Foto e vjetër nga një ritual fetar në ambient të hapur në Ukrainë shpërndahet në mes të invazionit rus
Fotografia e publikuara në këtë shkrim që shpërndahet në Facebook, në cilën ukrainasit e krishterë luten në ambient të hapur, në borë, për vendin e tyre, është vjetër tre vjet dhe daton që nga viti 2019, e jo nga 22 shkurt 2022, siç pretendohet në postim.
Në artikullin mediatik me titull: “Ukrainasit e krishterë luten në ambient të hapur, në borë, për vendin e vet“, u botua më 22 shkurt 2022, duke shpërndarë një fotografi për të cilën pretendohet se tregon ukrainasit e krishterë të cilët luten në ambient të hapur, në borë, për vendin e vet, dy ditë para sulmit të Rusisë mbi Ukrainën. E njëjta fotografi është shpërndarë edhe në postim në Facebook.
Kontrolli ynë tregoi se fotografia nuk është bërë dy ditë para sulmit të Rusisë në Ukrainë, por është e vjetër dhe daton nga viti 2019.
Ukrainasit e krishterë luten në ambient të hapur, në dëborë, për vendin e tyre në këtë fazë kur të gjithë banorët janë në rrezik nga lufta. Kjo foto e të krishterëve duke u lutur është shfaqur këto ditë në rrjetet sociale, ndërsa shumë kisha krishtere u kanë bërë thirrje besimtarëve të agjërojnë dhe të luten për të qetësuar situatën e përshkallëzuar në kufirin me Rusinë, thuhet në artikull.
Por, kjo nuk është e vërtetë. Fotoja është gati tre vjeç dhe mund të gjendet në internet nga viti 2019. Më 9 tetor 2019, blogu i krishterë “God Reports” publikoi këtë fotografi në një artikull të titulluar “Pse këta ukrainas luten çdo ditë në gjunjë tashmë për pesë vjet?” “Word & Way” ribotoi artikullin dhe foton pesë ditë më vonë.
Sipas raportimeve, njerëzit në foto janë lutur në sheshin e qytetit në Kharkov, një qytet në Ukrainën lindore, për paqe dhe liri fetare.
Është e vërtetë që fotografia është bërë në Ukrainë dhe tregon ukrainasit duke u lutur, por ajo është bërë gati tre vjet më parë dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet aktuale dhe tensionet për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Prandaj, mund të themi se përmbajtja e recensuar përmban dezinformata të pjesshme – është e vërtetë që fotografia është bërë në Ukrainë dhe se bëhet fjalë për një rit fetar, por ajo është e vjetër dhe nuk i referohet drejtpërdrejt ngjarjeve aktuale në vend.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari