HAARP-i as është, as që mund të jetë fajtor për ndryshimet klimatike
Rreth 97 përqind të shkencëtarëve klimatikë në mbarë botën pajtohen se ndryshimet klimatike janë reale dhe të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Në botën shkencore ky është konsensus. HAARP-i, është një program kërkimor aktiv me frekuencë të lartë të dritës polare, por teoricienët e konspiracionit thonë se HAARP-i është dizajnuar për të prodhuar tërmete dhe katastrofa tjera natyrore, si dhe ndryshim të kushteve natyrore. Megjithatë, shkencëtarët dhe meteoreologët thonë se HAARP-i nuk mund ta ndryshojë kohën, e jo të shkaktojë tërmete
Se ndryshimet klimatike nuk ekzistojnë, por se për atë është fajtor HAARP-i “famëkeq është e shpeshtë dezinformata e cila përhapet në rrjetet sociale. Një prej shembujve të tillë është edhe postimi në rrjetin social Facebook në të cilin pretendohet pikërisht kjo – se nuk ka ndryshime natyrore, por vetëm artificiale të shkaktuara nga HAARP-i. Kjo nuk është e saktë. Ndryshimet klimatike janë dukuri e dëshmuar shkencore, ndërsa HAARP-i “famëkeq është një prej teorive më të përhapura të konspiracionit në disa vitet e kaluara, të cilat shpesh mund të gjenden në rrjetet sociale.
NDRYSHIMET KLIMATIKE???
NUK KA NDRYSHIME KLIMATIKE POR NDRYSHIME ARTIFICIALE
!!!
HARPI DUHET TË SHKATËRROHET!!!, shkruan në postimin.
Postimi në Facebook, i cili është objekt i këtij recensioni, i manipulon përdoruesit e rrjeteve sociale se nuk ekzistojnë ndryshime klimatike, përkatësisht se nuk ka ndryshime natyrore, por se ato janë të krijuara në mënyrë artificiale. Sipas postimit, HAARP-i është fajtor për ndryshimet që i ndiejmë.
Ndryshimet klimatike janë realitet
Rreth 97 përqind të shkencëtarëve klimatikë në mbarë botën pajtohen se ndryshimet klimatike janë reale dhe të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Në botën shkencore ky është konsensus.
Provat shkencore tregojnë se aktivitetet njerëzore (fillimisht djegia e karburanteve fosile nga njeriu) e kanë nxehur sipërfaqen e Tokës dhe basenet e saj të oqeanit, që vazhdon të ndikojë mbi klimën e Tokës. Së këndejmi, sipas studimeve të shumëfishta të publikuara në revistat shkencore relevante, trendët e ngrohjes së klimës në shekullin e kaluar janë jashtëzakonisht të mundshëm për shkak të aktiviteteve njerëzore. Krahas kësaj, shumica e organizatave shkencore kryesore në mbarë botën publikuan deklarata me të cilat e mbështetin këtë pozitë.
Ngrohja globale shkakton rritje të temperaturës mesatare të sipërfaqes së Tokës. Kjo jo vetëm që i rrit valët e mundshme të ngrohjes dhe thatësinë, por, gjithashtu, shkakton ndryshime në sistemet tona klimatike natyrore. Këto ndryshime i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të mundshme dhe më serioze. Për shembull, uraganet dhe stuhitë bëhen më intensivë, lëvizin më ngadalë dhe u duhet një kohë më të gjatë që të qetësohen.
Ky trend është pjesë e ndryshimeve klimatike, të cilat shumë njerëz e konsiderojnë sinonim të ngrohjes globale. Shkencëtarët preferojnë ta përdorin termin “ndryshime klimatike”, kur i përshkruajnë ndryshimet klimatike të cilët tani ndikojnë mbi sistemet kohore dhe klimatike të planetit tonë. Ndryshimet klimatike përfshijnë jo vetëm ngrohjen e temperaturave mesatare, por edhe ngjarjet ekstreme të motit, zhvendosjen e popullatës dhe habitateve të botës së egër, rritjen e nivelit të deteve dhe një sërë ndikimesh tjera.
HAARP-i, nga ana tjetër, as që është, as që mund të jetë fajtor për ndryshimet klimatike.
HAARP është program kërkimor aktiv me frekuencë të lartë të dritës polare i cili është projekt i përbashkët i partnerëve të ndryshëm: industria, Ministria e Mbrojtjes e Amerikës dhe universitetet e shumta në mbarë SHBA-në. Shkencëtarët krijuan laboratori në Gakoni, Alaskë, dhe instaluan 180 antena me frekuencë të lartë, të cilat së bashku mund të emitojnë 3.600 kilovatë radiovalë të frekuencave nga 2.8 deri në 10 megahercë (rang me frekuencë të lartë), që u mundëson infrastrukturave veçanërisht të ndieshme t’i matin proceset fiuzike që zhvillohen në atë brez.
Puna e objektit kërkimor u transferua nga Forcat ajrore të ShBA-së në Universitetin në Alaskë, Ferbenks, më 11 gusht 2015, duke i lejuar HAARP-it të vazhdojë me kërkimet e fenomenologjisë së jonosferës përmes marrëveshjes për bashkëpunim për kërkim dhe zhvillim për shfrytëzimin e tokës.
Për shkak të teknologjive të reja të instaluara, ShBA-ja këto antena i përdor edhe në komunikimet dhe në pjesët veçanërisht të thella të deteve ose tokës. Por, nuk është i saktë pretendimi se këto antena mund të ndikojnë mbi ndryshimet e klimës, se shkaktojnë tërmete ose ndryshime në disponimin te njerëzit.
Në ueb faqen zyrtare të projektit thuhet se “i studion cilësitë dhe sjelljen e jonosferës“:
Jonosfera shtrihet në rreth 50 deri në 400 milje mbi sipërfaqen e Tokës, pikërisht në buzë të kozmosit. Së bashku me atmosferën e epërme neutrale, jonosfera e formon kufirin ndërmjet atmosferës së poshtme të Tokës – ku jetojmë dhe frymojmë – dhe vakumit në kozmosin.
Teoricienët e konspiracionit thonë se HAARP-i është dizajnuar të prodhojë tërmete dhe katastrofa tjera natyrore, si dhe ndryshim të kushteve të motit. Megjithatë, shkencëtarët dhe meteorologët thonë se HAARP-i nuk mund ta ndryshojë motin, e jo të shkaktojë tërmete.
Radiotransmetimet nga HAARP-i shkaktojnë vetëm efekte të vogla në jonosferën të cilat zgjasin një kohë të shkurtër, disa sekonda. Nuk ka prova se HAARP-i mund të shkaktojë katastrofa natyrore ose të ndikojë mbi lëvizjet dhe mendimet e njeriut.
Megjithëse teoria e konspiracionit se “ndryshimet klimatike nuk ekzistojnë” është bazuar në dezinformata dhe ekzistojnë dëshmi që e hedhin poshtë këtë pretendim, megjithatë, në të besojnë pothuajse gjysma e qytetarëve. Hulumtimi i “Institutit për Demokraci” nga nëntori 2021 tregoi se 46 për qind e qytetarëve besojnë se klima kontrollohet me satelitë dhe radarë (HAARP), ndërsa 29 për qind mendojnë se ndryshimet klimatike janë trillim.
Nga të gjitha faktet e cekura arrijmë në përfundim se dezinformatë është pretendimi se ndryshimet klimatike nuk ekzistojnë, se janë artificiale dhe se për atë është fajtor HAARP-i.
Linku në tekstin origjinal: HAARP as që është, as që mund të jetë fajtor për ndryshimet klimatike – Truthmeter (vistinomer.mk)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari