Gazetarja hulumtuese Elena Milashina largohet nga Rusia pas kërcënimeve nga lideri çeçen

Фото: Фејсбук

Autoritetet ruse duhet të sigurojnë sigurinë e gazetares Elena Milashina dhe të hetojnë menjëherë kërcënimet e bëra nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov kundër saj dhe mediave të pavarura, njoftoi Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

 

 

Redaktorët e gazetës së pavarur “Novaja Gazeta” vendosën që ta dërgojnë jashtë shtetit Elena Milashina, gazetare investigative në mediumin që raporton për shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni. Kjo ndodhi pas kërcënimeve nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov ndaj saj dhe retorikës së intensifikuar politike në Çeçeni, me të cilat u dënua media e pavarur “Novaja Gazeta” dhe “TV Dozhd”. Këtë për Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, i cili ka reaguar me rastin e këtyre sulmeve, e ka konfirmuar gazetarja Milashina më 3 shkurt të këtij viti.

Për të njëjtin rast në rrjetin social Twitter ka reaguar edhe IFEX, rrjeti global prej 100 organizatash joqeveritare që mbrojnë shprehjen e lirë dhe qasjen në informacione.

Deklaratat e autoriteteve çeçene erdhën pasi Milashina dhe Igor Kaljapin, themeluesi i Komitetit për Parandalimin e Torturës, raportuan për rastin e një ish-gjyqtari federal dhe familjes së tij, të cilët, sipas raportimeve të mediave, ishin kërcënuar nga autoritetet çeçene. Për këtë rast, gjithashtu ka raportuar edhe “TV Dozhd”.

I quajmë federë

Autoritetet ruse duhet t’i marrin seriozisht kërcënimet e bëra nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov ndaj gazetares Elena Milashina dhe t’i kërkojnë llogari atij dhe zyrtarëve të tjerë çeçenë, tha Gulnoza Said, koordinatore e programit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve për Evropën dhe Azinë Qendrore në Nju Jork.

Milashina, “Novaja Gazeta” dhe “TV Dozhd” bëjnë punën kyçe për zbardhjen e ngjarjeve në Çeçeni dhe nuk duhet të pengohen në punën e tyre, e aq më pak të kërcënohen. Autoritetet ruse duhet të sigurojnë kthimin e sigurt të Milashinës.

Në një njoftim në Telegram më 23 janar, Kadyrov e quajti Milashinën “terroriste”, kërkoi arrestimin e saj dhe e akuzoi atë “se përfiton para nga temat për Republikën Çeçene dhe çeçenët”. Ai shtoi se autoritetet çeçene “gjithmonë i shkatërrojnë terroristët dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen”.

Më 31 janar, “Novaja Gazeta” njoftoi se ka dorëzuar ankesë në Komitetin hetimor rus, duke kërkuar hetim penal kundër liderit çeçen sipas nenit 282 të Kodit Penal për “nxitje të urrejtjes”.

Më 1 shkurt, Kadyrov postoi një video në rrjetin social rus “Vkontakte”, në të cilën ai i quajti “terroristë” gazetarët e “Novaja Gazeta” dhe “TV Dozhd” dhe bëri thirrje për procedim penal kundër tyre.

Sipas raportimeve të mediave, më 2 shkurt, Ismail Denilhanov, kryetar i Dhomës Publike të Çeçenisë, foli në një tubim në kryeqytetin, Grozny, ku deklaroi se dy mediat duhet të mbyllen dhe i quajti ato “armiqësore”.

Më vonë në atë ditë, radiostacioni liberal “Eho Moskva”, në nshenjë solidariteti me “Novaja Gazeta” dhe “TV Dozhd”, i bëri thirrje nëpërmjet Telegramit presidentit rus Vladimir Putin, që të “përfshihej” në këtë ngjarje.

Në një intervistë të dhënë për “TV Dozhd” më 4 shkurt, Milashina tha se redaksia e “Novaja Gazeta” e konsideronte të lartë kërcënimin ndaj sigurisë së saj personale.

Më 8 shkurt, “TV Dozhd” njoftoi se kishte dorëzuar ankesë edhe në Komitetin Hetues në lidhje me kërcënimet e Kadyrov.

Kjo nuk është hera e parë që Kadyrov kërcënon Milashinën, ish-korrespondente e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve nga Rusia. Ajo duhej të largohej nga Moska pas kërcënimeve nga zyrtarët çeçenë, edhe në 2020 dhe 2017. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, ajo u sulmua gjithashtu gjatë udhëtimit të saj zyrtar në vitin 2020 në kryeqytetin Grozny dhe u rrah në Moskë në vitin 2012.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.