Deklaratat e ish kryeministrit kontradiktore me ato të kryeministrit

Pas një viti deklarata të ngjashme, ato në mes, të harruara. Foto: Skrinshot

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, mes tjerash, tha:

Mjaft ishte. Kjo krizë duhet të përfundoj dhe pas kësaj krize nuk qëndron angazhim për lirin e mediumeve as për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit, por qëndron pafuqia, frika, frustrimi, tentim për përvetësim të identitetin dhe ndryshim i dhunshëm i qeverisë në Republikën e Maqedonisë nga ana e opozitës e cila është e humbur dhe nuk ka ideja dhe nuk merret me politik, ideja, zgjidhje, por me spiunim, nënçmim, diskreditim. Kjo duhet të ndërpritet.

[Burime: Кurir, Data: 07.04.2016]

ARSYETIM:

Kryetari i VMRO -DPMNE-së, Nikolla Gruevski me 07.04.2016 në një konferencë për shtyp duke folur për vendimin e shpërndarjes së Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve me 5 qershor 2016,  mes të tjerash, dha një deklaratë të pavërtetë për krizën politike në Maqedoni.

.Gruevski deklaroi që pas krizës ” nuk qëndrojnë angazhime për lirinë e mediumeve,as për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit”, por bëhet fjalë për rrëzim me dhunë të qeverisë nga ana e opozitës.

Kjo deklaratë e Gruevskit  na rikujton në deklaratën e tij të parë si kryeministër gjatë fillimit të krizës politike, kur me 31 janar 2015 e paralajmëroi tentativën për puç nga ana e Zoran Zaevit, si lider i LSDM-së, i cili, gjoja, i ndihmuar nga shërbimet e huaja dhe nga persona të tjerë të punësuar në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim kanë dashur të bëjnë ndryshim të dhunshëm të qeverisë dhe i kanë kërcënuar funksionarët e lartë, duke përfshirë edhe vet kryeministrin.

Por, me rrjedhojën e ngjarjeve, paralelisht me projektin e LSDM-së ” E vërteta për Maqedoninë ” në të cilën u publikuan  “bomba” nga bisedat e përgjuara telefonike, me fillimin e inkuadrimit të faktorit ndërkombëtarë në zgjedhjen e kësaj krize, erdhi ndryshimi i dukshëm i kualifikimit të parë të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.

Së pari, erdhi deri tek negociatat të cilat përfunduan me të ashtu quajturën Marrëveshje e Përzhinos, plan për të dalë nga kriza politike të cilën e nënshkruan  katër liderët e partive më të mëdha politike në Maqedoni, mes të cilave edhe Nikolla Gruevski.

Paralelisht, një grup ekspertësh të angazhuar nga Komisioni Evropian dhe të udhëhequr nga diplomati gjerman Ranjhard Pribe, pas një vlerësimi dy tre javorë të situatës aktuale në Maqedoni përgatitën Raport, i cili u quajt “Raporti i Pribes” i njëjti u publikua në opinion me 19 qershor 2015.

Gjatë muajit në vijim, ky dokument, si dhe konkluzionet nga UE nga fundi i korrikut, të quajtur “Reformat urgjente prioritet për Republikën e Maqedonisë”, u vunë në korniza institucionale dhe u shqyrtuan dhe miratuan nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë , si dhe nga Qeveria, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

Gjithashtu qeveria solli edhe plan aksionar të bazuar në Raportin dhe në bazë të perceptimeve të UE, dhe për këtë d Nikolla Gruevski deklaroi:

Veprojmë në bazë të nevojave dhe interesave të qytetarëve, për përparim dhe arritje të standardeve evropiane dhe fillim të negociatave të merituara për antarësim në UE. Në takimin e mbrëmshëm miratuam Plan për reforma të reja për integrim evropian. Përveç reforma ekzistuese të cilat i realizojmë në vazhdimësi, kjo është një një vëllim i ri dhe plan ambicioz pune për të cilin besoj se do të mundësoj edhe më shumë progres. Plan i bazuar në bisedat tona me UE dhe rekomandimet nga institucionet dhe ekspertët evropian, të fokusuar në përparimin e sundimit të së drejtës, lirive, kushtetutshmërisë zgjedhore, luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Saktë, me masa konkrete, afate, udhëheqës të projekteve dhe qëllimeve të cilat duhet të plotësohen. Angazhim i tërë qeverisë dhe angazhim i një ekipi të veçantë ministrash të cilët në baza javore do të takohen disa herë me qëllim ta përgatitin realizimin e euro-reformave– deklaroi Gruevski në profilin e tij zyrtar në Facebook, të cilin e përcollën thuajse të gjithë mediumet në Maqedoni

Për më tepër, për këto orjentime të pranuara nga UE dhe aktivitete nga institucionet e Maqedonisë, u diskutua edhe në shkurt të këtij viti në Parlament, ndërsa ndryshime të ligjit ndodhën edhe në mars dhe prill deri në shpërndarjen e Parlamentit.

 

Për shkak të gjithë kësaj, dhe posaçërisht për shkak të deklaratës së Gruevskit e dhënë si kryeministër në qershor të vitit 2015 ( që e cituam më lartë ), deklarata më e re e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për gjendjen e mediumeve, demokracinë dhe korrupsionin, e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

Vlerësuar nga: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.