Faza e parë prej dy kilometrave e autostradës Shkup – Prishtinë nuk përfundoi në shkurt

Фото: Автопатот Скопје-Блаце/Порталб.мк

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” e ka vazhduar “traditën” e bashkëpartiakëve të tij, sa i përket dhënies së premtimeve të parealizuara në lidhje me ndërtimin e autostradës Shkup – Prishtinë, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse premtohet prej shumë vitesh, Maqedonia e Veriut ende nuk ka arritur të ndërtojë ende as dy kilometrat e para të kësaj autostrade. Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonsië”, Ejup Rustemi muaj më parë tha se faza e parë prej dy kilometrave do të përfundojë në muajin shkurt të këtij viti. Por, as këtë muaj, faza e parë nuk është gati.

Burimi: TV 21

“Autostrada Shkup-Bllacë, dy kilometrat e parë janë duke u punuar në bazë të dinamikës që është e paraparë në bazë të projektit. Projekti është paraparë që deri në shkurt të vitit 2022 të mbaroj. Nga punët që punohet për momentin në terren ne jemi të kënaqur dhe ajo po punohet në bazë të dinamikës. Shpresojmë se nga tetori do të fillojnë edhe asfaltimet e para në këtë segment rrugorë Shkup Bllacë”, tha Ejup Rrustemi – Drejtor i NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Ai madje tha se, në gjysmën e parë të këtij viti, do të fillojë ndërtimi edhe i 10 kilometrave të tjera.

Burimi: Portalb.mk

“Gjithashtu, ndërmarrim veprime përgatitore për investime të reja kapitale për këtë vit siç janë përgatitjet e dokumentacionit për tenderë për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Bukojçani në gjatësi prej 10 kilometra, ndërtimin e fazës së dytë të autostradës Shkup – Bllacë në gjatësi prej 10 kilometra, të cilat pritet të fillojnë në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti, dhe veçanërisht projektet në lidhje me Marrëveshjen me Behtel dhe Enka me të cilën presim të ndërtohen autostradat në gjatësi prej mbi 120 kilometra. E gjithë kjo premton se edhe këtë vit do të kemi realizim të investimeve kapitale”, deklaroi Rustemi.

Sipas asaj që shihet në terren, faza e parë nuk ka mbaruar.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në janar të vitit 2020 nënshkroi marrëveshjen me një firmë ndërtimore për nisjen e punimeve për dy kilometrat e parë të autostradës Shkup-Bllacë, e cila do të lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, përmes autostradës “Arbën Xhaferi”.

Autostrada do të jetë në gjatësi prej 12 kilometrash, me një kosto prej 120 milionë eurosh.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.