Është gënjeshtër se në emisionin “360 gradë” nuk ka qenë flamuri i Maqedonisë

Фото: скриншот од јутјуб каналот од емисијата на 360 Степени

Përmes një fotografie manipuluese nga episodi i “360 Gradë”, në të cilën është transmetuar një intervistë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në një postim në Facebook thuhet rrejshëm se nuk është shfaqur flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut, ndërsa njëkohësisht ka qëndruar flamuri partiak i BDI-së dhe flamuj të tjerë

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin pretendohet rrejshëm se në emisionin “360 Gradë” kur i ftuar ishte lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mungonte flamuri i Maqedonisë.

Në postim thuhet:

Intervista e Ahmetit e transmetuar në MTV. Gjithçka është aty, mungon vetëm flamuri maqedonas.

Bashkangjitur qëndron foto (printscreen) nga intervista në emisionin “360 Gradë”, ku shihen flamujt shqiptar, amerikan, NATO-s dhe BDI-së.

Teksti i ndarë me postimin thotë:

Pa koment, fotoja flet vetë – flamujt e NATO-s, SHBA-së dhe BDI-së, flamuri kombëtar shqiptar që është edhe flamuri i Republikës së Shqipërisë dhe… Dhe kaq, iku ai maqedonas.

Por fotografia është manipulim. E bërë si printscreen në një pjesë të emisionit me një kënd të tillë ku nuk shihet flamuri maqedonas.

Kur shikon emisionin në kanalin YOUTUBE të “360 Gradë”, fotografia është ndryshe. Nëpërmjet kamerave të shumta janë kapur nga kënde të ndryshme pamje të ndryshme dhe shihet se përveç flamujve të përmendur janë edhe flamuri evropian dhe ai maqedonas.

Në fakt, flamuri maqedonas është i pari, menjëherë pas tij është flamuri evropian. Ata janë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, menjëherë pas mikpritësit dhe kur kamera e kap atë shkrepje, flamuri i shtetit duket më qartë.

Autori i postimit përmes një fotografie manipuluese dhe gënjeshtrës ka shkaktuar kritika të shumta, ofendime dhe një ortek komentesh negative përmes të cilave përhapet gjuha e urrejtjes.

Fakt është se flamuri i Maqedonisë në emisionin e përmendur “360 Gradë”, i cili u transmetua në MTV, ishte i pari.

Kjo është arsyeja pse ne e konsiderojmë këtë postim si dezinformatë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.