Deklaratat e Vuçiq që Serbia nuk do të vendosë gardhe në kufijtë e saj nuk u realizuan

Si pjesë e programit të tij për luftimin e keqinformimit dhe lajmeve të rreme, të cilat në Ballkan kalojnë kufijtë shumë lehtë dhe shpejt shfaqen në mediat e një vendi tjetër dhe ndonjëherë në një gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht atë që është aktuale në shërbimet përkatëse për verifikimin e fakteve dhe luftimin e dezinformatave në rajon, por edhe në botë.

Shërbimi serb i verifikimit të fakteve dhe luftës kundër dezinformimit istinomer.rs ka përpunuar një deklaratë të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç rreth (mos) ngritjes së gardheve në kufijtë e Serbisë për shkak të migrantëve.

Deklarata është dhënë nga Vuçiç në vjeshtën e vitit 2015 si kryeministër i atëhershëm. Hera e fundit që ai foli për këtë temë ishte 20 nëntor 2015, kur Vuçiq me  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg vizituan Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

“Ne nuk ndërmarrim asgjë nëse ngremë një tel me gjemba, do të distancoheshim,” tha Kryeministri i atëhershëm i Serbisë.

Por ai ka bërë një deklaratë pothuajse identike dy herë më parë. Një ditë më parë në Nish, ai tha se Serbia do “të bënte gjithçka të mundur për të trajtuar migrantët në mënyrën më të civilizuar të mundshme”.

“Teli me gjemba nuk është një përgjigje serioze. Nuk është përgjigje. “Teli me gjemba është një turp për të gjithë,” tha Vuçiç në Nish.

Më 17 nëntor të të njëjtit vit, ai në Preshevë tha se Serbia nuk do të “ngrejë tela” edhe nëse disa vende të BE-së do mbyllin kufijtë e tyre.

Ai kishte thënë të njëjtën gjë dy muaj më parë. Në fillim të shtatorit 2015, ai theksoi se Serbia, “kurrë nuk do të vendosë gardhe, kurrë nuk do të ndërtojë mure”. Në mes të gushtit, të të njëjtit vit, ai tha se BE kishte mbyllur një sy për instalimin e telave në vendet e tjera dhe se Serbia nuk do ta bënte atë, sepse për të instalimi i gardheve me tela është gjë “e tmerrshëme”.

Një vit më vonë, në shtator të vitit 2016, gjatë një vizite tre-ditore në Paris, Vuçiq përsëriti se është kundër ngritjes së gardheve dhe mureve dhe se BE duhet të adresojë çështjen e imigrantëve në kufijtë e saj në Greqi dhe Bullgari.

Por pesë vjet pas deklaratave të para se Serbia nuk do të ngrejë gardhe, vendi po ngre një gardh në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Prandaj, deklaratat e Vuçiq janë jokonsekuente, thekson istinomer.rs.

Burimi: Meta.mk

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.