Është rinovuar shkolla fillore “Rametulla Ameti” në fshatin Çiflik
Premtimi: Rindërtimi i shkollës në fshatin Çiflik
Buxheti: 3,233,527 denarë
[Burimi: Programi Zgjedhor i Kryetarit të Komunës së Zelinos, Blerim Sejdiu për zgjedhjet lokale 2017, data: Tetor 2017] ]
ARSYETIM:
Në programin e Kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në pjesën për Arsim (faqe 2) është dhënë premtim për rinovimin e shkollës “Rametula Ameti” në fshatin Çiflik. Ky premtim i Sejdiut, sipas verifikimit të Vërtetmatësit, është realizuar.
Rindërtimi i shkollës përfundoi në fund të gushtit, informacionin dhe fotografitë, kryetari i Komunës së Zhelinës i nxori në Facebook:
Duke parë që nxënësit nga ky fshat po përballen me kushte të vështira, në një ndërtesë të ndërtuar në periudhën 1993-1994, ne vendosëm të përqendrohemi në përmirësimin e kushteve në këtë shkollë. Që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje rrënjësore, përveç një ndërhyrje të vogël në periudhën 2011/12, vetëm në zëvendësimin e dritareve. Shkolla ishte në gjendje të mjerueshme, sidomos në aspektin sanitar, përfshirë mungesën e hapësirës për zyrat e stafit. Me realizimin e këtij projekti, kjo shkollë mori një pamje krejtësisht të re.
Nxënësit e kësaj shkolle do ta fillojnë vitin shkollor në një ambient me kushte të përshtatshme mësimore.
Buxheti i përgjithshëm i projektit ishte 3,233,527 denarë, nga të cilët 2,700,000.00 denarë ishin donacion nga SDC-UNDP dhe 532,572 denarë bashkëfinancim nga Komuna e Zhelinës.
Detajet e rindërtimit të shkollës fillore “Rametula Ameti” – në fshatin Çiflik, e cila përfundoi më 31 gusht, 2020, i komunikoi kryetari i bashkisë Sejdiu edhe në forumin e fundit me qytetarët e komunës më 23 shtator, 2020. Siç u përmend, ky rindërtim përfshin:
- Ndërtimi i nyjeve sanitare, komplet të reja
- Rrjet i ri për kyçje në sistemin e Ujësjellësit
- Rrjet i ri për kyçje në sistemin e Kanalizimit
- Zyrë e re për Pedagogun e shkollës
- Zyrë e re për Sekretarin e shkollës
- Kotllare për mjetet shkollore
Informacione dhe fotografitë në për rindërtimin e shkollës në Çiflik u publikuan në faqen e internetit të Komunës së Zhelinës dhe disa media raportuan për këtë, siç është televezioni TV Koha .
Duke pasur parasysh këtë argumentim, premtimin e Kryetarit Sejdiu për rinovimin e shkollës në fshatin Çiflik, e vlerësojmë si të realizuar.
BURIME:
- Изборна програма на градоначалникот на Општина Желино, Блерим Сејдиу [Пристапено на 30.09.2020]
- Тв Коха-Сејду го промовираше реновираната школа во Чифлик [Пристапено на 30.09.2020]
- Официјална веб страница на Општина Желино [Пристапено на 30.09.2020]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari