Është pastruar hapësira publike në Komunën e Sarajit ku duhet të ndërtohen banesat sociale
Premtimi: Pastrimi i hapësirave publike në Komunën e Sarajit, vend në të cilin parashihet të ndërtohen banesa sociale
[Burimi: Debati parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2021, VOX Tv (nga minuta 17:30 në video); Data: tetor, 2021]
ARSYETIMI:
Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale (tetor 2021) premtoi pastrimin e hapësirës publike të uzurpuar, ku duhet të ndërtohen banesat sociale. Ky premtim i Bexhetit, sipas kontrollit të “Vërtetmatësit”, është realizuar.
Më 10 tetor 2021, gjatë debatit parazgjedhor për “Vox TV”, kandidati i atëhershëm, tani kryetar i Komunës së Sarajit, Bexheti, duke folur për projektet që planifikon të realizojë në mandatin e ri, tha:
Nuk diskutohet për atë çështje, përveç pastrimit të parkingut të uzurpuar, duhet të vazhdojë pastrimi i hapësirës për ndërtimin e banesave sociale, gjegjësisht 46 banesave për të cilat janë rregulluar të gjitha dokumentet, kështu që përveç poliklinikës duhet të fillojë edhe ndërtimi i banesave sociale.
Një muaj pas fillimit të mandatit të ri të kryetarit të komunës, më 29 nëntor 2021, Bexheti në lidhje me këtë premtim të tij, në Facebook ka shkruar:
Komuna e Sarajit pastron hapësirën e uzurpuar në lokacionin ku është planifikuar të ndërtohen banesa sociale.
Njoftohen të gjithë banorët se Komuna do të vazhdojë me aksionin për pastrimin e hapësirës së uzurpuar dhe do të merren masat ligjore.
Në profilin zyrtar në Facebook të Komunës së Sarajit janë publikuar fotografi, të bëra para dhe pas rregullimit të kësaj hapësire, që tregon se lokacioni ku duhet të ndërtohen banesat sociale është pastruar.
Duke pasur parasysh se hapësira e uzurpuar është pastruar, këtë premtim të kryetarit Bexheti, e vlerësojmë të realizuar.
BURIME:
- Faqja zyrtare në Facebook e kryetarit të Sarajit, Blerim Bexheti (29.11.2022) – [kontrolluar më 17.02.2022]
- Debati parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2021, VOX TV (10.10.2021) [kontrolluar më 17.02.2022]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Овој напис е изработен во рамките проектот Проверка на фактите за напредокот на Северна Македонија кон ЕУ, имплементиран од Фондацијата Метаморфозис. Написот, кој е првично објавен во Вистиномер, e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација NED (National Endowment for Democracy). Содржината на написот е одговорност на авторот и не секогаш ги одразува ставовите на Метаморфозис, НЕД или нивните партнери.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari