Dezinformata të ricikluara: “Farmacistja” e sajuar nga Bullgaria mbërriti në Maqedoninë e Veriut pas tre vjetësh
Njoftimi i sajuar, i cili përhap gënjeshtra për industrinë farmaceutike, për ta paraqitur atë si joetike, imorale, fitimprurëse dhe lakmitare, por në të njëjtën kohë sulmon besimin në institucionet shtetërore, ka të paktën tre vjet dhe është importuar nga Bullgaria fqinje. Aty u përhap në internet që në vitin 2020, gjatë të cilit u abuzua me Televizionin Kombëtar Bullgar. Një dezinformim i tillë i ricikluar, i cili është shumë viral, në rrjetet sociale është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i dëmshëm, aq më tepër që ka përmasa rajonale.
Këto ditë në rrjetet sociale u bë shumë viral dezinformimi për gjoja “zëvendëskryefarmacisten” që ofron barna të dyshimta, ndërsa emri dhe marka e televizionit Kanal 5 u keqpërdor për ta bërë “lajmin” të duket më bindës. Vërtetmatësi ka shkruar tashmë për këtë trillim që lidhet me farmacisten inekzistente dhe postimin e saj të sajuar në Facebook, i cili u bë publik me synimin për të shkaktuar revoltë dhe neveri ndaj industrisë farmaceutike, por edhe mosbesim ndaj sistemit në tërësi. Drejtori i Kanalit 5, Ivan Mirçevski, konfirmoi se bëhet fjalë për dezinformatë, duke theksuar se një lajm të tillë asnjëherë nuk e kanë publikuar në televizion.
Kontrollet tona të mëtejshme kanë treguar se ky postim i fabrikuar, duke përhapur gënjeshtra për industrinë farmaceutike, ka qenë i vjetër të paktën tre vjet:
Imagjinoni sa duan që ilaçet që ne ofrojmë jashtë vendit ta shesin në Maqedoni për vetëm 2400 denarë. E gjithë bota është gati ta blejë nga ne tani për çdo shumë parash edhe 2 mijë euro do të paguajnë për një paketë. Askush nuk dëshiron të vdesë nga një goditje apo sulm në zemër. Dhe duan ta shesin për 2400 denarë, dhe kujt, të varfërit që janë të padobishëm. Punëtorë me kualifikim të ulët që nuk do të prodhojnë kurrë asgjë të dobishme? Dhe gjithashtu pensionistët. Pse? Jeta e tyre tashmë ka kaluar, le të vdesin, ne nuk i mëshirojmë. Nëse presioni i lartë i gjakut ose problemet e zemrës nuk i vrasin ata, diçka tjetër do t’i vrasë. Nuk ka kuptim të shpenzosh para për të moshuarit. Për pensionistët nuk është e dobishme që shteti të kujdeset për të jetuar gjatë.
Do të bëj më të mirën, por nuk do t’i lejoj këta idiotë të japin falas një ilaç në edicion të kufizuar.
Duhet ta shesim dhe të fitojmë para! Ata që kanë para do të blejnë përsëri. Sa janë 2 mijë euro për një paketë?
Kjo nuk është asgjë për ata që fitojnë mirë dhe duan të jenë të shëndetshëm. Dhe le të pinë enalaprilin e tyre lypësit dhe të gëzohen që nuk e shesim 2 mijë euro.
Ky dezinformim në fakt është importuar nga Bullgaria fqinje, ku është përhapur në rrjetet sociale qysh në vitin 2020, duke u abuzuar me Televizionin Kombëtar Bullgar. Në atë kohë, BNT raportoi se ishte një mashtrim në internet me keqpërdorimin e logos së televizionit:
Platforma e rreme përdor vizionin e faqes “Në botë dhe në vendin tonë” – bntnews.bg dhe paraqet një intervistë inekzistente të drejtuesit të “Panorama” Bojko Vasilev me “shefin e administratës farmaceutike” dhe “kreun e Qendrës së Kirurgjisë Kardiovaskulare”.
Ne paralajmërojmë përdoruesit se:
BNT nuk merr pjesë në reklamat ose shpërndarjen e ndonjë produkti mjekësor.
Uebsajtet e vetme autentike të Televizionit Kombëtar Bullgar janë bnt.bg dhe bntnews.bg
Ka një diskutim edhe në Twitter se kjo është një dezinformatë e vjetër, e kopjuar:
Izvesna Slavica poston foton e parë në ZhDM dhe një tufë femrash shajnë Ivonën dhe sistemin. Natyrisht, vetëm një screenshot (pamje ekrani), pa kontekst, pa asnjë lidhje. Me një kërkim të vogël gjeta të njëjtin lajm në Bullgari 3 vjet më parë. I njëjti shpjegim, i njëjti tekst, vetëm emri është i ndryshëm.
Një farë Slavica ne ZhDM poston foton e parë dhe një tufe femrash shajnë Ivonën dhe sistemin. Natyrisht, vetëm një screenshot, pa kontekst, pa asnjë lidhje. Me një kërkim të vogël gjeta të njëjtin lajm në Bullgari 3 vjet më parë. I njëjti shpjegim, i njëjti tekst, vetëm emri është i ndryshëm. pic.twitter.com/MezNGQpZEq
— postoi në Twitter. (@tviterana) August 26, 2023
Nuk ka dyshim se një dezinformim i tillë i ricikluar, i cili synon të krijojë një perceptim se industria farmaceutike është joetike, e pamoralshme, e pangopur dhe fitimprurëse, por edhe të minojë besimin tek institucionet shtetërore, është shumë e rrezikshme. Këto ndërtime virale dhe fotomontazhe në rrjetet sociale janë jashtëzakonisht të dëmshme, aq më tepër që kanë përmasa rajonale.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari