Gruevski dhe VMRO-DPMNE në fillim ishin për kufizimin e të drejtës për falje,pastaj ndryshuan qëndrimin

Një herë përkrahje, pastaj pishman. Foto:Tellma

 Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për Ligjin për falje është i njëjtë si në vitin 2009 kur kërkuam ndryshim të ligjit, ndryshim me të cilin kërkuam heqjen e disa mundësive të presidentit lidhur me faljen e një kategoria të caktuar të personave. (Nikolla Gruevski)

[Burimi: МIА, Data: 14.3.2016]

ARSYETIM

Në 14 mars kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjatë vizitës në Klinikën e gjinekologjisë, tha që qëndrimi i partisë që e udhëheq për Ligjin për falje është i njëjti si në vitin 2009,  kur gjatë votimit në Parlament i përkrahën ndryshimet ligjore me të cilat kufizohet e drejta e kryetarit për të falur të dënuar për pedofili, krim zgjedhor, vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare etj. Këtë deklaratë Gruevski e dha dy ditë përpara se Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e radhës me shumicë votash e solli vendimin për eliminim të atyre ndryshimeve, gjegjësisht Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje nga viti 2009.

Duke marrë parasysh atë që VMRO-DPMNE në votimin në Parlament me 28 mars të këtij viti, gjegjësisht dy javë pasi kryetari i partisë e dha deklaratën e lartëpërmendur, e refuzoi Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për falje, të propozuar nga LSDM, i cili i përfshinte të njëjtat kufizime si Ligji i hequr nga Gjykata Kushtetuese,  kjo deklaratë e Nikolla Gruevskit është jo konsekuente.

Deklaratë të përafërt me atë të 14 marsit, Gruevski dha edhe me 17 mars, një ditë pasi Gjykata kushtetuese e hoqi kufizimin e të drejtës së presidentit të shtetit për falje. Atëherë ai foli në emrin e tij personal, por thelbi ishte i njëjtë:

 Vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim nga viti 2009 për ndryshimet e Ligjit për falje në pjesën në të cilën presidenti nuk mund të fal të dënuar për krim zgjedhor, të dënuar për drogë dhe pedofili, por, Gjykata kushtetuese ka vendosur ndryshe dhe unë nuk kam kompetenca ta ndryshoj këtë vendim, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE gjatë vizitës në komunën Gjorçe Petrov.

Më herët, në fillim të muajit, Gruevski krijoi një skenë e cila u komentua shumë në mediume dhe rrjetet sociale. Ai me 1 mars në promovimin e botimeve të reja në bibliotekën”1000 Libra”, në pyetjen e një gazetari të Telmës ” Cili është mendimi juaj për për iniciativën e Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurë për  Ligjin për falje?, ai kësaj pyetje ju përgjigj: “Unë e kam mendimin e njëjtë që e kam pasur në vitin 2009”. Përsëri i pyetur “Cili është ai mendim?, Gruevski u përgjigj: “Ai është që…ahh, ai është ai praktikisht që e kam pas në vitin 2009… Ai mendim që e kam pas në vitin 2009”, Në pyetjen e re të gazetares të Telmës “A mund ta përsëritni qëndrimin tuaj?”. Gruevski u përgjigj ” Do të mund ta gjeni në arkivat tuaja” (nga 0:33 deri 0:55 në video)

E ngjashme si  deklarata e cituar më lartë e Nikolla Gruevskit, dhe VMRO-DPMNE-së në deklaratën e 18 marsit potencoi që ende mban të njëjtin qëndrim si në vitin 2009. Pastaj në më shumë deklarata në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, kjo u përsërit me formulim të ngjashëm.

  VMRO-DPMNE mban të njëjtin qëndrim rreth Ligjit për falje si në vitin 2009.

Me 23 mars LSDM deklaroi që do të dorëzoj  Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për falje, me të cilin kthehet kufizimi i të drejtës së presidentit për falje të të dënuarave për pedofili, krim zgjedhor, prodhim dhe tregti me drogë.

Akti i faljes nuk guxon të vlej për vepra penale përgjim i paligjshëm dhe audio incizim sipas nenin 151, veprapenale kundër zgjedhjeve dhe votimeve nga Kapitulli gjashtëmbëdhjetë të Kodit Penal,  vepra penale kundër lirisë gjinore dhe lirisë morale gjinore nga Kapitulli nëntëmbëdhjetë i Kodit Penal e kryer ndaj fëmijëve dhe të miturve; vepra penale kundër shëndetit të njerëzve nga Kapitulli njëzet e një: vepra penale prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në përdorim i narkotikëve, substanca psikotrope dhe prekurësorëve nga neni 215, vepër penale mundësi të përdorimit të lëndëve narkotike nga neni 216, vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353; vepra penale krim të organizuar nga neni 394; vepër penale e cila është e lidhur me terrorizmin nga neni 394-a,394-b dhe 394-v në vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Kapitulli 34 nga Kodi Penal. Personi nuk mund të falet nëse ka më shumë se një vepër penale në periudhë prej 20 vitesh.”

Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për falje ishte në votim në Parlament me 28 mars këtë vit. Atëherë deputetët e VMRO-DPMNE, votuan kundër, edhe pse më herët edhe partia edhe kryetari i tyre porosisnin që janë për kufizimin e të drejtës së presidentit për falje të pedofilisë, të dënuarve për vepra penale lidhur me zgjedhjet dhe vepra tjera të rënda.

Për shkak të këtyre përfundimeve, deklarate e Gruevskit dhe ato që janë thënë në deklaratat e VMRO-DPMNE-së, janë kontradiktore.

 

BURIME

  • MIА – Gruevski: LSDM shpesh e ndryshon qëndrimin për Ligjin për falje  (14.3.2016) [Qasur më: 1.4. 2016]
  • Теlegraf -GJYKATA KUSHTETUESE :Kuvendi nuk mund t’i kufizoj kompetencat e presidentit (16.3.2016) [Qasur më: 1.4. 2016]
  • ТV 21 –  Gruevski për vendimin e Kushtetueses: Shpresoj që presidenti nuk do ta keqpërdor funksionin (17.3.2016) [Qasur: 1.4. 2016]
  • Теlma –  Gruevski i përmbajtur në komentimin e ngjarjeve aktuale në vend в (1.3.2016) [Qasur më: 1.4. 2016]
  • VMRO-DPMNE –  Vazhdojnë presionet e turpshme të LSDM ndaj Gjykatës Kushtetuese(18.3.2016) [Qasur: 1.4. 2016]
  • Тајм.мк (28.3.2016) [Qasur më: 1.4. 2016]

 

Vlerësuar nga: Sasho Spasovski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.