Është gënjeshtër se nëse je për BE duhet të hash insekte që të mos vdesësh

Shkruan: Miroslava Simonovska, 21.09.2023 

 Po analizojmë një postim në Facebook ku pretendohet se në BE për të mos vdekur njerëzit do të duhet të hanë insekte. 

Askush nuk i detyron qytetarët e BE-së të hanë insekte që të mos vdesin, siç vërtetohet kjo në postimin. Në analizën e tij për lajmet e rreme lidhur me insektet e ngrënshme, Edmo.eu identifikon tre narrativë dezinformues, ndër të cilat edhe ai se qytetarët e BE-së do të hanë insekte bile edhe kundër vullnetit të tyre. Narrativët për insektet si ushqim i imponuar në Bashkimin Evropian mund të klasifikohen nën narrativët për “rivendosje të madhe” ose “rivendosje të ushqimit” 

  

Nëse je për BE, që të mos vdesësh do të hash insekte, qëndron në postimin në rrjetet sociale. 

Pretendimi i tillë nuk është mbështetur me kurrfarë prapavijë ose sqarim dhe as nuk ofron ndonjë fakt. Postimi shoqërohet me një video të një folësi në Parlamentin Evropian, i cili flet në gjuhën kroate kundër politikës së BE-së për bujqësinë në vende të ndryshme anëtare. 

Vendimi i BE-së në janar 2023 për të aprovuar disa produkte me prejardhje nga insektet për konsum njerëzor shkaktoi një valë dezinformatash në të gjithë BE-në. Në shumë shtete anëtare janë shfaqur lajme të rreme për insektet e fshehura në ushqim ose për insektet që janë të rrezikshme për konsum njerëzor. Në disa vende të Evropës Lindore, propaganda ruse ka përdorur dezinformatat aktuale për të vendosur lidhje me narrativë ekzistues që i ekzagjeron pasojat negative nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet mbi mënyrën evropiane të jetesës. 

Në analizën e saj të lajmeve të rreme në lidhje me insektet e ngrënshme, Edmo.eu identifikon tre narrativë kryesorë të dezinformatave, ndër të cilat edhe ai se qytetarët e BE-së do të hanë insekte edhe kundër vullnetit të tyre. 

Kërkesa e kompanisë private është shqyrtuar në BE 4 vite para se të aprovohet 

Komisioni Evropian miratoi rregullativë me të cilën nga 3 janari 2023 në tregun aprovohet përdorimi i pluhurit nga aketa domestikus (bulkthi shtëpiak), si ushqim i ri. Sipas dokumentit të publikuar në linkun, më 24 korrik 2019 kompania Kriket One Ko (kërkuesi) ka aplikuar në Komisionin Evropian për autorizimin e këtij pluhuri në tregun e BE-së si një ushqim i ri. Pluhuri është nga bulkthi shtëpiak, i destinuar për t’u përdorur në bukë integrale, krekera dhe simite, në bare drithërash, përzierje të thata për pjekje, biskota, produkte pastash me dhe pa mbushje, salca, produkte të përpunuara patatesh, pica, supa dhe koncentrate për supë, pije të ngjashme me birrën, në çokollatë dhe produkte të tjera të destinuara për popullatën e gjerë. 

Më 23 mars 2022, Komisioni Evropian miratoi mendim shkencor për sigurinë e këtij pluhuri. Në mendimin shkencor thuhet se pluhuri i bulkthit shtëpiak është i sigurt nëse përdoret në kushtet e përcaktuara dhe nëse përdoret në nivelet dhe sasitë që janë të përcaktuara. 

  

Prandaj, mendimi shkencor jep bazë të mjaftueshme që të arrihet në përfundim se pluhuri prej bulkthi shtëpiak kur përdoret në bukë integrale, bare drithërash, përzierje të thata për pjekje, biskota, pasta, salca, produkte të përpunuara patatesh, picë, supë dhe koncentrate për supë, pije të ngjashme me birrën, çokollatë etj., i përmbush kushtet për nxjerrjen e tij në treg në pajtim me rregulloret evropiane, shkruan në dokumentin.  

Gjithashtu, në 5 vitet e ardhshme, vetëm një prodhues do të ketë të drejtën ekskluzive për të përdorur këtë pluhur në produktet e tyre dhe askush tjetër. E drejta e tillë ekskluzive është gjithashtu e cekur. 

Firma e cila aplikoi për të përdorur pluhurin e bulkthit shtëpiak në tregun evropian në produktet e saj quhet Kriket One, dhe është një prodhues i proteinave të bulkthit dhe insekteve të ngrënshme me zyrë në Vietnam. Firma është themeluar në vitin 2017. 

Megjithëse është e vërtetë që vendosja në treg e produktit të përmendur është aprovuar, assesi nuk bëhet fjalë për detyrim apo domosdoshmëri për blerjen apo konsumimin e tij për qytetarët e Bashkimit Evropian. 

