Është ndërtuar qarkorja në Vevçan
Premtimi: Ndërtimin e qarkores rreth Vevçanit
[Burimi: (Programi zgjedhor “Jetë për të gjithë në Vevçan” fq. 16; data: tetor, 2017]
ARSYETIMI:
Kryetari i Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski në programin zgjedhor “Jetë për të gjithë në Vevçan“, si një nga projektet prioritare premtoi ndërtimin e një unaze në Vevçan. Ky premtim i tij elektoral, është përmbushur. Unaza u ndërtua dhe u vu në përdorim në fund të vitit të kaluar.
Në shkurt të vitit 2020, filloi ndërtimi i urës në lumin e Vevçanit, e cila është pjesë e qarkores “Jug”. Fondet për përfundimin e kësaj dege të rrugës rajonale, u siguruan përmes Agjencisë për Rrugët Shtetërore (ARrSh).

Në mars të 2020, filluan punimet dhe zgjerimi i degës së rrugës rajonale, e cila njihet si “Unaza Vevçani – Jug”, ose fabrika “Vevçanka” – Qendra Shëndetësore “Dr. Svetozar Chochoroski” Vevçan.

Vjeshtën e kaluar (nëntor, 2020) filloi asfaltimi i unazës. Komuna e Vevçanit informoi se gjatësia e përgjithshme e kësaj dege rajonale është rreth një kilometër, dhe ndërtimi i saj kushtoi 325,000 euro.
Rreth 650 metra është rrugë krejtësisht e re, duke filluar nga shpimi, punimet tokësore deri në fazën e asfaltimit, ndërsa pjesa tjetër është rindërtimi i një rruge të shpuar dhe të asfaltuar më parë nga viti 2005. Fondet janë siguruar nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (ARrSh), njoftoi Komuna e Vevçanit.

Ndërtimi i qarkores përfundoi vitin e kaluar.
Qarkoren e ndërtuam në dhjetor të vitit 2020 dhe që atëherë ajo ka qenë në funksion për nevojat e banorëve të Vevçanit dhe fshatrave përreth, konfirmuan nga komuna.
Kjo unazë ka rëndësi të madhe jo vetëm për banorët e Komunës së Vevçanit, por edhe për të gjithë rajonin. Me këtë rrugë është ulur numrin i automjeteve që kalojnë nëpër Vevçan, dhe në të njëjtën kohë siguron qasje më të shpejtë në shërbimet e Qendrës Shëndetësore “Dr. Svetozar Çoçorovski” në Vevçan.
Duke pasur parasysh se qarkorja është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim, këtë premtim të Jankoskit e vlerësojmë, si të përmbushur.
BURIME:
- Programi zgjedhor “Jetë për të gjithë në Vevçan” tetor, 2017 (kontrolluar më 10.10.2021)
- Faqja zyrtare e Komunës së Vevçanit (kontrolluar më 10.10.2021)
Vlerësoi: Sonja Rillkovska
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari