Audioja nga vizita e Talat Xhaferit në Forinë është shtuar dhe është nga një ndeshje sportive

Фото: Тик-Ток видео скриншот

Gjatë vizitës së kryeministrit teknik Talat Xhaferi në fshatin e tij të lindjes, Forinë, është publikuar video material i cili përmban audio me thirrjet “Ilirida, Çemeria, Kosovë”, por këto thirrje nuk janë nga pritja e Kryeministrit Teknik, por janë të modifikuara në video. Një video e tillë është manipuluese sepse të krijohet përshtypja se kryeministri teknik është pritur me këto britma, gjë që nuk është e vërtetë.

Në disa postime në rrjetin social Facebook, shpërndahet video material që buron nga vizita e kryeministrit teknik Talat Xhaferi në fshatin e tij të lindjes, Forinë. Në titujt e postimeve (këtu, këtu, këtu dhe këtu) thuhet se Xhaferi është pritur me thirrjet “Ilirida, Çamëria, Kosova”. Tekstet raportojnë se një video e pritjes së kryeministrit teknik Talat Xhaferi e organizuar nga bashkëfshatarët e tij, ku shihen duke formuar një kordon me pishtarë në të dy anët e rrugës teksa kalon autokolona e automjeteve të policisë dhe sigurimi i Xhaferit.

Në disa prej teksteve shkruhet se në rrjetet sociale po përhapen pakënaqësi për këtë pritje nga qytetarët.

Baza e të gjitha postimeve dhe artikujve është materiali video në të cilin mund të dëgjohen britma në sfond, por ato nuk janë autentike, por janë shtuara (redaktuara) dhe, në fakt, përfaqësojnë tingullin e brohoritjes në një ndeshje sportive që nuk ka lidhje me ardhja e Xhaferit në Forinë.

Disa nga portalet raportuan se bëhej fjalë për shtimin e audios në video material më pas, duke e lënë përmbajtjen origjinale aktive dhe të pandryshuar.

Rrjetet sociale mund të shërbejnë si frymëzim apo vend për marrjen e informacionit, por standardet profesionale të gazetarisë kërkojnë që informacioni të verifikohet në përputhje me nenin 1 të Kodit të Gazetarëve, ku thuhet se gazetari do të publikojë informacion të saktë dhe të verifikuar.

Në rastet konkrete është publikuar përmbajtje e modifikuar, e cila i shton një kontekst të ri gjithë vizitës së Xhaferit në Forinë, pra preket komponenti etnik. Në llogarinë Tik-Tok ku është shpërndarë video me këtë tingull, mund të gjeni videon origjinale nga ka ardhur kjo audio.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne i vlerësojmë postimet që po shqyrtojmë si të pasakta, postime në të cilat ka elemente audio të ndryshuar (përmbajtje të ndryshuar). Videoja është autentike, por tingulli që dëgjohet në sfond është shtuar dhe nuk është tingulli origjinal i vizitës së Xhaferit në Forinë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.