Dokumenti për miratimin e këtij produkti është publikuar më 3 janar 2023, në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, me titullin: “Leja që në treg të vihet në përdorim pluhuri pjesërisht pa yndyrë nga aketa domestikus (bulkthi shtëpiak) si një ushqim i ri“. 

dokumentin (faqja 5), shkruan se shenja e ushqimit të ri në etiketën duhet të jetë “pluhur pjesërisht pa yndyrë prej bulkthi shtëpiak – aketa domestikus”. Në etiketën e artikujve ushqimorë që përmbajnë pluhur pjesërisht pa yndyrë prej bulkthi shtëpiak duhet të shkruhet në mënyrë eksplicite se kjo përbërje mund të shkaktojë reagim alergjik për konsumatorët që kanë alergji të njohur nga merimangat e pluhurit, gaforreve, butakëve. Informacioni i tillë duhet të paraqitet menjëherë në listën e përbërësve. Si rrjedhojë, të gjithë konsumatorët kanë të drejtë dhe qasje në informacionin që përmban saktësisht ushqim të cilin e blejnë. 

Do të thotë, etiketa do të vendoset menjëherë pranë listës së përbërësve, kështu që konsumatorët do të dinë nëse është shtuar pluhuri prej insekteve. 

Zëdhënësi i Komisionit Evropian përmes emailit për Euronjuz ka vërtetuar se ushqimi do të duhet doemos të etiketohet. 

Informacione të detyrueshme për ushqim duhet doemos të jenë të disponueshme në paketimin. Indikacioni për alergji është i detyrueshëm dhe duhet doemos t’u sigurohet konsumentëve, ka deklaruar ai për Euronjuz. 

Sipas kësaj, qytetarët vetë do të vendosin nëse produktin do ta blejnë ose jo, askush nuk do t’i detyrojë në atë. 

Lajmet e rreme të bazuara pas narrativit “rivendosja e ushqimit“ 

Narrativët për insektet si një ushqim i imponuar në Bashkimin Evropian mund të klasifikohen nën narrativët e “rivendosjes së madhe ose “rivendosjes së ushqimit”. Kolegët nga portali rumun për verifikimin e fakteve Veridika e lidhën këtë lloj të dezinformatave për insektet si një ushqim i imponuar me narrativën e “rivendosjes së ushqimit”. Megjithëse produkti i pluhurit të bulkthit shtëpiak pjesërisht pa yndyrë është lëshuar në tregun e Bashkimit Evropian, konsumi i tij nuk u imponohet qytetarëve të Bashkimit Evropian. Përveç gjithë kësaj, produktet që përmbajnë pluhur të bulkthit shtëpiak do të etiketohen qartë. 

Përdorimi i insekteve si një burim alternativ i proteinave nuk është i ri, insektet hahen rregullisht në shumë pjesë të botës. Një studim i fundit bëri një sintezë dhe tregoi se rreth 2000 lloje insektesh hahen në më shumë se 100 vende të botës, shkruan Veridika. Insektet e ngrënshme, veçanërisht bulkthi, janë pjesë e dietës tradicionale të disa vendeve të Azisë, si Kina, Japonia, Tajvani, Kamboxhia, Laosi, Mianmari, Vietnami, Tajlanda, por edhe në Afrikën Ekuatoriale e deri në Meksikë. Konsumimi i tyre bëhet në forma dhe raste të ndryshme. Përgatitja e tyre zakonisht përfshin skuqjen ose zierjen në avull për t’u konsumuar si pjatë kryesore ose si meze. 

Nga të lartpërmendurat mund të arrijmë në përfundim se aprovimi i pluhurit të bulkthit shtëpiak si shtesë në ushqim nuk është i detyrueshëm për konsum për vendet anëtare të BE-së. Në produktet që përmbajnë pluhur bulkthi do të shënohet qartë dhe qytetarët do të vendosin nëse do ta blejnë atë produkt apo jo. Askush nuk i detyron qytetarët e BE-së të hanë insekte që të mos vdesin, siç pretendohet në postimin. 

Në analizën e tij për lajmet e rreme lidhur me insektet e ngrënshme, Edmo.eu identifikon tre narrativë kryesore të dezinformimit, përfshirë edhe atë se qytetarët e BE-së do të hanë insekte edhe kundër vullnetit të tyre. Përdorimi i insekteve si një burim alternativ i proteinave nuk është i ri, dhe insektet hahen rregullisht në shumë pjesë të botës. Narrativët për insektet si një ushqim i imponuar në Bashkimin Evropian mund të klasifikohen nën narrativët e “rivendosjes së madhe” ose “rivendosjes së ushqimit”. Për shkak të kësaj, postimin të cilin e analizojmë, e vlerësojmë si i pavërtetë. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.