Gjuha maqedonase nuk është fshirë nga Google

Фото: 422737Pixabay

Në motorin e kërkimit Google, përdoruesit mund të kërkojnë në gjuhën maqedonase dhe të marrin përmbajtje në gjuhën maqedonase dhe gjithashtu nuk është vendosur asnjë kufizim për ta ndaluar atë. Për më tepër, faqja e ndihmës së Google përshkruan mënyra të shumta, domethënë kritere, sipas të cilave motori i kërkimit, domethënë algoritmi i tij, vendos se cilat rezultate do t’i paraqesë përdoruesit dhe një prej tyre është vendndodhja gjeografike. Dhe, përveç vendndodhjes gjeografike, përdoruesi mund të vendosë dhe të zgjedhë (caktojë) rezultatet që të shfaqen në maqedonisht ose në ndonjë gjuhë tjetër.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Gjuha maqedonase është fshirë nga Google, që ka qenë në pushtet 32 vitet e fundit.

Në një koment nën postim, shpjegohet se “kur shkruani në gjuhën maqedonase në motorin e kërkimit, del teksti në bullgarishtt”.

Por postimi është i rremë. Gjuha maqedonase nuk është fshirë nga Google. Siç thuhet në faqen e ndihmës së motorit të kërkimit, kur pyetet se si Google përcakton se në cilën gjuhë të shfaqë rezultatet e kërkimit, ai thotë:

Kur kërkoni në Google, mund të merrni rezultate në një gjuhë të ndryshme nga ajo në të cilën keni kërkuar, veçanërisht në vendet ku shumë njerëz flasin dy ose më shumë gjuhë të ngjashme. Kjo faqe do të shpjegojë se si gjuha e rezultateve përcaktohet automatikisht dhe si mund të filtroni manualisht për një gjuhë specifike.

Si e përcaktojmë gjuhën në të cilën shfaqen rezultatet: Në shumë vende dhe rajone, njerëzit përdorin shumë gjuhë për të kërkuar në Google. Për t’i shërbyer më së miri njerëzve që flasin shumë gjuhë, Google përdor disa faktorë për të vendosur automatikisht se cila gjuhë do të jetë më e dobishme në paraqitjen e rezultateve të kërkimit, thuhet në sajt.

Në shpjegimin më të detajuar të Google se si përcakton gjuhën në të cilën do të shfaqen rezultatet e kërkimit, ndër të tjera thuhet:

Gjuha që përdor dikush kur kërkon është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm që i ndihmon sistemet tona të kuptojnë nëse dikush dëshiron përmbajtje në një gjuhë të ndryshme nga ajo në cilësimet e tij gjuhësore. Për shembull, një person në Francë me cilësimin e gjuhës frënge mund të kërkojë në anglisht, arabisht ose në një gjuhë tjetër dhe të marrë përmbajtje në ato gjuhë.

Google përdor gjithashtu vendndodhjen e përdoruesit nga e cila kërkon për të ndihmuar në përcaktimin në cilën gjuhë të prezantojë rezultatet. Vendndodhja e përdoruesit është e dobishme kur fjalët shkruhen në të njëjtën mënyrë në gjuhë të ndryshme, si p.sh. me fjalën “taksi”. Google përcakton automatikisht vendndodhjen tuaj, por ju mund të ndryshoni cilësimet e rajonit tuaj në çdo kohë.

Ekzistojnë dy mënyra në të cilat përdoruesi mund të filtrojë manualisht rezultatet e kërkimit të tij në një gjuhë të caktuar, duke përfshirë edhe gjuhën maqedonase.

Filtri që shfaqet mbi rezultatet e kërkimit (Filtri i gjuhës së rezultateve) ju lejon të kufizoni rezultatet në gjuhën që preferoni. Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me të këtu.

Më pas mund t’i filtroni rezultatet në të ashtuquajturin “filtër i avancuar”.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Gjuha maqedonase nuk është fshirë në motorin e kërkimit Google, por është e mundur të kërkohet në Google në gjuhën maqedonase dhe është e mundur që në mënyrë specifike të kufizohen të gjitha rezultatet që merren të jenë në gjuhën maqedonase nëse përdoruesi e preferon atë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.