Dokumentet e “hakuara” të EMA-s janë manipuluar para se të shfaqeshin në internet

Foto: screenshoot nga pjesa e postit

Një thirrje për vëmendje mbi fushatën për përdorimin e vaksinës kundër Kovid-19 nga prodhuesi Pfizer-BionTech është postuar në rrjetin social Facebook, por me heqjen e fakteve të rëndësishme për atë që ndodhi ndërkohë me materialet e vjedhura nga serveri i agjencisë evropiane. Pa këtë informacion,  nuk mund të diskutohet rreth vërtetësisë së përmbajtjes së postimit

Posti në Facebook në gjuhën maqedonase paralajmëron që të jemi të kujdesshëm me fushatën publike për përdorimin e vaksinave të Pfizer-BionTec për të parandaluar Kovid-19, për shkak të problemit me përbërjen e vaksinave.

Në njoftim thuhet se Pfizer-BionTec ndaloi prodhimin e “dozave të dyta për vaksinim për shkak të përbërjes së vaksinave me të cilat njerëzit u vaksinuan muajin e kaluar, e cila është e ndryshme nga përbërja e vaksinave me të cilat u realizuan provat klinike. !!!!

Në post thuhet se përgjigjën për këtë procedurë, e cila është e dyshimtë nëse është e vërtetë, e ka EMA (Agjencia Evropiane e Mjekësisë):

Shikoni mirë këtë dokument.
Përgjigja vjen nga EMA (Agjencia Mjekësore Evropiane) e cila ka formuluar tre “kundërshtime kryesore” ndaj kësaj vaksine:

  1. mungesa e miratimit për disa impiante prodhimi,
  2. mungesa e të dhënave për seritë e vaksinave komerciale,
  3. dhe, më e rëndësishmja, fakti që u gjetën ndryshime të rëndësishme midis grupeve komerciale dhe atyre të përdorura gjatë provave klinike.

Është pika e fundit që shkakton shqetësimin më të madh në mesin e studiuesve që merren me vlerësime të cilësisë së vaksinave.

Herën tjetër pak më me kujdes me fushatën!

Bashkangjitur këtij postimi janë fotot e tre dokumenteve të EMA-s, të cilat duhet të mbështesin ato që janë thënë.

Gjëja e parë që mund të vërehet është se të tre dokumentet datojnë në nëntor 2020, përkatësisht një muaj ose më pak se një muaj nga miratimi zyrtar i vaksinës së përmendur për përdorim në territorin e Bashkimit Evropian të lëshuar më 21.12.2020 .

Me kusht që dokumentet e memorandumeve të EMA-s të bashkangjitura në njoftim të jenë të vërteta, kjo nuk përjashton që çdo çështje e diskutueshme që mund të shihet në to, përkatësisht nga korrespondenca që mbahet, kanë mundur të plotësohet nga prodhuesi. Në fakt, një pretendim i tillë nga EMA mund të shihet në dy paragrafët e fundit në këtë tekst të mediave italiane.

Së dyti, prodhuesi Pfizer-BionTech dorëzoi kërkesën për përdorim komercial të vaksinës tek EMA më 30 nëntor 2020. EMA njoftoi më 15.12.2020 se komiteti i saj ka punuar intensivisht për javë të tëra dhe se vendimi për miratim mund të pritet së shpejti. Ai vendim u njoftua, siç thamë më 21.12.2020.

Por, ajo që mungon në postimin e FB-së që po rishikojmë, është fakti që më 9 dhjetor, një sulm kibernetik u krye ndaj EMA. Një ditë më vonë, u sqarua se sulmi i kibernetik në serverin EMA i referohej vetëm dokumentacionit në lidhje me aplikimin e vaksinës kundër Kovid-19. Dhjetë ditë më parë, disa nga dokumentet e vjedhura filluan të shfaqeshin në “Dark ueb”, dhe më pas përmes mediave dhe rrjeteve sociale filluan të qarkullojnë më gjerësisht në internet. Kjo ishte arsyeja për një njoftim / deklaratë të re nga EMA më 15.01.2021, e cila në kontekstin e postit që po shqyrtojmë është shumë e rëndësishme: 

Hetimi i vazhdueshëm mbi sulmin kibernetik ndaj EMA-s ka zbuluar se disa nga dokumentet në lidhje me ilaçet dhe vaksinat për Kovid-19 kanë dalë në internet, publikimi i të cilave është i paligjshëm. Midis tyre është një email i brendshëm / konfidencial, që daton nga nëntori, në lidhje me proceset e vlerësimit të vaksinave Kovid-19. Disa nga korrespondencat u manipuluan nga autorët e krimit para botimit në një mënyrë që mund të minonte besimin te vaksinat.

Ky kontekst, respektivisht faktet e tilla nuk janë aspak në postin që po shqyrtojmë. Për ta bërë fotografinë më të plotë, nuk ka asnjë informacion në lidhje me vonesën në shpërndarjen e disa vaksinave të njoftuara nga prodhuesi për territorin e Bashkimit Evropian. Në deklaratën e lëshuar më 15.01.2021 nga Pfizer dhe BionTech thotë se do të ketë një reduktim të përkohshëm të shpërndarjes së vaksinave për shkak të ndërhyrjeve në fabrikën e tyre në Belgjikë dhe se vazhdimësia e shpërndarjes do të vazhdojë nga 25 janari, ndërsa nga 15 shkurti i dorëzimit do të rritet mbi orarin e planifikuar fillimisht.

Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, mund të vlerësohet se postimi që po shqyrtojmë ka një mungesë konteksti, gjegjësisht informacioni i rëndësishëm mungon, në mënyrë që të besohet në saktësinë e tij .

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.