të vitit 2016, pas vizitës së këtij vendi nga stafi i Vërtetmatësit, mundë të konkludojmë që në Haraçinë nuk ka ndonjë hap pozitiv drejte realizimit të këtij premtimi, edhe pse si afat i fundit për përfundimin e projektit është caktuar viti 2017. Nga ajo që arritëm të shohim ishte vetëm banorë të zhgënjyer pas premtimit që në këtë komunë do të ndërtohet një shkollë e mesme dhe një gjë e tillë nuk u realizua. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mund të përfundojmë që premtimi për ndërtimin e shkollës së mesme në Haraçinë, është i parealizuar. 

BURIME: 

Vlerësoi: Rabie Abazi

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.