Është asfaltuar rruga në pjesën e sipërme të fshatit Strimnicë
Premtimi: Asfaltimi i rrugës në pjesën e sipërme të fshatit Strimnicë, Komuna e Zhelinës.
[Burimi: TV Klan Maqedoni- Debati parazgjedhor (1:10:00 ) ; data: 30 shtator 2021]
ARSYETIM:
Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, gjatë debatit parazgjedhor të “TV Klan – Maqedoni” kushtuar zgjedhjeve lokale, kandidati i atëhershëm, ndërsa tash kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu premtoi asfaltimin e rrugës në pjesën e sipërme të fshatit Strimnicë, në këtë komunë. Ky premtim parazgjedhor i Sejdiut është realizuar.
Më 25 nëntor 2021, kryetari Sejdiu në profilin e tij në Facebook ka postuar fotografi nga rruga e asfaltuar në fshatin Strimnicë ku thuhet:
Nuk kemi kohë për të humbur!Ashtu si premtuam, sot asfaltuam pjesën e epërme të fshatit Strimnicë.

Po ashtu, në faqen e kryetarit Sejdiu në Facebook është publikuar edhe një video material nga aktivitetet ndërtimore në këtë rrugë të fshatit Strimnicë, ku mund të shihet se rruga është e asfaltuar.
Sipas njoftimit të Sistemit Elektronik të Prokurimeve Publik, vlera e realizimit të këtij projekti është 3.762.383 denarë dhe është realizuar nga kompania “Amazon Projekt”.
Edhe nga Komuna e Zhelinës për “Vërtetmatësin” konfirmuan se projekti për asfaltimin e pjesës së sipërme të rrugës në fshatin Strimnicë, i financuar nga buxheti i Komunës, është përfunduar plotësisht.
Duke pasur parasysh të gjitha këto, premtimin e kryetarit Sejdiu për asfaltimin e rrugës në pjesën e epërme të fshatit Strimnicë – Komuna e Zhelinës, e vlerësojmë si të realizuar.
BURIME:
- Предизборна дебата во Клан ТВ Македонија (30.09.2021) [Пристапено на 10.02.2022]
- Официјална веб-страница на Општина Желино [Пристапено на 10.02.2022]
- Фејсбук страница на градоначалникот на Општина Желино, Блерим Сејдиу [Пристапено на 10.02.2022]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari