Gjyqësia e pavarur – lehtë premtohet, vështirë zbatohet

Фото: pixabay.com

Në raportin e “Metamorfozis” për reformat në gjyqësor, i titulluar “Gjyqësori ka nevojë për një “dozë përforcuese” financiare“, ndër të tjera, vëren se pavarësia si e gjyqësorit ashtu edhe e prokurorisë, edhe pse e garantuar ligjërisht, mbetet çështje e diskutueshme që duhet trajtuar në periudhën e ardhshme. Ekspertja juridike Natali Petrovska, si segment më problematik në proceset reformuese në gjyqësor deri më tani, veçon përzgjedhjen, avancimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

 

 

Për reformat në drejtësi flitet prej vitesh dhe është përmendur në të gjitha raportet e mëparshme për ecurinë e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, Raporti i fundit i Komisionit Evropian thekson se sundimi i ligjit, ekzistenca e një sistemi gjyqësor efektiv – të pavarur, cilësor dhe efikas, si dhe lufta efektive kundër korrupsionit, janë të një rëndësie të madhe për përparimin e vendit. Në fushën e drejtësisë, në këtë dokument të KE-së theksohet se “sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut ka nivel të caktuar gatishmërie, përkatësisht është mesatarisht i përgatitur”.

Është bërë njëfarë progresi në zbatimin e strategjisë së reformave në gjyqësor, me çka janë zbatuar më tej rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të Grupit të ekspertëve të lartë për çështjet sistemike të sundimit të ligjit. Nevojiten ende përpjekje për të siguruar zbatimin sistematik të planit të veprimit të përditësuar për strategjinë e reformëve në gjyqësor dhe strategjitë e burimeve njerëzore në gjyqësor dhe prokurori.

Institucionet gjyqësore vazhdojnë të zbatojnë rregullat e reja për emërimin, ngritjen në detyrë, disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është miratuar pjesa më e madhe e legjislacionit për zbatimin e Ligjit të rishikuar për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Është e rëndësishme të vazhdohet zbatimi i kornizës ligjore dhe planeve strategjike në lidhje me reformat në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Projektligji i ri për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë duhet ta mbajë Akademinë si pikën e vetme hyrëse në gjyqësor dhe prokurori dhe duhet të sigurojë qasje të drejtë dhe transparente në këto profesione, thuhet në raport.

Në këtë dokument të KE-së për progresin e RMV-së është theksuar shumë edhe pavarësia e gjyqësorit, me çka thuhet se:

Është e nevojshme të vazhdohet përkushtimi për respektimin e plotë të parimeve të pavarësisë së gjyqësorit, si dhe për rritjen e transparencës, veçanërisht në punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë. Është e rëndësishme të sigurohet që gjyqësori të mbrohet nga çdo rrezik apo perceptim i ndërhyrjes së jashtme të papërshtatshme.

Pra, edhe pse janë krijuar parakushtet ligjore për sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit, është ende e vështirë të zbatohet në praktikë. Analiza e bërë nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, tregon se pavarësisht të gjitha ndryshimeve në ligjet në punën e Këshillit Gjyqësor, ende mund të konstatohen dobësi që vënë në pikëpyetje pavarësinë e gjyqësorit, veçanërisht në procedurat për zgjedhje të gjyqtarëve apo kryetarëve të rinj të gjykatave, por edhe në shkarkimin e gjyqtarëve apo aplikimin e masave disiplinore.

Ekspertja juridike Natali Petrovska, si segmentin më problematik të proceseve reformuese në gjyqësor deri më tani, veçon përzgjedhjen, avancimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Duke pasur parasysh faktin se ndër rreziqet më të mëdha të korrupsionit në gjyqësor janë procedurat për përzgjedhjen dhe ngritjen në detyrë të gjyqtarëve, mungesa e shpjegimeve të duhura me shkrim në vendimet e Këshillit Gjyqësor ndikon padyshim në besimin në gjyqësor dhe shtron çështjen e integritetit dhe pavarësinë e bartësve të këtij funksioni. Siç vërehet mirë në Raportin e “Metamorfozis” për “Monitorimin e procesit të integrimeve evropiane: reformat në gjyqësor“, thotë Petrovska.

Ajo shton se për këto çështje, ka dilema jo vetëm mes publikut të gjerë dhe atij profesional që monitoron situatën, por edhe mes vetë gjyqtarëve, të cilët shprehin mosbesim për mënyrën e funksionimit të Këshillit dhe theksojnë nevojën për ndryshime në praktikën e deritanishme, përkrah përzgjedhjes dhe ngritjes në detyrë, si dhe në procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve.

Në të kaluarën, për fat të keq, nuk kemi pasur mundësi të shohim ndryshime sistematike, në vetë “bërthamën” e gjyqësorit, për të konstatuar progres të kënaqshëm në proceset reformuese. Është e qartë se rreziku i korrupsionit përmes ndikimit politik dhe ndërhyrjes së ekzekutivit në gjyqësor, përmes Këshillit Gjyqësor, ndërsa do të ishte me vend që të shtohej edhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, sepse në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të proceseve relativisht jotransparente, gjegjësisht të pamjaftueshme të sqaruara për përzgjedhjen e prokurorëve, janë tema që duhet të diskutohen në të ardhmen dhe t’i kushtohet vëmendje serioze krijimit të proceseve të reja reformuese dhe zbatimit të atyre ekzistuese, thekson Petrovska.

 

Pavarësia, efikasiteti dhe buxhetimi – problemet kryesore

Raportin e “Metamorfozis” për reformat në drejtësi, i titulluar “Gjyqësori ka nevojë për “dozë përforcuese” financiare“, ndër të tjera, thekson, se pavarësia si e gjyqësorit ashtu edhe e prokurorisë, edhe pse e garantuar ligjërisht, mbetet çështje e diskutueshme që duhet trajtuar në periudhën e ardhshme.

Gjithashtu, konstatohet se transparenca e gjyqësorit dhe prokurorisë, ndonëse e përmirësuar në krahasim me situatën e disa viteve më parë, është ende një nga pikat për t’u trajtuar.

Raporti thekson se megjithëse efikasiteti i gjyqësorit në rastet e reja është i kënaqshëm, ai ende përballet me konflikt të mundshëm mbi cilësinë e drejtësisë së porositur (nga aspekti i gjykimeve të arsyetuara dobët ose pabarazisë së politikave penale), për shkak të presionit për të përfunduar çështjet brenda ligjeve të pranueshme, afatet dhe në kushtet e mungesës së gjyqtarëve. Efikasiteti është vënë në pikëpyetje edhe nga Prokuroria Publike për shkak të mungesës evidente të prokurorëve të nevojshëm, por edhe mungesës së shumë njerëzve në shërbimet e prokurorisë publike.

Buxhetimi i gjyqësorit dhe prokurorisë vlerësohet si një nga elementët më të rëndësishëm në arritjen e pavarësisë efektive në fusha. Sipas rregullave ligjor, shteti është burimi kryesor i të ardhurave si në gjyqësor ashtu edhe në prokurori, kryesisht nga buxheti i shtetit, një pjesë e të cilit sigurohet nga fondet e veta dhe një pjesë nga grantet e donatorëve ndërkombëtarë.

Ndryshe, në përgjithësi, për të gjitha segmentet e gjyqësorit, shteti ndan rreth 55 milionë euro në vit, ndonëse vetëm gjyqësorit i nevojiten mbi 90 milionë euro, sipas normës ligjore buxhetore prej 0.8 për qind të PBV-së. Sipas parashikimeve buxhetore për vitin 2022, shuma totale do të ishte rreth 61 milionë euro. Por nevojat janë të mëdha dhe nevojiten shumë më tepër para në gjyqësor dhe në prokurori dhe sigurisht në fusha të tjera të gjyqësorit.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.