Deklarata e sajuar e Churchillit me vite shpërndahet në Facebook
Nuk është e vërtetë që Churchill ka deklaruar se e gjithë historia e Evropës është e lidhur me Maqedoninë dhe për këtë arsye të gjithë e mohojnë atë, si dhe pjesa e zgjeruar e deklaratës, të paraqitur në postimin që po e recensojmë. Në postim nuk tregohet asnjë burim, gjithashtu as me kërkim në Google nuk mund të gjendet se kryeministri britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore ka thënë ndonjëherë një gjë të tillë për Maqedoninë.
Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se “Winston Churchill ka deklaruar se e gjithë historia e Evropës është e lidhur me Maqedoninë dhe prandaj të gjithë e mohojnë atë”. Postimi më pas ofron një version të zgjeruar të deklaratës së pretenduar të Churchill, i cili thotë:
E gjithë historia e Evropës është e lidhur me Maqedoninë. Evropa e ndau Maqedoninë në vitin 1913, gjatë Luftës së Parë Botërore betejat më të mëdha u zhvilluan në territorin maqedonas.
U bënë përpjekje për asimilimin e maqedonasve, fatmirësisht pa sukses.
Në fund, në një pjesë të Maqedonisë, maqedonasit krijuan shtetin e tyre në kuadër të Jugosllavisë. Por një arsye e tillë e trembi Greqinë, ndaj bëri eksod mbi maqedonasit.
Maqedonasit janë pasardhës të Filipit dhe Aleksandrit dhe kanë të drejtë të jetojnë në vendin e tyre.
Kam frikë se historia e tyre shumë e pasur do t’u sjellë probleme shumë të mëdha në të ardhmen të cilat do t’u imponohen nga Bullgaria dhe Greqia, sepse kanë frikë nga ekzistenca e Maqedonisë dhe maqedonasve.
Winston Leonard Spencer Churchill, jetoi nga viti 1874 deri në vitin 1965 dhe është një nga politikanët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte kryeministër i Britanisë së Madhe. Ai u diplomua në akademi ushtarake, pas së cilës shërbeu në ushtri. Churchill konsiderohet si një nga liderët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, dhe përveç angazhimit të tij në politikë, ai njihej edhe si orator, oficer në ushtrinë britanike, historian dhe shkrimtar. Ai fitoi çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1953 dhe citimet e tij ndahen gjerësisht edhe sot e kësaj dite.
Vetë fakti që flasim për një politikan që ka një numër të madh citatesh është përdorur për të futur një të paqenë në “detin” e mesazheve që ka shkruar Churchill – atë në postimin që po e recensojmë.
Nuk është e vërtetë që Churchill ka deklaruar se e gjithë historia e Evropës është e lidhur me Maqedoninë dhe për këtë arsye të gjithë e mohojnë atë, si dhe pjesa e zgjeruar e deklaratës së treguar në postimin që po e recensojmë. Në postim nuk tregohet asnjë burim, madje as me kërkim në Google nuk mund të gjendet se kryeministri britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore ka thënë ndonjëherë një gjë të tillë për Maqedoninë.
“Washington Post” ka publikuar një analizë të gjendjes së Ballkanit për sa i përket konflikteve historike mes shteteve, në të cilën Churchill thuhet se ka thënë se Ballkani ka prodhuar më shumë histori se sa mund të prodhojë. Por asgjë konkrete për historinë maqedonase, veçanërisht jo për situatën në Luftën e Parë Botërore, as për asimilimin e maqedonasve, për eksodin, as që maqedonasit janë pasardhës të Filipit dhe Aleksandrit. Churchill asnjëherë nuk e ka trajtuar çështjen e marrëdhënieve fqinjësore mes Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë, as nuk ka thënë se “ka frikë se historia e pasur e Maqedonisë do t’u sjellë maqedonasve shumë probleme në të ardhmen, të cilat do t’u imponohen atyre nga Bullgaria dhe Greqia, sepse kanë frikë nga ekzistenca e Maqedonisë dhe maqedonasit”.
Kjo është një deklaratë krejtësisht e sajuar, e cila është shpërndarë sikur të ishte thënë nga Winston Churchill, edhe pse nuk ka ndodhur kurrë. Bashkë me postimin ka edhe një fotografi të Churchillit, si dhe pjesë nga biografia e tij, për të mashtruar përdoruesit e rrjetit social se bëhet fjalë për informacion të marrë nga burim zyrtar (duke pasur parasysh se pjesa e thënë biografia e Churchillit është e vërtetë).
Postimi është jashtëzakonisht viral me mbi 200 shpërndarje dhe më shumë se 450 komente pasi është shkruar në një moment të ndjeshëm politik, me synimin për të ndezur nacionalizmin e bazuar në gënjeshtër.
Këtë dezinformatë “Vërtetmatësi” e ka gjetur edhe në vitin 2018, kur është publikuar për herë të parë në uebsajtin “Kombi Maqedonas”.
Në publikimin e “Kombit maqedonas”, përzihet e vërteta me gënjeshtrën, kështu që pjesa e parë e tekstit është e saktë (që Churchill ka thënë se Ballkani ka prodhuar më shumë histori se sa mund të konsumojë, është një deklaratë e vërtetë e Churchillit), por pastaj shtohet pjesa e sajuar dhe e pavërtetë për Maqedoninë dhe maqedonizmin. Edhe në vitin 2019 portali “Kombi Maqedonas” publikoi edhe një herë të njëjtin tekst, gjegjësisht bëri ribotim të plotë të sajimit.
Nuk është hera e parë që në rrjetet sociale keqpërdoren deklarata të figurave të njohura dhe të fuqishme politike, qoftë nga e tashmja, qoftë nga e kaluara, të cilat synojnë të krijojnë imazh se këto figura të fuqishme politike po bëjnë deklarata në të cilat u japin leksione gregëve dhe glorifikojnë historinë maqedonase. Shembulli i fundit për të cilin shkroi “Vërtetmatësi” ishte deklarata e sajuar e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në të cilën ai gjoja “i shkeli grekët” dhe u tha atyre se “për vite me radhë ata po terrorizojnë Maqedoninë dhe maqedonasit dhe nuk kanë të drejtë të flasin për demokraci”.
Për të gjitha faktet e mësipërme vlerësojmë se postimi që po shqyrtojmë është i pavërtetë. Winston Churchill asnjëherë nuk deklaroi se e gjithë historia e Evropës është e lidhur me Maqedoninë dhe për këtë arsye të gjithë e mohojnë atë, as nuk tha se Evropa e ndau Maqedoninë në vitin 1913 dhe se u bënë përpjekje për asimilimin e maqedonasve. Churchilli as që tha se maqedonasit janë pasardhës të Filipit dhe Aleksandrit, as nuk tha se kishte frikë se historia e pasur maqedonase do të sillte shumë probleme për vendin në të ardhmen, të imponuara nga Bullgaria dhe Greqia, të cilët kanë frikë nga ekzistenca e Maqedonisë dhe maqedonasve.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari