Gjykata penale thotë se nuk e komenton deklaratën e Prokurorisë Speciale, po në fakt e komenton atë
Gjykata themelore Shkup 1-Shkup nuk do ta komentoj aksionin e PSP dhe masat e tyre operative dhe taktike për kurth dhe pritë ndaj institucioneve, duke u thirrur në urdhëresa nga gjykata dhe paraqitje anonime e cila ngjan më shumë në një skenar holivudi, dhe jo në ushtrim serioze dhe të përkushtuar të funksionit të një organi siç është PSP.
[Burim:Meta: Gjykata penale: Aksioni i PSP në Regjistrin qendror si skenar holivudi Data: 24.03.2016]
ARSYETIM
Me 23 mars Gjykata themelore Shkup 1 doli me komunikatë për mediumet në lidhje me aksionin e Prokurorisë Speciale të një nate më parë, në kuadër të së cilës, PSP bëri kontroll në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë.
Me kërkesë të gazetarëve, siç potencohet në deklaratën e Gjykatës, nga këtu e informojnë opinionin që PSP nga gjykatësi i procedurës paraprake ka kërkuar të jepet urdhër për sekuestrim të dokumentacioneve nga Regjistri qendror i RM-së,ndërkaq urdhër për kontroll nuk është kërkuar.
Në fund të komunikatës, e cila është e publikuar në ueb faqen e Gjykatës penale të Shkupit thuhet që Gjykata nuk do të komentoj aksionin e PSP, por në fjalinë e radhës,ky qëndrim është shkelur.
Gjykata themelore Shkup 1- Shkup nuk do ta komentoj aksionin e mbrëmshëm të PSP dhe masa e tyre operative dhe taktike për kurth dhe pritë të institucioneve duke u thirrur në urdhra gjyqësor dhe paraqitje anonime të cilat më shumë ngjajnë në skenar holivudi, dhe jo në qasje serioze dhe të përkushtuar në ushtrimin e funksionit në një organ siç është PSP.
Jo vetëm që Gjykata themelore Shkup 1 e komenton, por edhe e dënon aksionin e Prokurorisë Speciale me vet faktin që e quan “skenar holivudian dhe joserioze”. Gjykata njëkohësisht i vlerëson edhe veprimet e prokurorëve të PSP, si “veprime operative dhe taktike për pritë dhe kurth ndaj institucioneve”.Duke pas parasysh gjithë këtë, mund të thuhet që deklarata e Gjykatës themelore Shkup 1 është jo konsekuente.
Vlerësuar nga: Ana Anastasovska
Burime:
- Meta: Gjykata penale: Aksioni i PSP në Regjistrin qendror si skenar holivudi[Qasur: 25.03.2016]
- Plus info: PSP ka hetuar dhjetëra kompani në Regjistrin qendror [Qasur më: 25.03.2016]
- Ueb faqja zyrtare e Gjykatës themelore Shkup 1 [Qasur: 25.03.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari