EMA nuk ka lëshuar paralajmërim se vaksinat kovid shkaktojnë abort spontan

Фото: Cindy Parks Pixabay

EMA tha se ka zbuluar prova që tregojnë se gjakderdhje e rëndë menstruale mund të ndodhë pas vaksinimit kundër Kovid, duke arritur në përfundimin se ekziston një “mundësi e arsyeshme” që vaksinat mund ta shkaktojnë atë, por kurrë nuk ka rekomanduar që vaksinat mARN të ishin të lidhura me komplikimet e shtatzënisë, përkatësisht me fertilitetin ose abortin

 

 

Dezinformatat se vaksinat kundër koronavirusit ndikojnë negativisht mbi fertilitetin dhe shkaktojnë abort, që u përhapën gjatë pandemisë kovid, ende qarkullojnë në rrjetet sociale. I tillë është edhe postimi Facebook në të cilin ku u vërtetua se Bashkimi Evropian ka lëshuar paralajmërim se vaksinat kundër kovid 19 janë të dëmshme për gratë shtatzëna dhe frytet e tyre. Kjo nuk është e saktë.

 

Të gjithë gratë që janë vaksinuar me vaksinën MRNA, dhe keni problem me fertilitetin, aborte spontane… të shkoni te I çmenduri, Filipçe, Petliçkovski, Mehmedoviq, Karaxhovski, gazetarët… dhe të gjithë ato që ju kanë bindur të vaksinoheni, t’u parashtroni ndonjë pyetje!!!, qëndron në postimin të cilin e analizojmë.

 

Postimi ndan edhe shkrim i cili thirret në tekstin e publikuar nga portali “Ekspoze” e cila gjatë gjithë pandemisë me kovid 19 përhapte narrativë dezinformues.

Në shkrimin mes tjerash theksohet:

 

Siç publikoi expose-news.com, më 28 tetor 2022, EMA publikoi udhëzim të ri në të cilin thuhet se “gjakderdhja e madhe menstruale duhet të shtohet në informacionet e efektit anësor të produktit me shpeshti të panjohur për vaksinat mARN kundër KOVID-19 Comirnaty (Pfizer) dhe Spikevax (Moderna). EMA thotë se gjakderdhja e madhe menstruale mund të përkufizohet si “gjakderdhje e cila karakterizohet me vëllim të rritur dhe/ose kohëzgjatje të rritur që përzihet me cilësinë fizike, sociale, emocionale dhe materiale të jetës së një personaliteti, qëndron në shkrimin.

 

.

Ndryshe nga ky postim ku pretendohet se EMA “ka pranuar” se vaksina ndikon negativisht në fertilitetin e femrave, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) inkurajon gratë shtatzëna të vaksinohen kundër Kovid-19 dhe nuk ka thënë se vaksinat shkaktojnë infertilitet femëror.

Pretendimi i bërë në postimin dhe në shkrimin që e ndan, bazohet në udhëzimet nga komiteti i sigurisë së EMA-s (PRAC), të lëshuara në tetor 2022,  rekomandojnë përditësimin e efekteve anësore të mundshme të shënuara në informacionet për produktin për vaksinat kundër Kovid të Moderna dhe Pfizer-BioNTech bazuar në raportet për periode të rënda menstruale gjatë ekzaminimeve klinike, në botën reale dhe në literaturën mjekësore.

EMA atëkohë raportoi se ka zbuluar prova që tregojnë se gjakderdhja e rëndë menstruale mund të ndodhë pas një vaksinimi kundër Kovid, duke arritur në përfundimin se ekziston një “mundësi e arsyeshme” që vaksinat mund ta shkaktojnë atë.

Megjithatë, zëdhënësi i EMA-s tha se pretendimi se EMA këshillon gratë shtatzëna të mos marrin vaksina kundër Kovid-19 sepse ato do të shkaktojnë infertilitet janë të rreme dhe një keqinterpretim i vendimit të komitetit, raporton Rojters.

Nga takimi në tetor 2022 ku u soll vendim i komitetit të vlerësimit të rreziqeve të EMA-s, PRAC, u arrit përfundimi se “nuk ka asnjë provë që sugjeron se çrregullimet menstruale që i përjetojnë disa njerëz kanë ndonjë ndikim mbi riprodhimin dhe fertilitetin”.

EMA në fakt i inkurajon gratë shtatzëna që të vaksinohen.

Viktoria Mejll, specialist për imunologji dhe shtatzëni dhe ligjëruese e lartë në Imperiall Kollexh London, tha se periudhat e rënda pas vaksinimit nuk janë të lidhura me fertilitetin e zvogëluar dhe provat tregojnë se këto ndryshime menstruale ishin të përkohshme.

Një studim në të cilin thirret Mejll, i publikuar në internet në prill 2023, krahason rrjedhën menstruale te individët e vaksinuar dhe të pavaksinuar, duke treguar se afërsisht 4 për qind e njerëzve përjetojnë një periudhë më të rëndë se e zakonshmja menjëherë pas vaksinimit, me menstruacion që kthehet në normalitet në muajin në vijim.

Kolegjiumi profesional i Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë Shkup (GJOK), Komiteti për Amësi të Sigurt të RMV-së dhe Shoqata e Perinatologëve të RMV-së lëshoi rekomandime lidhur me vaksinimin kundër Kovid-19 gjatë shtatzënisë. Këto rekomandime që i ka publikuar Vërtetmatësi bazohen në studime nga institutet mjekësore përkatëse botërore që bazohen në hulumtime që përfshijnë një numër serioz të të anketuarve nga kjo kategori e popullatës femërore.

Sipas këtyre rekomandimeve, vaksinimi kundër Kovid-19 rekomandohet në shtatzëni, njëjtë si edhe te pjesa tjetër e popullsisë. Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga efektet e dëmshme të Kovid-19 në shtatzëni, si për nënën ashtu edhe për fëmijën e saj, përfshirë lindjen e parakohshme dhe qëndrimin e të porsalindurit në repartin e kujdesit intensiv.

Edhe Komisioni për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse rekomandoi që gratë shtatzëna të vaksinohen dhe të kthehen në punë. Gjithashtu, Instituti i Shëndetit Publik në faqen e tij ka rekomanduar zyrtarisht që gratë shtatzëna të vaksinohen.

Vërtetmatësi edhe më parë ka demaskuar lajmet që kanë pretenduar se vaksina kundër Kovid është e dëmshme për gratë shtatzëna.

Nga e lartpërmendura mund të konkludojmë se EMA nuk ka lëshuar paralajmërim se vaksinat kundër Kovid janë të dëmshme për gratë shtatzëna dhe se ato shkaktojnë abort spontan. EMA në fakt i inkurajon gratë shtatzëna që të vaksinohen.

Sipas kësaj, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.