Fotomontazhë : Kryetarja e KSHPK-së fotografohet me bashkëshortin, jo me djalin e Xhaferit

Фото: dksk.mk - принтскрин

Nga raportimet e mediave që kanë të bëjnë me pjesën private të jetës së Ivanovskës, shihet se njeriu me të cilin ajo shfaqet në foton e paraqitur në postim është bashkëshorti i saj, e jo djali i kryetarit të Kuvendit. Po ashtu edhe Komisioni Kundër Korrupsionit ka dalur me mohim të pretendimeve të publikuara në rrjetet sociale.

 

Në rrjetin social Facebook është shpërndarë një fotografi e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në të cilën thuhet se janë ajo dhe djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Kjo nuk është e vërtetë.

Bëhet fjalë për keqpërdorim të një fotografie private të kryetarit të KSHPK-së dhe njeriu në foto nuk është djali i Xhaferit, por bashkëshorti i Ivanovskës.

Postimi që është objekt i këtij rishikimi në fakt ndan një screenshot (pamje nga ekrani) nga një postim në Twitter i disa muajve më parë, domethënë nga shkurti i këtij viti. Aty është shpërndarë një fotografi personale e Ivanovskës, e cila tregon se si ajo së bashku me një burrë tjetër janë ndoshta në një lloj anije ose varke dhe të dy janë me rroba banje. Ajo që është e pasaktë është pretendimi se në foto shihet djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit.

Nga raportimet e mediave lidhur me pjesën private të jetës së Ivanovskës, mund të thuhet se burri me të cilin ajo është fotografuar në foton e shpërndarë në postim është bashkëshorti i saj. Këtu mund të shihni disa fotografi private të familjes së Ivanovskës, e në disa prej tyre është edhe bashkëshorti i saj, i cili në fakt është i njëjti person nga postimi në Twitter.

Në fund të fundit, djali i Talat Xhaferit, kryetarit të Kuvendit, Barlet Xhaferi, fizikisht nuk i ngjan aspak mashkullit në foto.

Komisioni Kundër Korrupsionit doli me mohim të pretendimeve të publikuara në rrjetet sociale.

Sipas natyrës së veprimit, Komisioni trajton rastet në fushën e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, fusha që kanë të bëjnë me funksione të larta publike. Kjo është shpesh arsyeja e ndërmarrjes së veprimeve publike për të defokusuar publikun nga raste apo tema të caktuara të hapura, për të shtrembëruar pamjen reale dhe për të dëmtuar integritetin dhe besueshmërinë e anëtarëve të caktuar të Komisionit. Ne jemi dëshmitarë të kësaj për momentin. Në interes të së vërtetës, e informojmë publikun se është keqpërdorur profili privat në rrjetin social Facebook të kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Persona të caktuar keqpërdorin fotografitë familjare të Ivanovskës për qëllime të njohura për ta dhe me fotomontazh mundohen të krijojnë imazh të rremë në publik. Ivanovska do të fillojë procedurë private kundër tyre, duke pasur parasysh se është profil privat, thonë nga KSHPK.

Cila është lidhja mes KSHPK-së dhe Barlet Xhaferit?

Pak muaj më parë KSHPK-ja konstatoi se Barlet Xhaferi kishte fituar të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës edhe pse ende nuk ishte diplomuar, por nuk kishin kushtet për ta vërtetuar. Ata kanë vërejtur se Xhaferi në shkurt të vitit 2015 e ka dhënë provimin e jurisprudencës dhe në korrik të po atij viti ka marrë 300 kredi, pra ka kryer masterin.

Është e vërtetë që ne e kemi ndërprerë procedurën për çështjen konkrete të hapur për Barlet Xhaferin, kemi vendosur atë që kemi vendosur, kemi bërë të ditur publikut se atij i është lejuar të japë provimin e jurisprudencës para se të kishte marrë ato 300 kredi, pra para se ai të kishte një diplomë master, ndaj këtu është problemi. Po, ka pasur keqpërdorime në këtë rast, por e gjitha ka ndodhur para 8 viteve dhe rasti trajtohet si i vjetëruar dhe nuk ka kundër kujt të paraqesë asgjë, tha Ivanovska në një intervistë televizive në shkurt të këtij viti.

Pas mbylljes së çështjes ndaj Xhaferit nga Komisioni Kundër Korrupsionit, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë pretendime të rreme, siç është postimi që po shqyrtojmë.

Nga të gjitha faktet e deklaruara, konstatojmë se pretendimi se djali i Talat Xhaferit dhe Ivanovska janë bashkë në të njëjtën foto me rroba banje është i pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.