Dorëheqje dhanë edhe ministrat edhe zëvendës ministrat e BDI-së

 

 

Vendimin e papritur të BDI-së që t’i tërheq ministrat nga Qeveria për”Telegraf” e analizoi profesor Dimitar Mirçev.

Të gjithë sinjalet tregojnë që do te ketë zgjedhje, dhe kjo shihet edhe nga deklarata e fundit e komisarit Han. Kjo është ndoshta edhe pjesë e kampanjës parazgjedhore nga BDI, që të lirohet nga e tërë ngarkesa e pjesëmarrjes në këtë koalicion qeverisës. Bëhet fjalë vetëm për ministrat, që nuk do të thotë që BDI do të tërhiqet nga funksionet tjera. Në qoftë se evidentohen dorëheqjet, zëvendësit e tyre do t’i marrin angazhimet deri në formimin e qeverisë së re  – analizon Mirçev.

[Burim: Теlegraf, Data: 1.4.2016 ]

ARSYETIM:

 

Kjo deklaratë e profesor Mirçev është jo konsekuente.

Natën mes 31 marsit dhe 1 prillit, Kryesia e Bashkimit Demokratik për integrim vendosi që t’i tërheq përfaqësuesit aktual nga Qeveria,  duke plasuar vetëm një deklaratë të shkurtër.

Në këtë deklaratë thuhet që kryesia, gjithashtu, i vërtetoi të drejtat statusore dhe i delegoi të gjithë kompetencat për vendimmarrjeje tek liderit, Ali Ahmeti që të vendos për hapat e mëtutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.

 Bashkimi Demokratik për Integrim, gjithashtu, e informon opinionin vendor dhe ndërkombëtar që do t’i konsideroj politikat e veta në ditët në vijim, shkruan në komunikatën e BDI.

Në të  radhiten arsyet për të cilat BDI e morri këtë vendim.

Të nesërmen (01.04.2016) ministrat dhe zëvendës ministrat e BDI i deponuan dorëheqjet tek kryeministri teknik për organizimin e zgjedhjeve, Emil Dimitrievski.

Të njejtën ditë (01.04.2016) Bashkimi demokratik për integrim nxori deklaratë më të gjatë në të cilën sqaruan për vendimin për lëshimin e Qeverisë. Në këtë deklaratë theksi ishte vendosur në incizimet e bisedave të funksionarëve të lartë të partisë të cilat dolën në opinion dhe në përgjegjësinë dhe autorët që kanë publikuar këto.

Ky hap i jonë është vazhdimësi e përpjekjeve tona të pareshtura për demokraci dhe për një sistem të reformuar shoqëror dhe politik, me ç’rast shprehim edhe indinjatë të thellë për prodhimin, tregtimin dhe distribiumin e audio materialeve të montuara që fabrikohen me tendencë të dëmtimit të procesit dhe rrënimit të përpjekjeve për reforma sistemore. BDI i dënon publikimin e audio materialeve dhe fton qytetarët mos bëhen pre e kriminelëve, thuhet në  këtë komunikatë.

Nëpërmjet komunikatës BDI bëri thirrje edhe tek prokurorja speciale të bëhen pjesë e hetimit të këtij krimi serioz, i cili siç thonë ka për qëllim të rrezikohen figura publike dhe të ndikohet në punën e këtij institucioni, e cila ka detyrim ligjor për bisedat e përgjuara, të cilat tashmë janë publikuar dhe po përpunohen në pazarin e zi gjithandej në rajon.

BDI nuk është shkaktare e krizës, por është zëri i arsyes dhe promotor i zgjidhjes dhe tashmë viktimë e devalvimit dhe kompromitimit të procesit. Prandaj dhe vendosi t’i tërheqë të gjithë anëtarët e vet aktual nga pushteti ekzekutiv dhe nuk do të tolerojë degjenerim të procesit, cenim të gjykimit të sovranit, instalim në skenën të poltronistëve të nëntokës, si dhe njëkohësisht fton qytetarët që mos të bien pre e asnjë montimi, krimi, shpifjeje ose përpjekjeje që bëhet qëllimisht për ta dëmtuar procesin reformues nëpërmjet provokimit të reagimit joracional nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim,shkruan në deklaratën e BDI-së.

 

Ministrat dhe zëvendës ministrat e BDI me datën 01.04.2016 i dorëzuan dorëheqjet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, konfirmoi edhe zëdhënësi i qeverisë Aleksandër Gjorgjiev.

 Mund të konfrimoj që në Qeveri kanë arritur të gjithë dorëheqjet e ministrave dhe zëvendës ministrave nga radhët e BDI. Bëhet fjalë për dorëheqjet e ministrave Musa Xhaferi, Fatmir Besimi, Bekim Neziri, Abdylaqim Ademi, Nurhan Izairi, Adnan Jashari dhe Lirim Shabani, si dhe për zëvendës minstrat Adrian Xheladini, Nemetulla Halimi, Zemri Qamili dhe Ilmi Selami , deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Aleksandër Gjorgjiev.

Në të dy komunikatat shihet që sipas BDI tërhiqen të gjithë anëtarët nga Qeveria që do të thotë edhe zëvendës ministrat dhe funksionarët e tjerë ,e jo vetëm ministrat siç pohon Mirçev. Gjithashtu që do të tërhiqen edhe zëvendës- ministrat konfirmoi edhe zëdhënësi i Qeverisë.

Nga kjo mund të nxirret konkluzioni që deklarata e profesor Mirçev, në të cilën pohohet që tërhiqen vetëm ministrat është jo konsekuente.

LINQE:

 

Vlerësuar nga: Vlade Gjorçev

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.