Forumi Ekonomik Botëror nuk e ndalon ngjizjen e foshnjave në mënyrë natyrale

 

Forumi Ekonomik Botëror nuk ka autoritet për të ndaluar ngjizjen natyrale dhe as një qëllim i tillë i mjegullt nuk është në agjendën e tyre. Titulli që shpërndahet në postim nuk shoqërohet me fakte logjike, pra vetë pretendimi është absolutisht i palogjikshëm. I gjithë dezinformimi ndoshta vjen nga një artikull në faqen e internetit të SEF, i publikuar në vitin 2017, në të cilin u raportua se shkencëtarët kishin bërë zbulimin e jashtëzakonshëm të rritjes së një qengji të vogël në një mitër artificiale. I njëjti tekst përmend se e njëjta teknologji mund të përdoret për njerëzit. Megjithatë, teksti shprehet qartë se këto mitra artificiale nuk mund të krijojnë fëmijë, por mund ta marrin ose inkubojnë atë jashtëzakonisht shpejt pas konceptimit.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

Një britmë u dëgjua nga nipi i Luciferit.

Si pjesë e postimit, është shpërndarë një fotografi nga një artikull me titullin:

Forumi Ekonomik Botëror dëshiron të ndalojë ngjizjen natyrale: Të gjitha foshnjat duhet të rriten në laborator.

Ilustrimi që pason këtë titull është një fotografi nga Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror.

Por ndryshe nga sa thuhet në postimin që po shqyrtojmë, Forumi Ekonomik Botëror nuk ka asnjë autoritet për të ndaluar ngjizjen natyrale dhe as një qëllim kaq i mjegullt nuk është në agjendën e tyre. Titulli nuk shoqërohet me fakte logjike, domethënë pretendimi në vetvete është absolutisht i palogjikshëm, por është shpërndarë edhe në gjuhën angeze.

I gjithë dezinformimi ndoshta vjen nga një artikull në faqen e internetit të SEF, i publikuar në vitin 2017, në të cilin u raportua se shkencëtarët kishin bërë zbulimin e jashtëzakonshëm të rritjes së një qengji të vogël në një mitër artificiale.

Krijimi i mitrës artificiale do të ishte një arritje me përmasa monumentale, pasi lindja e parakohshme është shkaku kryesor i vdekshmërisë së foshnjeve. Këtë javë, mjekët në Filadelfia bënë një zbulim që i bëri mitrat sintetike realitet. Ata kanë krijuar një gjë të ngjashme me mitër, të aftë për të mbajtur qengjat fetale të lindur para kohe menjëherë pasi të fillojnë të zhvillohen. Me pak fjalë, e njëjta teknologji mund të përdoret për njerëzit. Qengjat u vendosën në barkun sintetik vetëm 105 ditë pasi filluan të zhvillohen, që është e barabartë me 22 javë të zhvillimit të fetusit. Gjatë asaj periudhe të zhvillimit të tyre, as qengjat dhe as fetuset njerëzore nuk mund të mbijetojnë vetë jashtë mitrës. Qengjat u mbajtën në çanta biologjike për 4 javë. Gjatë kësaj periudhe atyre u rritën flokët, zhvilluan mushkëritë dhe arritën në një pikë ku mund të mbijetonin vetë. Tetë qengjat në studim u zhvilluan normalisht në mitrën artificiale dhe të gjithë mbijetuan, duke dëshmuar se bioçantat simulojnë me sukses kushtet natyrore që gjenden në mitër. Kjo hap rrugën për një mekanizëm të ri për të shpëtuar jetë edhe për njerëzit. Rezultatet e studimit u publikuan në Nature Communications, shkruhet në faqen e internetit të SEF më 3 maj 2017

Më pas shtohet se i porsalinduri konsiderohet i parakohshëm nëse ka lindur para javës së 37-të të shtatzënisë. Në nivel global, miliona bebe lindin para kohe çdo vit. Kjo i ekspozon ata ndaj sëmundjeve kronike, pasi mushkëritë dhe truri i tyre janë ende në fazat e hershme të zhvillimit.

Megjithëse foshnjat e lindura para kohe vendosen aktualisht në një inkubator, shpikja e re mund t’u sjellë më shumë përfitime atyre duke i lejuar ata të përfundojnë zhvillimin e tyre në kushte natyrore. Edhe pse guaska plastike e mbushur me lëng nuk mund të zhvillojë një fëmijë për plot 9 muaj, ajo mund t’i marrë ato, pra t’i inkubojë jashtëzakonisht shpejt pas konceptimit. Ekipi i mjekëve është në negociata me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe studimet klinike janë planifikuar të fillojnë pas 3 deri në 5 vjet. Në dritën e këtij progresi, ekspertët thonë se mitra artificiale mund të bëhet realitet në dekadat e ardhshme, shkruan teksti i publikuar në faqen e internetit të SEF.

Siç shihet edhe në vetë tekstin, shprehimisht theksohet se këto mitra artificiale nuk mund të krijojnë një fëmijë, ndaj pretendimi në postimin që po shqyrtojmë se ngjizja natyrale do të ndalohet, është një mision i pamundur, qoftë edhe teorik. Një artikull i botuar në faqen e internetit të CEF diskuton një shpikje shkencore që nuk është në përdorim, por është një opsion i ardhshëm për të ndihmuar foshnjat e lindura para kohe.

Kontrolluesit e fakteve të Associated Press tashmë kanë hedhur poshtë një pretendim viral se ekziston një laborator që rrit foshnja artificiale në mitra artificiale. Është një video që paraqet një koncept për hartimin e një shpikjeje të tillë dhe krijuesi i tha Associated Press se aktualisht nuk është duke u bërë asnjë aktivitet për ta krijuar atë. Por video për shpikjen e supozuar të një laboratori me mitër artificiale u keqpërdor për të dezinformuar se do të përdorej për të krijuar, pra modifikuar gjenetikisht fetuse në laboratorë. Megjithëse videoja paraqet vetëm mundësitë se çfarë mund të ndodhë me ndihmën e teknologjisë në të ardhmen, e promovuar nga Hashem Al Ghali, një producent, regjisor dhe bioteknolog.

Al Ghali në një email për Associated Press tha se videoja nuk përfaqëson një “laborator” të vërtetë, por është thjesht një koncept dhe është nxjerrë jashtë kontekstit nga njerëzit që e kanë shpërndarë atë.

Ecto Life nuk është një objekt real dhe nuk ka asnjë aktivitet për të krijuar mitra të tilla. Videoja synon të tregojë se si shkenca dhe teknologjia riprodhuese kanë përparuar dhe të inkurajojë debatin rreth një teknologjie të tillë, thotë ai, duke shtuar se është vetëm një koncept.

Vërtetmatësi në faqen e internetit të Forumit Ekonomik Botëror nuk gjeti një artikull apo njoftim të vetëm që të shpallte një qëllim për të ndaluar ngjizjen natyrale. Ndër vite, SEF ka qenë cak i propagandës dhe dezinformatave të llojeve të ndryshme. Disa prej tyre janë debankuar nga Vërtetmatësi.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.